Jump to content

Gjergj Akropoliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Georga Akropolita)

Gjergj Akropoliti (greqisht: Γεῶργιος Ἀκροπολίτης, Georgios Akropolitês, 1217 ose 1220 – 1282) ishte historian dhe burrështetas bizantin i lindur në Kostadinopojë. Akropoliti në shkrimet e tija gjithë vendin përqark Shqipërisë e quan Arvanon.[1]

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u dërgua nga i ati, logoteti Kostandin Akropolites (plaku), në oborrin e Perandorit të NikesëJoan III Doukas Vatatzes, ku Akropoliti vazhdoi studimet e tij nën Teodor Heksapterygos dhe Nicephorus Blemmydes. Perandori e ngarkonte Gjergjin me misione të rëndësishme shtetërore, ashtu si kishin bërë edhe pasardhësit e tij (Teodori II Laskaris dhe Mihaili VIII Palaiologos). Në vitin 1244 u bë Logotet i Madh. 

Në dimrin e vitit 1257-1258 kur në Shqipëri populli u çua në kryengritje kundër administratës nikease, ai drejtoi një fushatë ushtarake për ta shtypur atë, por, për shkak të rezistencës së fuqishme të shqiptarëve, u kthye mbrapsht në Ohër. Më pas provoi të hynte në Shqipëri nga ana e Dibrës, por edhe këtu ushtria nikease u rrezikua të asgjësohej nga kryengritësit shqiptarë dhe u kthye në Përlep. Despoti i Epirit, i inkurajuar nga kryengritja shqiptare, filloi veprimet luftarake në Maqedoni dhe, me përkrahjen e popullsisë dhe dezertorëve nikeas, pushtoi një varg kështjellash në Maqedoni.[2] Gjergj Akropoliti u kap dhe u mbajt dy vjet në burg derisa e liroi Mihail Palaiologu.  Ndërkohë, Mihaili u shpall perandor i Nikesë, më pas i dëboi Latinët nga Kostandinopoja, dhe u bë perandor i Perandorinë Bizantine. Nga ky moment Akropoliti bëhet i njohur në historinë e perandorisë, si një nga diplomatët më të mëdhenj. Pasi la funksionin e ambasadorit në oborrin e carit bullgar, Kostandinit, ai u vu në krye të Universitetit të Kostandinopojës, ku dha leksione mbi matematikën dhe filozofinë. Studentë të tij ishin edhe Gjergji i Qipros dhe Gjergj Pachymeres.

Ndërkohë, Mihaili, i frikësuar nga një invazion i mundshëm latin, i propozoi Papa Klementit IV ribashkimin e kishave greke dhe latine, dhe negociatat vazhduan përgjatë sundimit të pesë papëve, Klementi IV, Gregori X, Gjoni XXI, Nikolla III, dhe Martin IV. Akropoliti u zgjodh ambasador i perandorit, dhe, në vitin 1273 u dërgua tek Papa Gregori X. Më 1274, në Këshillin e Dytë të Lionit, ai konfirmoi me një betim në emër të perandorit që konfesioni i fesë, të cilin Papa i dërgoi Kostandinopojës ishte pranuar nga ortodoksët. Ribashkimi i dy kishave megjithatë ngjalli kundërshtime të konsiderueshme në Bizant dhe kisha prapë mbetën të ndara. Megjithatë, i shërbeu qëllimit kryesor, shtyrja dhe shmangia e një sulmi latin ndaj Kostadinopojës.

Vepra historike e Akropolitit, Analet, përfshin periudhën që nga pushtimi i Kostandinopojës nga Latinët më 1204 gjatë Kryqëzatës së Katërt, deri te ripushtimi i saj nga Mihail Palaiologu dhe rimëkëmbja e Perandorisë Bizantine më 1261, duke qenë një vazhdimin i punës së Niketë Koniates. Kjo është e vlefshme si e shkruar nga një bashkëkohanik, të cilit për shkak të pozitës zyrtare si Logotet i Madh, komandant ushtarak, dhe ambasador konfidencial kishte mundësi të vëzhgonte rrjedhën e ngjarjeve.

Authorities: Editio princeps nga Leo Allatius (1651), me të famshmen De Georgiis eorumque Scriptis; Bonn Corpus Scriptorum Hist. Byz., nga I. Bekker (1836), dhe Migne, Patrologia Graeca, cxl; në serinë Teubner nga A. Heisenberg (1903), vëllimi i dytë përmban jetën e plotë, me bibliografi; shih edhe Karl Krumbacher, Geschichte der byzantinischen Litteratur (1897).

  • A. Heisenberg (ed). Georgii Akropolitae Opera. Vëll. 1-2 (Leipzig, 1903); ribotuar me korrigjime nga P. Uirth (Stuttgart, 1978).
  • Ruth Macrides (intr. and comm.), George Akropolites. The History (Oxford, Oxford University Press, 2007) (Oxford Studies in Byzantium).
  • Përkthim frëng "Acropolitès chronique du XIIIe siècle" nga Jean Dayantis, Les Belles Lettres ed., collection "La roue à livres",Paris 2012.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Stampa:EB1911
  • Plate, William (1867), "Acropolita, Georgius", përmbledhur nga Smith, William (red.), Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology, vëll. 1, Boston, MA, fq. 15–16, arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2007, marrë më 22 korrik 2018 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • R. Macrides, "George Akropolites' Rhetoric," in E. Jeffreys (ed.), Rhetoric in Byzantium. Papers from the Thirty-fifth Spring Symposium of Byzantine Studies, Exeter College, University of Oxford, March 2001 (Aldershot, 2003), 201-211.
  1. ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.36, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  2. ^ Xhufi, Pëllumb (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. fq. 236. ISBN 9992716223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)