Jump to content

Shkolla e Kurbinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkolla e Kurbinit ishte një shkollë fetare kateketike shqipe e hapur në vitin 1632 në Kurbin afër Krujës.[1] Kjo ishte një shkollë elementare ku krahas njohurive fetare katolike nxënësit mësonin edhe lexim, shkrim dhe gramatikë. Në këtë shkollë sikurse edhe në shkolla të tjera të ngjashme të asaj kohe mësoheshin veprat e Frano Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, etj. Ideator dhe themelues i kësaj shkolle ishte imzot Gjon Kolesi (1570 – 1635)[2] ipeshkv i Durrësit dhe Arbërisë.[3] [4]

  1. ^ https://wiki.shqipopedia.org/shkolla-e-kurbinit
  2. ^ https://www.catholic-hierarchy.org/bishop/bcolles.html
  3. ^ Dedja, Bedri, red. (2003). Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar [The History of Albanian Education and Pedagogical Thought]. Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike (Institute of Pedagogical Studies). fq. 62.
  4. ^ https://www.radiandradi.com/shkolla-e-kurbinit-1632-nga-kastriot-marku/