Rey Manaj
Manaj me Pescara në gusht 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Rey Aldo Manaj[1] | ||
Datëlindja | 24 shkurt 1997 (27 vjeç) | ||
Vendlindja | Lushnje, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Watford | ||
Numri | 22 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2008–2012 | Piacenza | ||
2012–2014 | Cremonese | ||
2013–2014 | → Sampdoria (huazim) | ||
2015–2016 | → Internazionale (huazim) | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2014–2015 | Cremonese | 22 | (2) |
2015–2018 | Internazionale | 4 | (0) |
2016–2017 | → Pescara (huazim) | 12 | (2) |
2017 | → Pisa (huazim) | 17 | (2) |
2017–2018 | → Granada (huazim) | 19 | (1) |
2018–2020 | Albacete | 37 | (9) |
2020–2021 | Barcelona B | 27 | (13) |
2021–2022 | Barcelona | 0 | (0) |
2021–2022 | → Spezia (huazim) | 30 | (5) |
2022– | Watford | 5 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Shqipëria U19 | 3 | (1) |
2015–2019 | Shqipëria U21 | 9 | (13) |
2015– | Shqipëria | 31 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14:47, 2 shkurt 2020 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2019 |
Rey Manaj (lindur më 24 shkurt 1997) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin anglez Watford dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaj lindur në Lushnje më 24 shkurt 1997 dhe më pas emigroi në Itali me familjen e tij. Ishte Italia vendi ku ai nisi karrierën si futbollist, fillimisht duke luajtur me Piacenzën në moshën 11 vjeç.[2] Ai gjithashtu pati dy prova të pasuksesshme në akademitë e klubeve elitare Milan dhe Atalanta. Pasi u bashkua me akademinë e Piacenzës, Manaj arriti sukses kolektiv dhe individual.[2] Në vitin 2012, akademia e drejtuar nga familja e Leonardo Garillit shpalli falimentin duke bërë që Manaj të kalonte te U.S. Cremonese.[2]
Në vitin 2013, Manaj u huazua te akademia e të rinjëve të Sampdorias e drejtuar nga Pedone. Gjatë një ndeshje stërvitore ndaj ekipit të parë, Manaj gjuajti nga mesi i fushës pasi pa vendosjen e gabuar të portierit Júnior da Costa, megjithatë, gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Kjo bëri që trajneri Pedone ta paralajmëronte duke i thënë: "Nëse e përsërit herës tjetër do të të zëvëndësoj!" Disa javë më pas, Manaj e përsëriti atë gjuajtje në ndeshjen ndaj primaverës së Sienës, këtë herë duke shënuar. Duke kujtuar se çfarë kishte ndodhur në stërvitje disa javë më para, Manaj ju drejtua Pedones: "Trajner, a është mirë kështu?"[3]
Sampdoria kishte mundësi për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit pas përfundimit të huazimit më 30 qershor 2014 për 300,000 €, por pas një ndryshimi në pronësi, koha e marrëveshjes mbaroi duke bërë që Manaj të rikthehej te Cremonese. Megjithatë, Sampdoria u paraqiti kërkesën për të blerë Manaj pas 30 qershorit, por presidenti i Cremoneses, Luigi Simoni, tashmë kërkonte 700,000 € për një marrëveshje bashkpronësie, por Sampdoria refuzoi.[4]
Cremonese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaj u përfshi në ekipin e parë të Cremoneses në fillim të sezonit 2014–15 në moshën 17 vjeç. Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 7 shtator duke luajtur në 14 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Mantovës, e mbyllur me një fitore 2–1 në transfertë për Cremonesen.[5] Ndeshja e tij e parë si titullar erdhi më 5 tetor në humbjen në transfertë ndaj Pordenones.[6] Vetëm gjashtë ditë më vonë, Manaj shënoi golin e tij të parë si profesionist në barazimin 1–1 kundër Alessandria Calcios; në moshën 17 vjeç dhe 11 muaj, Manaj u bë lojtari më i ri që shënon në këtë kategori.[7]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 korrik 2015, pas shumë spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij, Manaj u zyrtarizua nga klubi italian i Serie A Inter në një marrëveshje pesë-vjeçare;[8] Zikaltrit paguan 1 milion €. Përveç pagesës, klubi i dha Cremoneses edhe shërbimet e lojtarëve Fabio Eguelfi dhe Francesco Forte.[9] Pas transferimit, Manaj u përfshi në stërvitjen e ekipit të parë nga trajneri Roberto Mancini.
Sezoni 2015–16
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaj bëri debutimin e tij me Interin më 6 gusht në ndeshjen miqësore ndaj Athletic Bilbao, duke zëvëndësuar mbrojtësin Jeison Murillo në një fitore 2–0.[10] Debutimi i tij në Serie A erdhi më 23 gusht në ndeshjen hapëse të sezonit 2015–16 ndaj Atalantës, duke zëvëndësuar Marcelo Brozović në minutën e 85të me Interin që fitoi 1–0 në San Siro.[11] Më 15 dhjetor, Manaj luajti si titullar në ndeshjen e Coppa Italias kundër Cagliarit në shtëpi, duke luajtur 90 minuta të plota si dhe duke asistuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Rodrigo Palacio.[12]
Më 2 mars 2016, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Coppa Italias kundër Juventusit, Manaj u aktivizua në kohën shtesë si zëvëndësues. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me fitoren e Interit 3–0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm pas humbjes me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë. Në gjuajtjet e penalltive, Manaj realizoi tentativën e tij por ekipi u mposht 5–3 dhe u eliminua nga kompeticioni.[13] Ai e mbylli sezonin 2015–16 me gjashtë ndeshjet ndërmjet kampionatit dhe kupës, ndërkohë duke kontribuar edhe në suksesin e ekipit Primavera në Coppa Italian e të rinjëve.[14] Më 24 qershor 2016, Interi dhe Cremonese ranë dakord për ti dhënë fund bashkpronësisë për 500,000 €, duke bërë që Zikaltrit ta blenin përfundimisht kartonin e shqiptarit.[15]
Huazimi te Pescara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 korrik 2016, Manaj u huazua për një sezon te klubi tjetër i Serie A Pescara sëbashku me Cristiano Biraghin.[16] Këto dy huazime ishin pjesë të transferimit të sulmuesit Gianluca Caprari te Interi. Manaj u prezantua në të njëjtën ditë, dhe pasi mori fanellën me numrin 9, deklaroi: "Dua të shfaq të gjitha cilësitë e mia."[17]
Manaj luajti ndeshjen e tij të parë për Pescarën më 21 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Napolit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të shqiptarit tjetër Ledian Memushaj.[18] Në ndeshjen e dytë të tij, Manaj shënoi golin e parë për klubin dhe të parin në Serie A në transfertën kundër Sassuolos, duke ardhur sërisht si zëvëndësues.[19]
Qëndrimi i tij te Pescara u prish nga sjellja e tij, duke u pezulluar në nëntor nga trajneri Massimo Oddo për mungesë disipline.[20] Në një konferencë për shtyp, Oddo deklaroi: "Manaj është jashtë për arsye disiplinore. Nuk jam këtu për të treguar se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, por sot ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte. Parapëlqej të marr një lojtar nga ekipi i të rinjëve në vënd të një lojtari që nuk di të sillet."[21] Kjo gjë bëri që klubi të ndërpriste huazimin e tij para kohe, me Manajn që e mbylli qëndrimin e tij te Pescara me 12 ndeshje të luajtura dhe dy gola të shënuar.[22]
Huazimi te Pisa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 janar 2017, Inter konfirmoi nëpërmjet uebfaqes zyrtare që Manaj kishte kaluar në huazim te Pisa në Serie B deri në përfundim të sezonit 2016–17.[23] Në ekip ai gjeti Edgar Çanin dhe ish portierin e kombëtares Samir Ujkani, i cili ishte personi që e bindi të firmoste me Pisën.[24][25] Manaj debutoi zyrtarisht tre ditë më vonë në ndeshjen e kampionatit kundër Ternanës, duke humbur një penallti në minutat e fundit të ndeshjes me Pisën që fitoi 1–0.[26] Pavarësisht penalltisë së humbur, performanca e tij u vlerësua nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili tha se "të humbësh një penallti është diçka që mund ti ndodhi çdokujt"."[27] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 12 mars në humbjen 2–1 kundër Vicenzës; goli i tij erdhi në minutën e 60të, vetëm katër minuta pasi ishte aktivizuar si zëvëndësues.[28]
Huazimi te Granada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 gusht 2017, Manaj u huazua në Spanjë te Granada në Segunda División për një sezon me të drejtë blerje.[29] Ai debutoi dy ditë më vonë në një ndeshje kundër Barcelonës B në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të kolumbianit Adrián Ramos në minutën e 72të.[30]
Albacete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 korrik 2018, Manaj u huazua sërisht në Segunda División, këtë herë te Albacete e cila kishte mundësinë për ta blerë lojtarin përfundimisht në përfundim të sezonit.[31] Ai pati një nisje pozitive të sezonit, duke shënuar me penallti në ndeshjen debutuese kundër Deportivo de La Coruña ku u akitivizua si zëvëndësues.[32] Më 13 shtator, ai regjistroi golin e parë të Copa del Rey në raundin e dytë kundër CD Lugo; goli i tij, i shënuar në minutën e 93të, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2–1 dhe eliminimin nga kompeticioni.[33]
Më 9 korrik 2019, Albacete njoftoi se kishte firmosur një kontratë pesë-vjeçare me shqiptarin.[34]
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 janar 2020, Manaj u transferua te Barcelona B në Segunda División B duke firmosur një kontratë për tre vite e gjysëm, me klubin që i vendosi klauzolën e lirimit 50 milion €. Sipas raportimeve, Barcelona pagoi 700,000 € me 2 milion € pagesë shtesë bazuar në performancat e lojtarit gjatë kësaj kohe.[35] Ai debutoi vetëm pesë ditë më vonë në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Ejeas pasi ishte emëruar në formacionin titullar.[36]
Më 29 janar, Manaj u stërvit me ekipin e parë të Barcelonës për herë të parë,[37] dhe më 14 shkurt, ai u thirr nga trajneri Quique Setien për ndeshjen e kampionatit kundër Getafes, duke u bërë shqiptari i parë që përfshihet në ekip.[38][39] Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur me Barcelonën që fitoi 2–1 në Camp Nou.[40]
Huazim te Spezia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2021, Manaj iu bashkua skuadrës së Serie A Spezia Calcio në formë huazimi me një opsion për të blerë për një tarifë prej €2.7 milion.[41]
Watford
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 korrik 2022, Manaj iu bashkua klubit të Championship Watford në një marrëveshje trevjeçare nga Barcelona, për një tarifë të pazbuluar.[42] Në ndeshjen e katërt të sezonit, Manaj shënoi golin e tij të parë për Hornets në barazimin 1-1 kundër Birmingham City.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi nën-19
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaj mori ftesën e parë ndërkombëtare në karrierën e tij nga trajneri i ekipit kombëtar nën-19 Altin Lala për fazën kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2015.[43] Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse kundër Danimarkës më 12 nëntor 2014, duke luajtur si titullar për 60 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0.[44] Pasi qëndroi në stol në ndeshjen e dytë, Manaj u rikthye si titullar në ndeshjen e tretë dhe të fundit kundër Uellsit më 17 nëntor, duke luajtur për 62 minuta para se të zëvëndësohej nga Fabian Lokaj; Shqipëria e humbi ndeshjen me rezultatin 2–1, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit me 0 pikë dhe me një golavarazh 2–7..[45]
Ekipi nën-21
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mars 2015, Manaj u përfshi për herë të parë në ekipin kombëtar nën-21 nga trajneri Skënder Gega për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të UEFA Kampionatit Evropian 2017 kundër Lihtenshtajnit.[46] Manaj bëri një debutim të suksesshëm me këtë kategori, duke shënuar në minutën e 52të golin e parë të fitores 2–0 pasi kishte hyrë si zëvëndësues vetëm disa minuta më parë.[47] Ftesa e tij e rradhës erdhi në shtator të atij viti nga trajneri i ri Redi Jupi për ndeshjet kualifikuese kundër Izraelit dhe Portugalisë.[48] Goli i tij i parë në kualifikuese erdhi më 28 mars 2016 në suksesin 2–1 kundër Hungarisë në Elbasan Arena; goli i tij barazoi rezultatin përkohësisht para se mbrojtësi Herdi Prenga të shënonte golin e fitores.[49]
Manaj u rikthye në ekipin nën-21 në mars 2018 pas rreth dy vitesh për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019 kundër Sllovakisë.[50] Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë në shtëpi të cilën Shqipëria e humbi 3–2, si dhe shënoi golin e vetëm në ndeshjen e kthimit ku Shqipëria pësoi disfatë 4–1.[51] Në ndeshjen e luajtur në Štadión pod Dubňom, Manaj ishte kapiteni i ekipit.[51]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një intervistë të dhënë në vitin 2014, Manaj deklaroi se ëndërra e tij ishte të përfaqsonte kombëtaren shqiptare.[52] Ai mori ftesën e parë në kombëtaren për ndeshjen miqësore kundër Kosovës, të cilën ai e kremtoi duke shënuar gol vetëm 13 sekonda pasi ishte aktivizuar në lojë si zëvëndësues, duke vendosur dy rekorde për Shqipërinë: lojtari më i ri që shënon gol dhe goli më i shpejtë i shënuar nga një lojtar zëvëndësues.[53] Ndeshja e luajtur në Prishtinë u mbyll në barazim 2–2.[54] Manaj ja dedikoi golin familjes së tij.[55]
Në një intervistë të dhënë në tetor 2015, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi deklaroi se Manaj mund të ishte pjesë e ekipit që do të luante në UEFA Euro 2016 në Francë, megjithatë në maj 2016, Manaj nuk ishte pjesë e listës paraprake me 27 lojtarë.[56][57][58] Në gusht 2016, pas përfundimit të turnamentit, Manaj u përfshi në ekip për ndeshjen miqësore ndaj Marokut dhe ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë.[59]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manaj është një sulmues qëndror, i cili është i aftë të luajë me të dyja këmbët si dhe është i aftë të shënojë me kokë. Ai ka një teknikë të mirë dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga distanca. Pavarësisht aftësive në fushë, Manaj është famkeq për karakterin e tij në lojë, që gjatë karrierës i ka shkaktuar disa ndëshkime të panevojshme. Trajneri italian Roberto Mancini, me të cilin Manaj punoi gjatë kohës te Interi, deklaroi se sulmuesi ka një talent të madh, të ngjashëm me atë të Mario Balotellit, por gjithashtu shtoi se ai është "Ibrahimović i ri".[60][61]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 16 shkurt 2020[62]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Cremonese | 2014–15 | Lega Pro | 22 | 2 | 4[a] | 0 | — | — | 26 | 2 | ||
Internazionale | 2015–16 | Serie A | 4 | 0 | 2 | 0 | — | — | 6 | 0 | ||
Gjithsej | 26 | 2 | 6 | 0 | — | — | 32 | 2 | ||||
Pescara (huazim) | 2016–17 | Serie A | 12 | 2 | 1 | 0 | — | — | 13 | 2 | ||
Pisa (huazim) | 2016–17 | Serie B | 17 | 2 | 0 | 0 | — | — | 17 | 2 | ||
Granada (huazim) | 2017–18 | Segunda División | 19 | 1 | 1 | 0 | — | — | 19 | 1 | ||
Gjithsej | 48 | 5 | 2 | 0 | — | — | 49 | 5 | ||||
Albacete (huazim) | 2018–19 | Segunda División | 27 | 6 | 1 | 1 | — | 2[b] | 0 | 30 | 7 | |
Albacete | 2019–20 | Segunda División | 10 | 3 | 1 | 0 | — | — | 11 | 3 | ||
Gjithsej | 37 | 9 | 2 | 1 | — | 2 | 0 | 41 | 10 | |||
Barcelona B | 2019–20 | Segunda División B | 3 | 1 | 0 | 0 | — | — | 3 | 1 | ||
Gjithsej | 3 | 1 | 0 | 0 | — | — | 3 | 1 | ||||
Gjithsej karriera | 114 | 17 | 10 | 1 | — | 2 | 0 | 125 | 18 |
- ^ Tre ndeshje në Coppa Italia, një ndeshje në Coppa Italia Lega Pro
- ^ Dy ndeshje në fazën play-off të Segunda División
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 17 nëntor 2019[63]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2015 | 2 | 1 |
2016 | 1 | 0 | |
2018 | 5 | 0 | |
2019 | 5 | 2 | |
Gjithsej | 13 | 3 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 14 nëntor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Manaj.[63]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 13 nëntor 2015 | Stadiumi i qytetit të Prishtinës, Prishtinë, Kosovë | 1 | Kosova | 1–0 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
2 | 14 tetor 2019 | Stadiumi Zimbru, Chișinău, Moldavi | 11 | Moldavia | 4–0 | 4–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2020 |
3 | 14 nëntor 2019 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | 12 | Andorra | 2–2 | 2–2 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Alfred Lleshi (21 dhjetor 2015). "Flet babai i Manajt: Rey, qysh fëmijë ëndërronte për Interin". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 21 dhjetor 2015.
- ^ a b c "Profil: Nga Lushnja në Milano, historia e futbollistit Rey Manaj". Gazeta Mapo. 19 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Profil/ "Nga Lushnja në Milano", historia e panjohur e Rey Manaj (foto)". Lapsi.al. 19 nëntor 2015. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Rej Manaj mund të ishte i Sampdorias për 300 mijë euro". Sport Ekspres. 7 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Mantova vs. Cremonese 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 7 shtator 2014. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Pordenone vs. Cremonese 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 5 tetor 2014. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Cremonese vs. Alessandria 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 tetor 2014. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Zyrtare, Manaj firmos me Interin". Panorama Sport. 14 korrik 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Bianchi, Eguelfi and Forte in grigiorosso" [Bianchi, Eguelfi dhe Forte grikuq] (në italisht). U.S. Cremonese. 14 korrik 2015. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Rey Manaj debuton me Interin ne fitoren 2-0 ndaj Bilbaos". Telegrafi.com. 9 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Interi e nis me fitore, Milani mposhtet nga Fiorentina (video)". Panorama Sport. 23 gusht 2015. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Inter në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Manaj titullar". Newsbomb.al. 15 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2020. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Juventus në finale, Interit nuk i mjafton goli i Manajt (VIDEO)". Panorama Sport. 2 mars 2016. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Kupa e Italisë/ Goli i Manajt i jep trofeun Interit ndaj Juventusit (VIDEO)". Panorama Sport. 13 prill 2016. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Tesserati Belingheri, Gemiti e Salviato" [Federohen Belingheri, Gemiti dhe Salviato] (në italisht). U.S. Cremonese. 24 qershor 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Manaj huazohet te Pescara". TV Klan. 9 korrik 2016. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Manaj prezantohet te Pescara. Fjalët e para të sulmuesit për ekipin e ri". Lapsi.al. 10 korrik 2016. Marrë më 29 gusht 2016.[lidhje e vdekur]
- ^ "Pescara 2-2 Napoli" (në anglisht). Football Italia. 21 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Sassuolo 2-1 Pescara" (në anglisht). Football Italia. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Manaj përjashtohet nga Pescara". Indeksonline.net. 26 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ Rinald Bregasi (26 nëntor 2016). "Plas çështja Manaj te Pescara". Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2020. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ "Manaj, Muric e Mitrita pronti a lasciare Pescara" [Manaj, Muric dhe Mitrita gati të largohen nga Pescara] (në italisht). Tutto Mercato Web. 2 janar 2017. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ "Manaj joins Pisa on loan" [Manaj i bashkohet Pisës në huazim]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 18 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ "Manaj kalon te Pisa, i bashkohet Çanit dhe Ujkanit". Ora Sport. 17 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2017. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ "Ky është klubi i ri i Rey Manaj". Gazeta Blic. 17 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 18 janar 2017.
- ^ "Pisa vs. Ternana 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 janar 2017. Marrë më 22 janar 2017.
- ^ "Dërgoi penalltinë në tribunë, por Gatuzo i thur elozhe Rei Manajt". Panorama Sport. 21 janar 2017. Marrë më 22 janar 2017.
- ^ "Manaj e bën sefte te Piza". Sport Ekspres. 12 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2018. Marrë më 28 mars 2018.
- ^ "Manaj huazohet te Granada në Spanjë". Top-Channel.tv. 29 gusht 2017. Marrë më 18 shkurt 2020.
- ^ "Granada vs. Barcelona II 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 1 shtator 2017. Marrë më 1 shtator 2017.
- ^ "Manaj moves to Albacete" [Manaj kalon te Albacete]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Manaj debuton me gol në Spanjë (VIDEO)". Insporti.com. 18 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2018. Marrë më 29 shtator 2018.
- ^ "Manaj shënon, Albacete eliminohet nga Kupa e Mbretit". Ora News. 13 shtator 2018. Marrë më 29 shtator 2018.
- ^ "#ReyManaj2024" (në spanjisht). Albacete Balompié. 9 korrik 2019. Marrë më 9 korrik 2019.
- ^ "Rei Manaj joins Barça B" [Rei Manaj i bashkohet Barçës B] (në anglisht). FC Barcelona. 20 janar 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Barça B 2–0 Ejea: Hard work gets its reward" [Barça B 2–0 Ejea: Puna e fortë shpërblehet] (në anglisht). FC Barcelona. 25 janar 2020. Marrë më 18 shkurt 2020.
Barça B: Carevic, Morer (Mika, min 90), O. Mingueza, Guillem, Monchu, Saverio (Abel Ruiz, min 88), Hiroki, Jandro (Ilaix Moriba, min 78), Reis, Chumi, R. Manaj
- ^ "Rey Manaj stërvitet me Mesin te Barcelona, thirret në ekipin e parë (VIDEO)". Gazeta Shqip. 29 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Rey Manaj earns a place in Barcelona's matchday squad" [Rey Manaj fiton një vend në ekipin e Barcelonës] (në anglisht). Marca. 14 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Who is Rey Manaj?" [Kush është Rey Manaj?] (në anglisht). Marca. 14 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "VIDEO/ VAR-i shpëton Barcelonën, katalanasit mposhtin Getafen. Nuk ka vend për Manajn". Panorama Sport. 15 shkurt 2020. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Agreement with Spezia Calcio for the loan of Rey Manaj". FC Barcelona (në anglisht). 31 gusht 2021. Marrë më 31 tetor 2021.
- ^ "Official: Manaj Joins Watford". WatfordFC.com (në anglisht). 12 korrik 2022. Marrë më 12 korrik 2022.
- ^ "Barazon Kombëtarja, Lala: Kualifikohemi në Europian". Panorama Sport. 7 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Denmark U19 vs. Albania U19 1 – 0" [Danimarka U19 vs. Shqipëria U19 1 – 0] (në anglisht). Soccerway. 12 nëntor 2014. Marrë më 12 nëntor 2014.
- ^ "Summary - UEFA U19 Championship - Europe - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Shpresat nisi kualikimet kundër Lihtenshtajnit". aSport.al. 17 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "U21, Shqipëria thyen 2-0 Lihtenshtejnin, vendosin golat e Latifit dhe Rei Manajt". Panorama Sport. 28 mars 2015. Marrë më 28 mars 2015.
- ^ "Grumbullohet kombetarja U-21". FSHF.org. 28 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 28 gusht 2015.
- ^ "U-21 fiton kunder Hungarise". AlbaniaSoccer. 28 mars 2016. Marrë më 28 mars 2018.
- ^ "TRAJNERI BUSHI: "SLLOVAKIA E FORTË, POR NUK E KA ASPAK TË LEHTË ME SHQIPËRINË!"". FSHF.org. 17 mars 2018. Marrë më 28 mars 2018.
- ^ a b "KOMBËTARJA U-21 HUMBET NË SLLOVAKI". FSHF.org. 27 mars 2018. Marrë më 28 mars 2018.
- ^ "Talenti i Sampdorias: Ëndërra ime të luaj me Shqipërinë". ASport.al. 8 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Gol rekord në debutim, Manaj: Si e shtanga De Biazin". Panorama Sport. 14 nëntor 2015. Marrë më 19 shkurt 2020.
- ^ "Mediat italiane për Manajn: Goli rekord dhe historia e rrallë". Gazeta Tema. 13 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Manaj ia dedikon golin familjes". Panorama Sport. 13 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "De Biasi: Manaj në Evropian, sepse ai e do këtë vend". Telegrafi.com. 14 tetor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ Fatjon Pandovski (21 maj 2016). "De Biasi leaves out Albanian top scorer Salihi" [De Biasi lë jashtë golashënuesin shqiptar Salihi] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 korrik 2015.
- ^ "No place for Hamdi Salihi in Albania's preliminary Euro 2016 squad" [Nuk ka vënd për Hamdi Salihin në ekipin paraprak të Shqipërisë për Euro 2016]. Hindustan Times (në anglisht). 22 maj 2016. Marrë më 19 korrik 2015.
- ^ "Xhani De Biazi publikon listën, risitë: Hyka, Manaj dhe Strakosha". Panorama Sport. 29 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Befason Mancini, flet për rastin Manaj-De Biasi". Telegrafi.com. 17 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ Chris Beattie (14 korrik 2015). "Rey Manaj: Inter Milan told they've signed 'new Ibrahimovic'" [Rey Manaj: Interi tregoi se ata kishin firmosur me 'Ibrahimovicin e ri'] (në anglisht). Tribal Football. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
- ^ "Rey Manaj" (në anglisht). Soccerawy. Marrë më 19 shkurt 2020.
- ^ a b "Rey Manaj" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 16 nëntor 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rey Manaj te Federata Shqiptare e Futbollit
- Rey Manaj te Soccerbase
- Lindje 1997
- Njerëz nga Lushnja
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në US Cremonese
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Delfino Pescara 1936
- Futbollistë në A.C. Pisa 1909
- Futbollistë në Granada CF
- Futbollistë në Albacete Balompié
- Futbollistë në FC Barcelona B
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Spezia Calcio
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në UEFA Euro 2024