Universiteti i Novi Pazarit

Coordinates: 43°09′22″N 20°31′51″E / 43.15611°N 20.53083°E / 43.15611; 20.53083
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Selia e Universitetit të Novi Pazarit

Universiteti i Novi Pazarit (Bos: Univerzitet u Novom Pazaru; Cirilik: Универзитет у Новом Пазару), është themeluar në vitin 2002 me ndihmën e kryeministrit Zoran Gjingjiq. Universiteti është hapur me kërkesën e sanxhaklinjëve që edhe ata të kenë një universitet të pakicave në zonën e Sanxhakut. Ky institucion është një lloj Vakëfi (shpesh i përkthyer në anglisht me termin Fondacion). Kështu, ai është diçka midis pronës publike dhe asaj private, (edhe pse kjo nuk është plotësisht e qartë).

Universiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universiteti ka 6 departamente me 15 drejtime. President i universitetit është Muamer Zukorliq, ndërsa rektor i universitetit është Mevlud Dudic. Dita e universitetet është 30 marsi. Është interesante të theksohet se Universiteti i Novi Pazarit, është ndër universitetet e para i cili filloi së vepruari sipas Dekleratës së Bolonjës, si dhe është universiteti i vetëm në Ballkan që nuk është as shtetëror e as privat por është vakëf (i tillë siq janë disa manastire, muze, ndërtesa, hamame, teqe, etj). Në prill 2009, Universiteti i Novi Pazarit dhuroi të parën diplomë nderi Honoris Causa në fushën e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, anëtarit slloven të Parlamentit Evropian, Jellko Kacin.

Organizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamentet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në strukturën e tij, ky universitet ka gjashtë departamente:

  • Departamenti i Shkencave Kompjuterike - Informatika (Computer Science)
  • Departamenti i Filologjisë (gjuha boshnjake, serbe, gjermane, angleze dhe letërsisë)
  • Departamenti i Shkencave Psikologjike-Pedagogjike (i psikologjisë dhe edukator i fëmijëve të moshës parashkollore)
  • Departamenti i Shkencave Juridike (Juridik i Përgjithshëm dhe i Punëve të Brendshme - kriminalistikë)
  • Departamenti i Ekonomisë (ekonomia, agrobiznesi, turizmi, auditimi dhe sigurimi)
  • Departamenti i Arteve (Art figurativ dhe Artet e aplikuara)

Shkollat e larta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të Universitetit të Novi Pazarit janë edhe katër shkolla të larta si njësi shkencore e edukative të shpërndara në katër qytete:

Qendrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të Universitetit të Novi Pazarit funksionojnë edhe keto qendra:

  • Qendra e Biznesit
  • Qendra për studime pasuniversitare
  • Qendra për Informatikë
  • Qendra për Publikime
  • Qendra Kulturore
  • Qendra për Zhvillimin e Karrierës
  • Qendra e Vlerësimit
  • Qendra e Monitorimit

Universiteti organizon edhe studimet pasuniversitare në master dhe studimet e doktoratës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

43°09′22″N 20°31′51″E / 43.15611°N 20.53083°E / 43.15611; 20.53083