Jeison Murillo
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jeison Fabián Murillo Cerón | ||
Datëlindja | 27 maj 1992 (32 vjeç) | ||
Vendlindja | Cali, Kolumbi | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Qëndër mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Barcelona (në huazim nga Valencia) | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2009 | Deportivo Cali | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Udinese | 0 | (0) |
2010–2011 | → Granada B (huazim) | ||
2011–2015 | Granada | 51 | (1) |
2011–2012 | → Cádiz (huazim) | 27 | (3) |
2012–2013 | → Las Palmas (huazim) | 37 | (3) |
2015–2018 | Internazionale | 61 | (2) |
2017–2018 | → Valencia (huazim) | 17 | (0) |
2018– | Valencia | 1 | (0) |
2018–2019 | → Barcelona (huazim) | 2 | (0) |
2019–2020 | → Sampdoria (huazim) | 0 | (0) |
2020– | Sampdoria | 0 | (0) |
2020– | → Celta (huazim) | 8 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009 | Kolumbia U17 | 6 | (1) |
2011 | Kolumbia U20 | 4 | (0) |
2014– | Kolumbia | 29 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 mars 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 nëntor 2019 |
Jeison Fabián Murillo Cerón (lindur më 27 maj 1992) është një futbollist profesionist kolumbian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin spanjoll Celta në huazim nga Sampdoria dhe kombëtaren kolumbiane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme / Granada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Cali,[1] Murillo u ble nga Udinese e Italisë pak pasi kishte kaluar ditëlindja e tij e 18të, duke u huazuar menjëherë te Granada CF si pjesë e partneritetit midis dy klubeve. Ai e shpenzoi vitin e parë në Spanjë me rezervat, në ligat rajonale.
Në fillim të shkurtit 2012, Murillo u ble përfundimisht nga andaluzianët,[2] por i shpenzoi sezonet e tjera në huazim po në Spanjë, duke luajtur me Cádiz CF[3] dhe UD Las Palmas.[4] Ai shënoi katër gola në vitin e tij të parë si profesionist, përfshirë një dygolësh më 9 mars 2013 në fitoren 3–2 në transfertë kundër UD Almería në kampionatin Segunda División;[5] në të dyja rastet, nuk nuk u paraqit në mënyrë të suksesshme në ndeshjet play-off.
Murillo u rikthye te Granada në verën e vitit 2013,[6] duke debutuar në La Liga më 18 gusht 2013 në fitoren 2–1 kundër Osasunës (90 minuta të plota).[7] Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit spanjoll më 10 janar të vitit tjetër, të parin e fitores 4–0 në shtëpi kundër Real Valladolidit.[8]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 2015, Murillo u ble nga klubi italian Internazionale dhe firmosi një kontratë pesë-vjeçare. Transferimi u bë zyrtar në korrik dhe kushtoi 2 milion € sëbashku me bonuset, me lojtarin që do të fitonte 1 milion € në vit.[9]
Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 gusht 2017, Murillo u rikthye në Spanjë duke u bashkuar me klubin elitar Valencia në një huazim dy-vjeçar me detyrim blerje.[10]
Më 20 dhjetor 2018, Murillo u bashkua me Barcelonën në formë huazimi deri në fund të sezoni me mundësi blerje për 25 milion €.[11][12] Paraqitja e tij e parë zyrtare erdhi tre javë më vonë në humbjen 2–1 ndaj Levantes në ndeshjen e raundit të 16-tave të Copa del Rey; ai luajti 90 minuta si dhe u ndëshkua me karton të verdhë.[13] Ai luajti edhe në ndeshjen e kthimit në Camp Nou që u mbyll me triumfin 3–0 të Barcelonës.[14]
Sampdoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 korrik 2019, Murillo u transferua në formë huazimi te Sampdoria për shifrën fillestare 2 milion € me detyrim blerje në fund të sezonit për 13 milion €.[15] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian.[15]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Murillo bëri debutimin e tij me Kolumbinë më 10 tetor 2014, duke luajtur 30 minuta në fitoren 3–0 në ndeshjen miqësore kundër El Salvadorit. Ai ishte pjesë e skuadrës që do të luante në 2015 Copa América, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve kundër Brazilit.[16] Në çerek-finale kundër Argjentinës, Murillo zhvilloi një performancë fantastike duke ndihmuar skuadrën që ta mbyllte kohën e rregullt në barazim pa gola, po ishte një nga tre lojtarët e Kolumbisë që humbën penallti me Argjentinën që fitoi 5–4.[17] Ai ishte shënoi golin e vetëm të Kolumbisë në këtë turnament.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 27 qershor 2015[18]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa[nb 1] | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Granada | 2013–14 | 32 | 1 | 2 | 0 | — | — | 34 | 1 | ||
2014–15 | 19 | 0 | 0 | 0 | — | — | 19 | 0 | |||
Gjithsej | 51 | 1 | 2 | 0 | — | — | 53 | 1 | |||
Cádiz (huazim) | 2011–12 | 27 | 3 | 2 | 0 | — | — | 29 | 3 | ||
Gjithsej | 27 | 3 | 2 | 0 | — | — | 29 | 3 | |||
Las Palmas (huazim) | 2012–13 | 37 | 3 | 4 | 0 | — | — | 41 | 3 | ||
Gjithsej | 37 | 3 | 4 | 0 | — | — | 41 | 3 | |||
Internazionale | 2015–16 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 0 | 0 | ||
Gjithsej | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 0 | 0 | |||
Gjithsej karriera | 115 | 7 | 8 | 0 | — | — | 123 | 7 |
- ^ Përfshirë kompedicionet e kupës si Copa del Rey dhe Coppa Italia
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 12 tetor 2018[19]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kolumbia | 2014 | 4 | 0 |
2015 | 11 | 1 | |
2016 | 10 | 0 | |
2017 | 0 | 0 | |
2018 | 2 | 0 | |
Gjithsej | 27 | 1 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golat dhe rezultatet me kombëtaren kolumbiane.
Nr. | Data | Vendi | Kundështari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 17 qershor 2015 | Monumental David Arellano, Santiago, Kili | Brazili | 1–0 | 1–0 | 2015 Copa América |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "'Tengo muchas ansias de ir a aprovechar esta oportunidad': Murillo" ['Jam shum i uritur për të shfrytëzuar këtë mundësi': Murillo] (në spanjisht). El Tiempo. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 9 janar 2015.
- ^ "Boateng y Murillo firman su continuidad" [Boateng dhe Murillo firmosin] (në spanjisht). Granada en Juego. 6 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Murillo y su presente en Cádiz" [Murillo tani te Cádiz] (në spanjisht). ESPN FC. 7 dhjetor 2011. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Jeison Murillo se marcha a Las Palmas en calidad de cedido" [Jeison Murillo kalon te Las Palmas në huazim] (në spanjisht). Ideal. 25 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2014. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Las Palmas deja al Almería sin remontada en el descuento" [Las Palmas mposht Almerían me përmbysje në kohën shtesë] (në spanjisht). Diario AS. 9 mars 2013. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Jeison Murillo regresa al Granada" [Jeison Murillo rikthehet tek Granada] (në spanjisht). Goal.com. 31 maj 2013. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Granada hold on for victory" [Granada mbahet për fitoren] (në anglisht). ESPN FC. 18 gusht 2013. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Big win halts Granada's slide" [Fitorja e madhe ndal rrëshqitjen e Granadës] (në anglisht). ESPN FC. 10 janar 2014. Marrë më 23 janar 2014.
- ^ "Pina, pres. Granada: "Murillo all'Inter per 8 mln più bonus. L'ingaggio..."" [Pina, shtypi Granada.: "Murillo te Inter për 8 mln plus bonuset. Marrëveshja..."] (në italisht). FC Inter News. 5 shkurt 2015. Marrë më 1 mars 2015.
- ^ "Zyrtare: Valencia huazon Murillon". Telegrafi.com. 18 gusht 2017. Marrë më 22 dhjetor 2018.
- ^ "Jeison Murillo, new FC Barcelona player" [Jeison Murillo, lojtari i ri i FC Barcelonës] (në anglisht). FC Barcelona. 20 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
- ^ "Jeison Murillo, afrimi i parë i Barçës për merkaton e janarit". Top-Channel.tv. 21 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
- ^ "VIDEO/ Barcelona zhgënjen pa Mesin, Levante e mposht në Kupë". Gazeta Panorama. 10 janar 2019. Marrë më 2 shkurt 2019.
- ^ "VIDEO/ Mesi dhe Dembele mposhtin Levanten, por Barcelona mund të eliminohet në tavolinë". Panorama Sport. 17 janar 2019. Marrë më 2 shkurt 2019.
- ^ a b "ZYRTARE/ Ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës rikthehet në Serinë A". Panorama Sport. 13 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019.
- ^ "Kolumbia thyen Brazilin, sherr masiv në fund". Panorama Sport. 19 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
- ^ "Argjentina mposht Kolumbinë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës". Top-Channel.tv. 27 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 27 qershor 2015.
- ^ "Jeison Murillo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 27 qershor 2015.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Jeison Murillo" (në anglisht). National-Football-Teams.com. Marrë më 2 shkurt 2018.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te BDFutbol
- Jeison Murillo – Futbolme (Spanjisht)
- Jeison Murillo te National-Football-Teams.com
- Statistikat te Soccerway
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë kolumbianë
- Futbollistë në kombëtaren kolumbiane
- Futbollistë në Deportivo Cali
- Futbollistë në Udinese Calcio
- Futbollistë në Granada CF
- Futbollistë në Cádiz CF
- Futbollistë në UD Las Palmas
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A