Rrapi i Taslloit (Krujë)
Appearance
Rrapi i Taslloit është një trung i drurit të rrapit i cili ndodhet fare pranë murit të pjesës veriore të Kalasë së Krujës. Afër tij ka shtëpi banimi dhe një burim, që nuk shterron as në verë. Disa shkallë të gurta nisin nga sheshi i vogël e ngjiten në brendësi të Kalasë. Në stinën e verës vizitorët pushojnë nën hijen e rrapit, freskohen në ujin e ftohtë e ngjiten në Kalanë e famshme të Krujës, tepër e njohur dhe me emer në historinë e Shqipërisë. Prej aty mund të soditet me kënaqësi pjesa më e madhe e qytetit të Krujës dhe shpati perendimor i Sarisalltikut. Rrapi i Taslloit ka vlera natyrore, estetike, biologjike e arsimore. Gjërësia e trungut është rreth 1,5 m, por i zgavëruar nga zjarri.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Rrapi i Taslloit në Krujë (AKZM=AL)". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2019. Marrë më 11 janar 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)