Disiplinat e pedagogjisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Disiplinat shkencore pedagogjike janë fusha shkencore hulumtuese të pedagogjisë .

Sistemi i disiplinave pedagogjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

a) disiplinat themelore pedagogjike:

  • Pedagogjia e përgjithshme:
    • Bazat e pedagogjisë
    • didaktika (teoria e mësimdhënies) - merret me procesin e mësimdhënies, metodën e dhënies së njohurive dhe aftësive nga mësuesi dhe mënyrën e marrjes së këtij informacioni nga nxënësi.
    • Teoria e edukimit - merret me ndikimin edukativ të individëve dhe grupeve shoqërore tek të rinjtë
  • Historia e pedagogjisë - është një shkencë që merret me zhvillimin e pikëpamjeve për edukimin dhe edukimin, merret me personalitete të rëndësishme të pedagogjisë, shqyrton pikat e forta dhe të dobëta të sistemeve arsimore në periudhat e mëparshme.
  • Pedagogjia komparative (krahasuese) - është një metodë edukimi në kushtet tona, ajo krahason sistemet shkollore me shtetet e tjera, midis shteteve.
  • Metodologjia e pedagogjisë

b) disiplinat pedagogjike të aplikuara:

  • sipas moshës së nxënësit:
    • pedagogjia e moshës parashkollore (3-6)
    • pedagogjia e moshës më së re shkollore (6-11)
    • pedagogjia e pubertetit:
      • pedagogjia e moshës së shkollës së mesme (11-15)
      • pedagogjia e moshës shkollore (15-18,19)
    • pedagogjia e adoleshentëve (18-22)
    • (andragogjia (shkenca e edukimit, arsimit dhe këshillimit për të rriturit) nuk është më ndër shkencat pedagogjike të aplikuara, por është një disiplinë e veçantë shkencore në kuadër të shkencave të edukimit - antropogogjisë. Geragogjia është një shkencë përbërëse e andragogjisë, e cila fokusohet në specifikat e edukimit dhe trajnimit për të moshuarit. )
  • sipas llojit të veprimtarisë shoqërore:
    • pedagogjia e korporatës
    • pedagogjia ushtarake
    • pedagogjia dramatike
    • pedagogjia muzikore
    • pedagogjia sportive
    • pedagogjia e kohës së lirë
  • sipas institucioneve arsimore:

c) Pedagogjia speciale - merret me nxënësit me aftësi të kufizuara (vizualisht - tifoide, dëgjimore - të shurdhër, të folurit - logopedike, mendore - psikopedike) dhe pedagogjia terapeutike - merret me personat me aftësi të kufizuara afatshkurtër (lëndimet...)

d) Shkencat tjera - të cilat i japin pedagogjisë informacione për njerëzit, për mundësitë e arsimit dhe edukimit. Këto përfshijnë: psikologjinë, filozofinë, sociologjinë, biologjinë dhe ekonominë .

e) Shkencat kufitare - përmbajtja e tyre i përket si pedagogjisë ashtu edhe një disipline tjetër shkencore. Ato nuk janë disiplina të veçanta. Ato mbivendosen në dy ose më shumë shkenca, si p.sh.:

  • Psikologji pedagogjike (pedagogji dhe psikologji) - merret me proceset mendore që ndodhin në tru gjatë mësimit dhe edukimit.
  • Pedagogjia sociale (sociologjia dhe pedagogjia) – jep informacion për ndikimin e mjedisit në edukim dhe edukim
  • higjiena e shkollës (biologjia dhe pedagogjia) – kushtet shëndetësore në të cilat realizohet edukimi dhe trajnimi
  • filozofia e edukimit (filozofia dhe pedagogjia) - merret me pozitën e arsimit dhe mësuesve në shoqëri
  • ekonomia e arsimit (ekonomia dhe pedagogjia) - në çfarë kushtesh ekonomike zbatohet procesi arsimor, merret me sigurimin financiar të këtij procesi.
  • organizimi dhe drejtimi i shkollës – merret me përgatitjen e mësuesve për pozita drejtuese
Sistemi i disiplinave pedagogjike
Emri i disiplinës Objekti i studimit Emërtimi alternativ
1 Pedagogjia e përgjithshme Pedagogjia e përgjithshme merret me studimin e ligjshmërive dhe problemeve të përgjithshme të mësimit, mësimdhënies, arsimit dhe edukatës
2 Metodika Metodika studion zbatimin e parimeve, formave, metodave dhe mjeteve mësimore në lëndët mësimore përkatëse.
3 Didaktika Didaktika studion strukturimin e përmbajtjeve mësimore, rrjedhën e procesit të njohjes, faktorët kryesorë të mësimit, ligjësitë didaktike, llojet dhe sistemet e mësimit, planifikimin e mësimit, ekskursionet mësimore, parimet, metodat, format dhe mjetet mësimore, planin dhe programin mësimor Teoria e mësimit
Metodologjia e mësimdhënies
4 Pedeutologjia Pedeutologjia merret me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me personalitetin e mësimdhënësit, (edukatorit, instruktorit, mësuesit, arsimtarit, profesorit, etj.)
5 Komeniologjia Komeniologjia merret me studimin e jetës dhe veprës së Jan Amos Komenskit, duke hulumtuar kontributin e gjithmbarshëm të tij në interes të arsimit, edukimit, shkencës dhe kulturës. Komenskologjia
6 Gjerontogogjia Gjerontogogjia merret me studimin e arsimit dhe edukimit në periudhën e pleqërisë. Geragogjia
7 Bibliopedagogjia Bibliopedagogjia merret me studimin e ndikimit të leximit të librave dhe literaturës tjetër të shtypur në edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut.
8 Pedagogjia sociale Pedagogjia sociale merret me studimin e teorisë dhe praktikës së arsimimit, edukimit dhe kujdesit social si një përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë.
9 Pedagogjia digjitale Pedagogjia digjitale merret me studimin e përdorimit të teknologjisë digjitale bashkëkohore në arsim dhe mësimdhënie.
10 Pedagogjia sportive Pedagogjia sportive merret me studimin e mësimdhënies, arsimimit, dhe trajnimit në sport, edukimin fizik dhe fushat tjera të lidhura me aktivitetin fizik. Pedagogjia e sportit
11 Pedagogjia speciale Pedagogjia speciale merret me studimin e edukimit dhe arsimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në një mënyrë e cila i merr parasysh nevojat dhe dallimet individuale të tyre.
12 Pedagogjia kulturore Pedagogjia kulturore merret me studimin e raporteve në mes të individit (personalitetit të njeriut) dhe vlerave kulturore. Pedagogjia shpirtërore
13 Pedagogjia familjare Pedagogjia familjare merret me studimin e parimeve dhe karakteristikave të edukimit familjar, marrëdhënieve midis faktorëve të edukimit familjar, mundësitë e edukimit në familje, ndikimin e atmosferës familjare në edukimin e fëmijës, problemet e përmbajtjes së edukatës në familje, mjetet, metodat dhe format e organizimit të punës edukative në familje, lidhjet e familjes me të gjitha mjetet dhe institucionet kulturore, edukative e arsimore, kërkesat ndaj prindit si edukator etj.
14 Pedagogjia shkollore Pedagogjia shkollore merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese).
15 Pedagogjia muzikore Pedagogjia muzikore merret me studimin e mësimdhënies së artit muzikor. Pedagogjia e muzikës
16 Pedagogjia popullore Pedagogjia popullore merret me studimin e edukimit informal të masave të gjëra popullore. Etnopedagogjia
17 Pedagogjia ushtarake Pedagogjia ushtarake merret me studimin e arsimit ushtarak.
18 Pedagogjia ekologjike Pedagogjia ekologjike merret me studimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimit dhe edukimit mjedisor. Ekopedagogjia
19 Pedagogjia kibernetike Pedagogjia kibernetike merret me studimin dhe aplikimin e teorisë së sistemit, komunikimit, modelimit, menaxhimit dhe informacionit në fushën arsimore dhe edukative. Kibernetika e pedagogjisë
20 Pedagogjia kombëtare Pedagogjia kombëtare merret me studimin e mësimdhënies së vetëdijshme dhe/ose të pavetëdijshme të vlerave, normave, traditave dhe modeleve të sjelljes dhe qëndrimeve “nacionale e kulturore” nëpërmjet institucioneve të shtetit (p.sh. shkolla) dhe/ose sociale (p.sh. institucionet e familjes, masmedias, etj. Pedagogjia nacionale
21 Pedagogjia universitare Pedagogjia universitare merret me studimin e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë universitar Pedagogjia e arsimit të lartë
22 Pedagogjia futurologjike Pedagogjia futurologjike merret me parashikimin dhe paraqitjen e problemeve dhe pikëpamjeve pedagogjike duke u mbështetur në metodat shkencore komparative. Pedagogjia futuriste
23 Pedagogjia komparative Pedagogjia komparative merret me shqyrtimin dhe vlerësimin komparativ të sistemeve të ndryshme arsimore, në vende të ndryshme të botës. Pedagogjia krahasuese
24 Pedagogjia parashkollore Pedagogjia parashkollore merret me studimin e specifikave të procesit të edukimit dhe arsimit të fëmijëve në moshën parashkollore.
25 Pedagogjia e muzeumeve Pedagogjia e muzeumeve merret me studimin dhe eksplorimin e të gjitha aspekteve të përdorimit të muzeumeve dhe koleksioneve të ruajtura në to për aktivitete me përmbajtje arsimore dhe edukative, siç janë problemet didaktike dhe metodike, krijimi dhe organizimi i ekspozitave të specializuara (muzeume të fëmijëve, muzeumet e të rinjve), vizita të veçanta shkollore, mësime dhe punëtori të ndryshme në muze, etj. Muzeopedagogjia
26 Pedagogjia e kohës së lirë Pedagogjia e kohës së lire merret me studimin e aspektit edukativ dhe arsimor të shfrytëzimit të pavarur, kreativ dhe kuptimplotë të kohës së lirë për fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit.
27 Pedagogjia jashtëshkollore Pedagogjia jashtëshkollore merret me studimin e mësimit të organizuar që zhvillohet në mjediset jashtëshkollore duke përfshijnë këtu aktivitetet edukative në natyrë si dhe eksperienca të udhëtimeve ose ekspeditave në mjedise të thella malore, shkretëtira, etj. në të cilat nxënësit marrin pjesë në një sërë sfidash dhe aktivitetesh në natyrë të tilla si ecje (hiking), ngjitje, kampim, peshkim, alpinizëm, lojëra grupore si dhe aktivitete tjera të lidhura me arsimin joformal. Pedagogjia e jashtme
28 Pedagogjia ndërkombëtare Pedagogjia ndërkombëtare merret me studimin e mësimdhënies, arsimit dhe edukimit në nivelin ndërkombëtar (botëror) duke iu referuar një koncepti dinamik që përfshin qarkullimin apo lëvizjen e njerëzve, përvojave dhe ideve përtej kufizimeve politike dhe kulturore. Arsimi ndërkombëtar
29 Metodologjia e pedagogjisë Metodologjia e pedagogjisë merret me studimin e hulumtimeve pedagogjike si një sistem i parimeve teorike, metodave dhe mënyrave të përshkrimit, analizimit dhe sqarimit të fenomeneve pedagogjike. Hulumtimi pedagogjik
30 Historia e pedagogjisë Historia e pedagogjisë (dhe arsimit) merret me studimin e paraqitjes dhe zhvillimit të edukatës, arsimit dhe të mendimit pedagogjik në të kaluarën e shoqërisë njerëzore, duke filluar prej të kaluarës më të largët e deri te e kaluara më e afërt e saj. Historia e arsimit
31 Andragogjia Andragogjia ose pedagogjia e të rriturve merret me studimin dhe organizimin e veprimtarisë edukative dhe arsimore me të rriturit. Pedagogjia e të rriturve
32 Teoria e edukimit Teoria e edukimit kërkon të njohë, kuptojë dhe parashikojë politikat dhe praktikat arsimore dhe është e ndërlidhur me shumë degë, si pedagogjia, andragogjia, kurrikula, mësimi, politika arsimore, organizimi dhe lidershipi.
33 Pedagogjia fetare Pedagogjia fetare merret me studimin e arsimit dhe edukimi fetar. Pedagogjia teologjike

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]