Bridgeport (Connecticut)
Brixhport | |||
---|---|---|---|
Njohur si | The Park City (Qyteti Park) | ||
Bashkia e Brixhportit | |||
|
|||
Koordinatat: 41°11′11″V 73°11′44″P / 41.18639°V 73.19556°P |
|||
Shteti | ![]() |
||
Qarku | Fairfield | ||
Sipërfaqja | 50,2 km2 | ||
Lartësia | 1 m (m.n.d.) | ||
Popullsia | (2013) 147.216 banorë | ||
Dendësia | 3.354 banorë/km2 | ||
Themelimi | 1821 | ||
Zona Kohore | UTC-5 | ||
Verore | UTC-4 | ||
Kodi Postal | 06601, 06602, 06604, 06605, 06606, 06607, 06608, 06610, 06650, 06673, 06699 | ||
Prefiksi | 203, 475 | ||
Koordinatat | 41° 11′ 11″ Veri 73° 11′ 44″ Perëndim |
||
Faqja Zyrtare www.bridgeportct.gov |
Bridgeport (shqiptohet: Brixhport) është qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kënektikatit. Ai është qendra e Qarkut Fairfield dhe ndodhet në grykëderdhjen e lumit Pequonnock në Gjirin e Long Island.
Kolonizatorët anglezë filluan të vendoseshin përgjatë lumit Pequonnock pas vitit 1639, duke blerë toka nga fisi Paugussett ose duke i marrë me forcë ato. Vendbanimi u bë një qendër e tregtisë, ndërtimit të anijeve, dhe gjuetisë së balenave. Në mesin e shekullit të 19-të, qyteza u industrializua me shpejtësi, duke tërhequr emigrantë për shkak të numrit në rritje të vendeve të punës në fabrika. Industria qëndroi e fortë deri pas Luftës së Dytë Botërore. Ristrukturimi industrial shkaktoi humbjen e shumë vendeve të punës dhe banorëve të pasur, duke lënë Brixhportin të përballet me problemet e varfërisë. Në shekullin e 21, konvertimin i ndërtesave të zyrave në ndërtesa banimi, dhe ndërtime të tjera po tërheqin banorë të rinj.