Jump to content

Palasa

Coordinates: 40°9′54″N 19°37′29″E / 40.16500°N 19.62472°E / 40.16500; 19.62472
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Palasë)
Palasë
Παλάσα
v
Pamje nga Palasa
Pamje nga Palasa
Koordinatat: 40°9′54″N 19°37′29″E / 40.16500°N 19.62472°E / 40.16500; 19.62472
Popullsia
 • Gjithsej413

Palasë (shqip: Palasë ose Palasa; greqisht: Παλάσα, Palasa) gjithashtu Paljasa (greqisht: Παλιάσα), është një fshat në komuna e Himarës (13 kilometra nga qyteti), Qarku i Vlorës, në Shqipërinë jugore. Ndodhet pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë dhe pranë bregut të JonitRivierën Shqiptare.

Fshati Palasë ndodhet 50 km në Jug të Vlores, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në Bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë.

Origjina e emrit Palasë mendohet të jetë mjaft e vjetër. Ka hipoteza të cilat, në lashtësinë pellazgjike, e lidhin me popullsitë hitite e filistine dhe prej andej edhe me emërtimin "Palestinë", por pa përcaktuar se cila është lidhja konkrete. Hipoteza tjetër lidhet me periudhën Ilire, kur emërtimi Palasë del në formën "Pal-este", me prapashtesën "este", tipike ilire. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve të vrullshme historike, toponimia është rezultat i një përzierje gjuhësh, ku mbizotërojnë toponimet në greqisht e në shqip (aspra rruga = rrugë të bardha), por ka edhe toponime sllave (Dubreva = Dushkishte) e italiane (volta = kthesë).

Himara, ku perfshihet edhe Palasa, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Jul Qezari zbarkoi ushtrinë e tij në plazhin e Palasës, nga Brindizi (lat: Brundisium; gjuha Mesapike: Brention) në betejën kundër Pompeut, i cili ishte vendosur në Orikum. Sipas legjendave te fshatit, "shume kohe me pare" (nuk theksohet se kur) fshati Palase gjendej shume prane detit. Kjo kishte avantazhet dhe disavantazhet e saj. Duke qene prane detit, ishte e zhvilluar shume tregtia dhe Palasa ishte nje port, ne kuptimin e vertete te fjales. Por kjo derisa Palasa te vendosej ne shenjestren e pirateve. Piratet e sulmonin gjithnje Palasen dhe kjo solli shkaterrimin ekonamik te Palases. Dita-dites, banoret per tu mbrojtur,filluan ti largoheshin detit dhe ndertuan fshatin e ri ne vendin ku ai gjendet dhe sot.

Ali Pashai qe i vetmi sundimtar i Perandorisë Osmane, i cili arriti te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj, ne 1797.

Pas Pavaresise, Himara u perfshi ne shtetin e ri Shqiptar, ndonese ne mars 1914 u shpall si krahine autonome. Ne 1927, midis qeverise Shqiptare dhe krahines u nenshkrua Protokolli i Himares qe njihte privilegjet e kesaj krahine. Viti 1930 shenon fundin e mesimit te gjuhes greke ne Himare. Gjate Luftes I Boterore u ndertua edhe rruga e Bregut qe i dha hov zhvilllimit te ekonomise. Palasa mori pjese aktive ne Luften Nacional-Clirimtare. Palasiotët u rreshtuan në çeten e Bregdetit dhe ne Brigaden e Xll.

Në Palasë flitet gjuha shqipe dhe greqishte. Me karakteristiken e se folures Greke ne Palase krahasur me Shqipen , tregohet qe Shqipja ka qene gjuha origjinale e fshatit.[1]

Banoret e Palases ndjekin ritin e Krishtere Ortodoks. Në qendër të fshatit është Kisha e Shën Dhimitrit. Festa e Shen Marise eshte nje nga festat me popullore te fshatit, sikurse Krishtlindjet, Pashket dhe Uji i Bekuar.

Palasa eshte nje nga fshatrat turistik me te bukurit ne Shqipëri. Fshati numeron rreth 430 banore dhe te gjithe i perkasin moshes se trete. Ne fshat ekzistonte nje shkolle, por tashmë është kthyer në një shtëpi sociale, që shfrytëzohet gjatë verës. Nuk ka më femijë që jetojnë në fshat, përveçse gjatë periudhës së verës kur vijnë për pushime, banorët që kanë shtëpi. Shtepite mbizoteruese ne fshat jane ato te vjetrat, prej guri; por ne saje te investimeve te femijeve te ketyre banoreve, qe jetojne ne Greqi, vitet e fundit jane ndertuar mjaft vila luksoze, te cilat kane zhvilluar turizmin.

  1. ^ Joseph, Brian; Ndoci, Rexhina; Dickerson, Carly (2019). "Language mixing in Palasa". Journal of Greek Linguistics. 19 (2): 236. doi:10.1163/15699846-01902002. Another interesting domain where lexical borrowing is not unusual is terminology related to village life. We find it interesting because we would not expect Albanian being used here by the Greek villagers unless the village culture was originally Albanian and these borrowings are an indication that the older language in the village prevails in domains