Pedagogjia e të shtypurve
Pedagogjia e të shtypurve (Portugalisht: Pedagogia do Oprimido), është vepra më e njohur e pedagogut brazilian Paulo Freire. Në këtë vepër autori propozon një pedagogji me një marrëdhënie të re në mes të mësuesit, nxënësit dhe shoqërisë. Ajo u botua së pari në portugalisht në vitin 1968 ndërsa në gjuhën angleze u përkthye dhe u botua në vitin 1970. [1] Libri konsiderohet si njëri nga tekstet themelore të pedagogjisë kritike .
Libri i kushtohet të shtypurëve dhe është shlruar duke u bazuar në përvojën edukative e arsimore të autorit me të rriturit brazilianë në fushën e mësimit të leximit dhe shkrimit, e ku Freire përfshin një analizë të detajuar të klasës marksiste në eksplorimin e tij të marrëdhënieve midis kolonizatorit dhe kolonizuesit.
Në libër, autori Paulo Freire, pedagogjinë dhe mësimdhënien tradicionale i quan "model bankar i arsimit ", sepse ajo e trajton nxënësin dhe studentin si një enë boshe e cila duhet të mbushet me dije, si një lloj kasaforte bankare (derrkuc bankë). Ai argumenton se pedagogjia duhet ta trajtojë nxënësin si një bashkë-krijues të dijes.
Në mbarë botën libri është shitur në mbi një milion (1 000,000) kopje. [2]
Ndikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vepra është shkruar nën ndikimin e fuqishëm të pikëpamjeve të Frantz Fanon dhe Karl Marx. Një nga thëniet e Freires është se "nuk ka, as nuk ka patur asnjëherë një praktikë arsimore e edukative me zero neutralitet në aspektin hapësinor dhe kohor në kuptimin e të qenurit e angazhuar vetëm për ide abstrakte dhe të paprekshme". [3]
Donaldo Macedo, një ish-koleg dhe bashkëpunëtor i Freires, profesor i Universitetit të Massachusetts në Boston, e quan Pedagogjinë e të shtypurve një tekst për leximin e të cilit njerëzit në shtetet totalitare kanë qenë të rrezikuar që të përballen edhe me dënime. [4] Gjatë luftës anti-aparteid të Afrikës së Jugut, kopjet ad-hoc të Pedagogjisë së të shtypurve u shpërndanë nëpër rrugë nëntokësore si pjesë e "armatimit ideologjik" të grupeve të ndryshme revolucionare si p.sh. Lëvizja e Ndërgjegjes Zezake. Në vitet 1970 dhe 1980 libri u ndalua dhe mbahej në mënyrë klandestine. [5]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "About Pedagogy of the Oppressed". Arkivuar nga origjinali më 2011-10-12. Marrë më 2011-06-01.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Paulo's Freire Pedagogy of the Oppressed". The Educationist. 13 nëntor 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Freire, Paolo (2014) Pedagogy of Hope: Reliving Pedagogy of the Oppressed, New York: Bloomsbury, p.67.
- ^ Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed (bot. 30th anniversary). New York: Bloomsbury. fq. 16. ISBN 9780826412768. OCLC 43929806.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Archie Dick (2010) "Bibliotekarët dhe lexuesit në Luftën Anti-Apartheid të Afrikës së Jugut", ligjëratë publike e mbajtur në Bibliotekën Kryesore të Tampereut, 19 gusht 2010.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed. New York: Continuum, 2007.
- Freire, Paulo. Pedagogy of the Oppressed, 30th Anniversary ed. New York: Continuum, 2006.
- Rich Gibson, The Frozen Dialectics of Paulo Freire, in NeoLiberalism and Education Reform, Hampton Press, 2006.
Linqe të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pedagogy of the Oppressed by Paulo Freire Arkivuar 9 gusht 2024 tek Wayback Machine
- A detailed chapter by chapter summary
- Noam Chomsky, Howard Gardner, and Bruno della Chiesa discussion about the book's impact and relevance to education today at the Askwith Forum commemorated the 45th anniversary of the publication of the book.