Metodologjia e pedagogjisë
Appearance
Metodologjia e pedagogjisë është një disiplinë shkencore e pedagogjisë e cila merret me studimin e hulumtimeve pedagogjike, një sistem i parimeve teorike, metodave dhe mënyrave të përshkrimit, analizimit dhe sqarimit të fenomeneve pedagogjike. Ndryshe metodologjia e pedagogjisë është një urë lidhëse mes metodologjisë dhe pedagogjisë.
Qëllimi i hulumtimeve kërkimore shkencore në fushën e arsimit dhe pedagogjisë është puna sistematike në përshkrimin, analizën dhe sqarimin e dukurive të ndryshme që lidhen me realitetin arsimor. Hulumtimi pedagogjik i shqyrton objektet e këtij realiteti me natyra dhe qasje të ndryshme, kështu që ekzistojnë edhe lloje dhe funksione të ndryshme të hulumtimeve pedagogjike.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Průcha, Jan. (1934) Moderní pedagogika. 4., aktualiz. a dopl. vyd. vyd. Praha: Portál 481 s. ISBN 9788073675035. OCLC 693922530