Connecticut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kënektikat
Connecticut
Shtet i SHBA-së
Emblema_figuraFlag of Connecticut.svg
Të dhëna kryesore
Quhet ndryshe The Constitution State (Shteti i Kushtetutës)
Moto e shtetit Qui transtulit sustinet. (lat.)
Kryeqyteti Hartford
Qyteti më i madh Bridgeport
Qeverisja
Guvernator Dannel Malloy
Senatorë Joe Lieberman
Richard Blumenthal
Sipërfaqja
Sipërfaqja 14.357 km2
Renditja në SHBA: i 48-ti
Popullsia
Popullsia 3.580.709 banorë
Renditja në SHBA: i 29-ti
Dendësia 285 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore Lindore: UTC-5/-4
Pika më e lartë Mali Frissell 725 m
Pika më e ulët Long Island Sound 0 m
Anëtarësia në SHBA
Anëtarësimi në SHBA 9 janar 1788
Renditja në SHBA: i 5-ti
Të dhëna të tjera
Faqja Zyrtare www.ct.gov

Connecticut (shqiptimi: Kënetikët; në shqip shpesh: Keneriket) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në rajonin e New England. Ai kufizohet nga Rhode Island në lindje, Massachusetts në veri dhe shtetin e New York-ut në perëndim dhe në jug. Kryeqyteti i Kënetikëtit është Hartford.

Connecticut është shteti i tretë më i vogël për nga sipërfaqja dhe i 29-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e SHBA-së. Ai ishte me ndikim në zhvillimin e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Banuor;t e parë të Konektikatit ishin holandezë. Ata krijuan një vendbanim të përkohshëm në Hartfordin e sotëm, në bashkimin e lumenjve Park dhe Connecticut. Ky vendbanim u quajt Huys de Goede Hoop. Fillimisht, gjysma e Konektikatit ishte pjesë e kolonisë holandeze Holanda e Re, e cila përfshinte pjesën më të madhe të tokës midis lumenjve të Konektikatit dhe Delauerës. Vendbanimet e para të mëdha u krijuan në vitet 1630 nga Anglia. Thomas Hooker udhëhoqi një grup pasuesish të tij nga Kolonia e Gjirit të Massachusetts dhe themeloi atë që u bë Kolonia e Konektikatit. Kolonë të tjerë nga Massachusetts krijuan koloninë Saybrook dhe New Haven. Kolonitë Connecticut dhe New Haven krijuan dokumente të Ligjeve Bazë, të konsideruara si kushtetutat e para në Amerikën e Veriut. Në vitin 1662, të tre kolonitë u bashkuan nën një kartë mbretërore, duke e bërë Konektikatin një koloni të kurorës. Kjo koloni ishte një nga 13 kolonitë që u revoltuan kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan.

Lumi i Konektikatit, lumi Thames dhe portet përgjatë Long Island Sound i kanë dhënë Konektikatit një traditë të fortë detare e cila vazhdon edhe sot. Shteti gjithashtu ka një histori të gjatë të pranisë së industrisë së shërbimeve financiare, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve në Hartford dhe fondacionet finabciare në Qarkun Fairfield.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]