Universiteti Epoka
Universiteti Epoka | |
| Lloji | Privat. Nivele studimi: Baçelor, Master, Doktoraturë |
|---|---|
| Themelimi | 2007 |
Institucioni mëmë | Turgut Özal Education Company |
| Rektori | Prof. Dr. Remzi Altin |
| Location | , |
| Kampusi | Rinas |
| Përkatësia sportive | Balkan Universities Network |
| Faqja zyrtare | www.epoka.edu.al |
Universiteti Epoka është një universitet privat shqiptar i hapur në vitin 2007 në Tiranë dhe akredituar në vitin 2011.[1] Ka të dhëna që universiteti është pjesë e lëvizjes Gülen[2] që është aktive në Shqipëri që prej vitit 1992, dhe operon një numër shkollash nëpërmjet Kompanisë Arsimore Turgut Özal.[3]
Epoka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi (memo) me universitete në vende të ndryshme. Në Shqipëri operon në bashkëpunim me Universitetin Bedër, të themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.[4][5] Rektori aktual i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, ka qenë më parë zv. rektor i Universitetit Epoka.[6]
Universiteti Epoka ka dy fakultete, Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, dhe Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative; dhe tetë departamente akademike, si dhe dy qendra hulumtuese.[7][8]
Shumica e stafit akademik dhe administratës drejtuese vjen nga Turqia, ka studiar në shkollat e lëvizjes Gülen, dhe aderon në këtë lëvizje. Një pjese e vogel e pedagogeve jane jo-myslimanë, vijnë nga vende të tjera veç Turqisë, dhe janë te arsimuar në Perendim.[9]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Agjensia e Akreditimit". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2009. Marrë më 1 gusht 2011.
- ↑ Öktem, Kerem (dhjetor 2010). "New Islamic actors after the Wahhabi intermezzo: Turkey's return to the Muslim Balkans" (PDF). European Studies Centre (në anglisht). Universiteti i Oksfordit. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 gusht 2013.
- ↑ "Turgut Özal Education Company Faqja Zyrtare". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2012. Marrë më 26 shkurt 2020.
- ↑ Nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ne faqen e Universitetit Epoka
- ↑ "Nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ne faqen e Universitetit Beder". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 14 dhjetor 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "CV-ja e Rektorit të Universitetit Bedër". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2014. Marrë më 14 dhjetor 2012.
- ↑ EUCES faqe interneti
- ↑ ECTRC faqe interneti[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ↑ CV-të e pedagogeve sipas departamentit
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |