Abdurrahman Roza Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdurrahman Roza Haxhiu
Të dhënat vetjake
Datëlindja(1930-09-30)30 shtator 1930
VendlindjaLushnje, Shqipëri
Data e vdekjes19 maj 1964
VendvdekjaLushnje, Shqipëri
Gjatësia183 cm (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
Lushnja
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1947–1949Lushnja?(?)
1949–1951Besa?(?)
1951–1958Partizani?(?)
1958–1959Dinamo?(?)
Gjithsej?(?)
Karriera ndërkombëtare
1953Shqipëria0(0)
Skuadra të menaxhuara
1960Lushnja
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Abdurrahman Haxhiu (30 shtator 1930–19 maj 1964), njohur si Roza Haxhiu është një ish futbollist profesionist dhe trajner shqiptar, emrin e të cilit mban dhe stadiumi i Lushnjes.[1]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abdurrahman Haxhiu lindi më 30 shtator 1930 në lagjen "Kongresi i Lushnjes", i biri i njërit prej organizatorëve të këtij kongresi, Bajram Haxhiut.[2] Që në fëmijëri Roza ëndërronte të bëhej futbollist. Ishte gjatë asaj kohe kur një murgeshë italiane e pa dhe thirri "Bello come una rosa!". (Qenka i bukur si një trëndafil!) Që atë ditë ai mori emrin "Roza", të cilën do ta mbante deri në fund të jetës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Haxhiu nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 1947 te ekipi i të rinjëve të Lushnjes, në atë kohë i quajtur "Traktori Lushnje", pasi ra në sy të trajnerit Dilaver Toptani. Ai qëndroi te Lushnja deri në vitin 1949 para se të kalonte për një periudhë të shkurtër te Besa. Në vitin 1951, ai u transferua te Partizani ku do të kalonte një periudhë të suksesshme, duke fituar kampionatin tre herë rresht si dhe kupën dy herë.[2] Ai qendroi te Partizani për shumicën e karrierës së tij, nga viti 1951 deri në vitin 1958 kur fitoi dhe medaljen e argjendtë në Laipzig. Pas Partizanit, ai u transferua dhe qendroi te Dinamo për 1 vit ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1953, Haxhiu u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare. Ai luajti me të vetëm 4 ndeshje pasi u detyrua të largohej shpejt pas një letre anonime për biografinë e tij familjare jo të mirë sipas normave të kohës. Në vitin 1958 Haxhiu merr pjesë në një kampionat miqësor në Bullgari me skuadrën e Partizanit gjatë të cilit fatkeqësisht merr një dëmtim të rëndë në kokë që e detyron të qendrojë në gjendje kome për një muaj.

Karriera si trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1960, Haxhiu punoi si trajner i Lushnjes duke i dhënë asaj një ngjitje historike në vendin e parë atë kampionat. Pak më vonë do të punonte për pak kohë si trajner i Pogradecit që do të ishte dhe përmbyllja e karrierës së tij si trajner.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abdurrahman Roza Haxhiu me të shoqen

Abdurrahmani u martua me Liliana Cikonin, balerinë në ansamblin shtetëror, dhe së bashku patën tre fëmijë, Rozetën, Adnandin dhe Arbenin.

Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vdekjes, më 1971 u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Bashkia e Lushnjes i dha titullin "Qytetar Nderi" në vitin 1994. Pesë vite më pas, Edi Rama, në atë kohë ministri i kulturës, rinisë dhe sporteve, e nderoi me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”. Në vitin 2016, Federata Shqiptare e Futbollit e nderoi me titullin "Pllakatë".

Stadiumi i qytetit të Lushnjes, i ndërtuar në vitin 1961, mban emrin e tij.[3] Ky vendim u mor nga bashkia e qytetit në vitet 1990–92.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Roza Haxhiu, legjenda që e la jetën në fushën e blertë". 27.al. 27 mars 2016. Marrë më 17 mars 2020.
  2. ^ a b Alfred Lleshi (4 prill 2016). "Abdurrahman Roza Haxhiu, "dëshmori në fushë" i futbollit partizanas". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2020. Marrë më 17 mars 2020.
  3. ^ a b "Ja historia e stadiumit Abdurrahman Roza Haxhiu në Lushnje". Botapress.info. 27 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2020. Marrë më 17 mars 2020.