Connecticut është shteti i tretë më i vogël për nga sipërfaqja dhe i 29-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e SHBA-së. Ai ishte me ndikim në zhvillimin e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.
Banuor;t e parë të Konektikatit ishin holandezë. Ata krijuan një vendbanim të përkohshëm në Hartfordin e sotëm, në bashkimin e lumenjve Park dhe Connecticut. Ky vendbanim u quajt Huys de Goede Hoop. Fillimisht, gjysma e Konektikatit ishte pjesë e kolonisë holandeze Holanda e Re, e cila përfshinte pjesën më të madhe të tokës midis lumenjve të Konektikatit dhe Delauerës. Vendbanimet e para të mëdha u krijuan në vitet 1630 nga Anglia. Thomas Hooker udhëhoqi një grup pasuesish të tij nga Kolonia e Gjirit të Massachusetts dhe themeloi atë që u bë Kolonia e Konektikatit. Kolonë të tjerë nga Massachusetts krijuan koloninë Saybrook dhe New Haven. Kolonitë Connecticut dhe New Haven krijuan dokumente të Ligjeve Bazë, të konsideruara si kushtetutat e para në Amerikën e Veriut. Në vitin 1662, të tre kolonitë u bashkuan nën një kartë mbretërore, duke e bërë Konektikatin një koloni të kurorës. Kjo koloni ishte një nga 13 kolonitë që u revoltuan kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan.
Lumi i Konektikatit, lumi Thames dhe portet përgjatë Long Island Sound i kanë dhënë Konektikatit një traditë të fortë detare e cila vazhdon edhe sot. Shteti gjithashtu ka një histori të gjatë të pranisë së industrisë së shërbimeve financiare, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve në Hartford dhe fondacionet finabciare në Qarkun Fairfield.