Stadiumi A.Roza Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Stadiumi Abdurrahman Roza Haxhiu
Stadiumi Lushnjes “A.Roza Haxhiu”.jpg
Stadiumi A.Roza Haxhiu
Vendndodhja Flag of Albania.svg Lushnjë, Shqipëri
Pronari KS Lushnja
Kapaciteti 8,500
Hapur 1961
Përdoruesit
KS Lushnja

Stadiumi Abdurrahman Roza Haxhiu (ose: Stadiumi A. Roza Haxhiu) është një stadium për shumë-përdorime në Lushnjë, Shqipëri. Ai momentalisht përdoret më së shumti për ndeshje futbolli dhe është tereni pritës i ekipit të KF Lushnja. Stadiumi ka një kapacitet prej 8.500 ulëse, dhe kapaciteti në këmbë prej rreth 12.000 pjesëmarrësish.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Fusha e futbollit ku luante Traktori i Lushnjes para vitit 1960 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm “18 tetori”, në qendër të qytetit.Pas vitit 1960 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës.Fillimisht ai e ka pasur emrin Traktori,ashtu si emri i skuadrës.Pas vitit 1990,në vitin 1991 me vendim Nr.24 , datë 16.08.1991 të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm Pluralist Lushnje stadiumit të futbollit iu vendos një emër i nderuar i dëshmorit të fushës së blertë shqiptare legjendës Abdurrahman Roza Haxhiu në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqiptar.Kapaciteti i stadiumit “A. Roza Haxhiu” është rreth 8 mijë vende.Tribuna e stadiumit “A. Roza Haxhiu” është lyer me ngjyrat e ekipit të Lushnjes verdhë & jeshil dhe në qendër të saj është vendosur dhe një portret i madh i legjendës së futbollit lushnjarë dhe shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu.Në ambientet e brendshme të stadiumit “A. Roza Haxhiu” pas hapjes së dy fotoekspozitave të Lushnjës sportive të shekullit 20 në vitin 2006 dhe 2008 dhe botimit të historisë së Lushnjës sportive të shekullit 20, z. Vergjil XHAFA hapi në vitin 2015 muzeun e futbollit të Lushnjës.Në këtë muze janë vendosur fotografi të shumta që pasqyrojnë gjithë historinë e futbollit lushnjarë.Gjithashtu është vendosur edhe busti i dëshmorit të fushës së blertë shqiptare legjendës Abdurrahman Roza Haxhiu punuar plot mjeshtëri e profesionalizëm nga skulptori lushnjar z.Maks Bushi.

Galeri[redakto | përpunoni burim]