Jump to content

Fakulteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fakultet)

Fakulteti është një institucion i arsimit të lartë i cili zakonisht është pjesë e një universiteti. Ai përfaqëson një institucion të posaçëm shkollor të studimit në fusha të ndryshme të një disipline të caktuar profesionale e shkencore. Vijuesit në fakultet quhen studentë. Studentët në vitin e parë të studimeve zakonisht quhen brucoshë, ndërsa në vitin e fundit ata quhen (janë) absolventë. Në fund të periudhës së studimit, një student merr një diplomë që garanton një titull të veçantë në fushën e shkencës, si: inxhinier i diplomuar, matematikan, ekonomist i diplomuar etj. Shpesh fakulteti në dokumentet zyrtare përcaktohet si institucion i arsimit të lartë.

Në përdorimin amerikan, institucionet e tilla zakonisht quhen kolegje (p.sh. "Kolegji i Arteve dhe Shkencave") ose Shkolla (p.sh. "Shkolla e Biznesit"), por mund të përdoret edhe një terminologji e përzier (p.sh. Universiteti i Harvardit ka "Fakultet të Arteve dhe Shkencave ", por ka edhe " Shkollë Juridike ").