Jump to content

Deshkollimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Deshkollarizimi)
Fëmijët në një aktivitet jashtëshkollor në shtëpi - Unschooling

Deshkollimi ose Deshkollarizimi është një term i përdorur në trajtimet e Ivan Illich mbi shkollën dhe arsimin e ku paraqet një shmangie nga arsimi, shkolla dhe pedagogjia tradicionale publike (qeveritare) për një lloj arsimi, shkolle dhe pedagogjie me më pak kufizime në procesin mësimor e cila përqendrohet më shumë në vlerën edukative të kuriozitetit natyror. Madje Ivan Illich është edhe autor i veprës me titull "Deschooling Society" (Shoqëria në deshkollim). [1] Qëllimi përfundimtrar i përfaqësuesve të deshkollimit është "shuarja e shkollës".

Deshkollimi është një koncept autor i të cilit konsiderohet të jetë Ivan Illich, i cili kishte qëllim rivlerësimin dhe ristrukturimin e sistemit tradicional të arsimit që fëmijët marrin zakonisht.[2] Illich besonte se shkollat kanë një "kurrikulë të fshehtë" e cila bën që mësimi të përputhet me notat dhe akreditimin në vend të aftësive të rëndësishme.[3] Ai mendonte se arsimimi modern është i fokusuar në rritjen e shkollave si një sistem industrial, një industri toksike që specializohet në atë që familjet duhet të jenë në gjendje të formojnë vetveten, përmes arsimimit. Sipas Illich, shkollat janë ato që ndërlidhin suksesin në letër me shkëlqimin akademik. Si rezultat, shkollat, notat dhe diplomat ofrojnë siguri të rreme se fëmijët dhe nxënësit kanë fituar njohuri në një koncept arsimor të caktuar.

John Holt ishte një mësimdhënës që gjithashtu besonte në konceptin e "deshkollimit" (Deschooling). Mendimet e tij ishin të ngjashme me ato të Illich, sepse asnjëri prej tyre nuk ishte i bindur se shkolla ishte vendi ku nxënësit mësonin gjithçka që ata kishin nevojë të dinin. Në vend të kësaj, ata theksuan se nxënësit mësojnë vazhdimisht përmes mënyrave të tjera, si p.sh. përfshirja në botën natyrore. Illich dhe Holt e shihnin shkollën si të pakënaqshme për shkak të fokusimit të tyre në "dresurë (skill drill) në vend të metodave të tjera të mësimit. Po ashtu, teoritë e deshkollimit shihnin arsimin si një mjet për të ruajtur rendin social.[4] Prandaj, ata dëshironin të "denoncojnë monopolin që institucionet tradicionale arsimore mbajnë mbi arsimimin dhe mësimdhënien."

Qëndrimet e tyre fillimisht ishin të skajshme, gjë që shihet edhe në esenë me titull "Shkolla: Lopa e Shenjtë" (School: The Sacred Cow) shkruar dhe botuar në vitin 1968 nga Ivan Iliçi. Më vonë duket se këto qëndrime ekstreme janë relativizuar deri aty sa "Deshkollimi" i individit ripërkufizohej si diçka që nuk do të thotë shpërfillje a aktit të të mësuarit ose të arsimimit në shkolla. Pikëpamjet e Illichit dhe Holtit për një shoqëri të deshkollarizuar duan të na sigurojnë që secili e ka mundësinë e zgjedhjes nëse ata (ose fëmijët e tyre) do të shkojnë në shkollë ose jo. Në vend se të jenë të detyruar për të shkuar në shkollë, duke iu nënshtruar një testi para se të hyjnë në një shkollë apo duke e mohuar mundësinë për të mësuar një temë të dëshiruar, njerëzit do të jenë të lirë të zgjedhin se si ata do të mësojnë.[5] Sipas John Holt, një avokues i deshkollimit, "një shoqëri e deshkollarizuar do të jetë një shoqëri në të cilën të gjithë do të kenë mundësi të gjera dhe të lira të zgjedhjes për të mësuar çdo gjë që ata do të dëshirojnë për të mësuar, qoftë në shkollë apo edhe në mënyra krejtësisht të ndryshme." [5] Illich shpiku termin "deshkollim - deshkollarizim" (deschooling) ndërsa Holt, më vonë, filloi të përdorë edhe termin "unschooling" për të paraqitur pikëpamjet dhe sistemin e tij arsimor e pedagogjik.

Pikëpamjet mbi deshkollimin e shoqërisë nuk kanë nisur dhe as nuk mbarojnë me Ivan Iliçin, pasi ato kanë ekzistuar edhe më herët. Këtu duhet theksuar sidomos teorinë sovjetike për shuarjen e shkollës me protagonistin e saj kryesor Viktor N. Shulgin, drejtor i Institutit Pedagogjik të Moskës dhe autor i veprave, "Çështjet themelore në edukimin social" (Osnovie voprosi socialjonogo vospitanja") botuar në vitin 1924 dhe "Puna shoqërore e shkollës dhe programi GUS" (Obšćestvenaja rabota školi i programu GUS-a") botuar në vitin 1929, pastaj veprat "School is Dead" (Shkolla është e vdekur) e autorit Everett Reimer botuar në Londër në vitin 1971, punimi "Shkolla pa katedër" shkruar nga Ettore Gelpi, [6] "Fundi i arsimit" (The End of Education - 1996) nga Neil Postman, "Kundër shkollës" (Against School - 2003) nga John Taylor Gatto, "Rasti kundër arsimit: Pse sistemi arsimor është një humbje e kohës dhe parave" (The Case Against Education: Why the Education System Is a Waste of Time and Money - 2018) nga Bryan Caplan, etj.

  • Paul Goodman: Growing up absurd. Problems of Youth in the Organized System (= Vintage Books. V, 32). Vintage Books (Random House), New York NY 1960 (In deutscher Sprache: Aufwachsen im Widerspruch. Über die Entfremdung der Jugend in der verwalteten Welt. 2. Auflage. Verlag Darmstädter Blätter Schwarz, Darmstadt 1972, ISBN 3-87139-010-0).
  • Ivan Illich: Deschooling Society (= World Perspectives. Band 44, ZDB-2716557-7). Harper and Row, New York NY 1971.
  • Ivan Illich: The Breakdown of School: A Problem or a Sympton? In: Interchange. Band 2, Nr. 4, 1971, S. 1–10, ISSN 0826-4805, doi:10.1007/BF02287078.
  • Ivan Illich: The Deschooling of Society. In: Bruce Rusk (Hrsg.): Alternatives in Education. The Ontario Institute for Studies in Education Fifth Anniversary Lectures. General Pub. Co., Toronto 1971, ISBN 0-7736-1008-1.
  • Ian Lister: The challenge of Deschooling. In: Ian Lister (Hrsg.): Deschooling. A Reader. Cambridge University Press, London u. a. 1974, ISBN 0-521-09845-9.
  • John Holt. "GWS - About Growing Without Schooling". John Holt GWS (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2023. Marrë më 2018-12-02.
  1. ^ "deschooling | Definition of deschooling in English by Oxford Dictionaries". Oxford Dictionaries | English (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2019. Marrë më 16 nëntor 2018.
  2. ^ "DESCHOOLING SOCIETY". David Tinapple (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2018.
  3. ^ Weston, Anthony (1 janar 1996). "Deschooling Environmental Education". Canadian Journal of Environmental Education (në anglishte amerikane). 1 (1): 35–46. ISSN 1205-5352.
  4. ^ Zaldívar, Jon (2016). "Social Imaginaries and Deschooling". Encyclopedia of Educational Philosophy and Theory (në anglisht). fq. 1–5. doi:10.1007/978-981-287-532-7_384-1. ISBN 978-981-287-532-7.
  5. ^ a b Routray, Sailen (2012). "Deschooling Society". Contemporary Education Dialogue (në anglisht). 9 (1): 85–104. doi:10.1177/097318491100900105. ISSN 0973-1849.
  6. ^ Rexhepagiq, Jashar (2008). Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare [Essential Issues in International Pedagogy]. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Kosova Academy of Sciences and Arts). fq. 137–144. ISBN 9789951413657. OCLC 426067833.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]