Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lloji | Fakultet i Universitetit Publik Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë |
---|---|
Themelimi | 1947 |
Dekani | Prof. Dr. Artur Sula |
Kampusi | Tirana |
Faqja zyrtare | www.fgjh.edu.al |
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës e ka selinë e vet me zyra dhe auditorë në Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. FGJH disponon mjediset: Godina A (kati II dhe III) dhe Godina B (Kati I dhe II).
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FGJH i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës ruse. Katedra e gjuhës ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua në Institutin e Lartë Pedagogjik.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Në vitin 1960 hapet Katedra e Gjuhës angleze, në 1965 Katedra e Gjuhës frënge, në 1984 katedra e Gjuhës italiane, në 1992 katedra e Gjuhës gjermane, në 1993 Dega e gjuhës greke, në 1996 Dega e Gjuhës turke dhe në vitin 2008 dega e Gjuhës spanjolle.
FGJH ne katin e pare permban 14 Auditore, nje Salle projektesh(Salla Europa)dhe nje biblioteke. Ne anen e majte nga 101-107 dhe ne anen e djathte nga 109-114 jane Auditore. 108- Biblioteka. 115- Salla Europa,ne te cilen behen organizimente ndryshme nga Keshilli Studentor. Auditoret jane me permasa 6x4, ndersa Salla Europa eshte me permasa sa dyfishi i Auditoreve.
Në katin e tretë të godinës A të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ndodhet një laborator interpretimi dhe dymbëdhjetë auditore. C'do auditor është nga 6,5 metra i gjatë dhe 5,5 metra i gjerë. Auditoret janë me nga 20 banka dhe një tavolinë për petagogun. Ne secilin auditor mund të zhvillojnë mësim 35 studentë. Korridori është 45 metra i gjatë dhe 2,3 metra i gjerë. Në korridor ndodhen gjithashtu edhe 6-të kosha mbeturinash.
Në pjesën pas universitetit në të tre krahët ka një kordon me pemë të ndryshme. Ndërsa pjesa tjetër është e shtruar dhe shërben si parking ditor për automjetet me kapacitet prej 60 vendesh. Midis dy aneve të fakultetit ndodhet një kafe dykatëshe. Nga ky krah bëhet e mundur hyrja e katërt për në fakultet.
Bibloteka e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndodhet në krahun e djathtë të Fakultetit në fund te korridorit,kati i dytë,majtas.
Ajo ndahet ne dy salla,salla Argjiro (ne krahun e djathtë) dhe salla Rozafa (ne krahun e majtë).
Në sallen Rozafa dominojnë gjuhë si: Frengjisht,Gjermanisht,Shqip dhe Greqisht.
E gjithë salla perbehet nga 27 seksione te mëdha me rreth 168 rafte,ku në varësi te rrymës bëhet grupimi i tyre në rafte.Disa nga zhanërat që dominojnë në bibliotek janë Letërsia Shkencore,Letërsia Artistike,Fjalorët dhe Enciklopeditë.Bibloteka ka një hapsirë goxha të madhe,në qendrën e saj ndodhen tavolinat dhe kompjuterat për kerkime shkencore.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oborri i fakultetit të Gjuhëve të Huaja është 500 metra katrorë.Pjesa kryesore e oborrit ndodhet në hyrjen qendrore. Oborri është i shtruar nga pllaka me sipërfaqe të vogël , ngjyrë gri të errët . Në të majtë të kësaj hyrje qendrore ndodhet një vend i caktuar për biçikletat, ku ka mbi 20 hapësira të lira. Në këtë zonë janë 16 stola : (8 në të majtë dhe 8 në të djathtë).
Fakulteti ndahet ne anen veriore me anë të një muri nga kolegjin universitar privat Luarasi , që ka qenë ish-godina e konviktit te gjuhëve të huaja. Oborri kufizohet me anë të disa kangjellave , të cilat bëjnë ndarjen me anën e jashtme (rruga e Elbasanit). Fakulteti i gjuhëve të huaja ka dy hyrje kryesore , ajo e studentëve dhe pjesa tjetër e hyrjes së makinave , e cila kontrollohet me anë të dy trarëve që shërbejnë për hyrje-daljen e automjeteve. Në krahun e majtë të oborrit ndodhet një kafene. Oborri ka një pamje shumëngjyrëshe falë pemëve të ulta dhe luleve të shumta .
Në pjesën pas universitetit, Në të tre krahet ka një kordon me pemë të ndryshme. Ndërsa pjesa tjetër është e shtruar dhe shërben si parking ditor për automjetet me kapacitet prej 60 vendesh. Midis dy anëve të fakultetit ndodhet një kafe dykatëshe. Nga ky krah bëhet e mundur dhe hyrja e katërt në fakulteti.
Departamentet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Departamenti i Gjuhës angleze
- Departamenti i Gjuhës Italiane
- Departamenti i Gjuhës frenge
- Departamenti i Gjuhës gjermane
- Departamenti i Gjuhës spanjolle
- Departamenti i Gjuhës sllavo-ballkanike
Biblioteka e fakultetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri ne vitin 2017 bibloteka ndodej krahun verior në katin përdhes, në fund të korridori. Bibloteka e Fakultetit me 20.000 ekzemplarë libra profesionale si dhe letrare në gjuhë të huaj dhe shqipe.Nga 2018 ne ate vend eshte ndertuar auditori Europa.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Universiteti i Tiranës
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Histori-Filologji
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
http://www.unitir.edu.al/index.php/fakulteti-i-gjuheve-te-huaja 41°19′09″N 19°49′46″E / 41.319291°N 19.829398°E