Jump to content

Pedagogu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pedagog (nga greqishtja e lashtë: παιδαγωγός - paidagogós) quhet ai që i mëson dhe edukon fëmijët dhe të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji.

Termi pedagog rrjedh nga fjala greke ὁ παιδαγωγός (ho paidagogós, nga: [παῖς] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) 'djal', 'fëmijë'; [ἄγειν] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help), [ἀγω] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help) 'udhëheq', 'përcjell') në kuptimin e djemve udhëheqës, atëherë mbikëqyrësi, edukatori i djalit, drejtuesi, mësuesi e q; fillimisht i referohej skllevërve të ditur të cilët i shoqëronin fëmijët e skllavopronarve të tyre, zakonisht djemtë, nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas. Jo rrallë, skllevërit e ditur ishin ngarkuar ose u ishte besuar gjithashtu edhe detyra e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të skllavopronarve. [1] [2] [3] [4] [5]

Termi "pedagog" përdoret kryesisht për një person që ka një diplomë dhe ka kryer studimet nga fusha e pedagogjisë, pastaj edhe për ata që kanë kryer një mastershkenca pedagogjike. Në shkencën bashkëkohore mbi edukimin bëhet dallimi në mes të pedagogut në kuptim të gjerë dhe pedagogut në kuptim të ngushtë. Termi pedagog në kuptim të gjërë zbatohet për të gjithë mësimdhënësit duke përfshirë këtu edukatorët, mësuesit, arsimtarët, dhe profesorët, të cilët vetëm praktikisht merren me edukimin, arsimimin dhe mësimdhënien. Këtu përfshihen kryesisht anëtarët e menaxhmentit të shkollës (pedagogët shkollorë) ose ata që punojnë në shërbime profesionale në institucionet parashkollore, shkolla, ente, institute dhe shërbime tjera arsimore. Në kuptimin më të ngushtë, pedagogë janë vetëm ata që kanë diplomuar, magjistruar ose doktoruarë në fushën e shkencave pedagogjike dhe të cilët janë praktikisht dhe (ose) teorikisht të përfshirë në këtë proces. Këtu hyjnë të gjithë ata të ciët kanë fituar titullin e masterit ose të doktorit të pedagogjisë dhe merren me veprimtari hulumtuese, kërkimore shkencore pedagogjike, që merren me studime teorike dhe empirike të problemeve pedagogjike në praktikën edukative dhe arsimore me qëllim të avancimit të mësimdhënies dhe studimeve pedagogjike në përgjithësi.[6] [7] [2]

Roli dhe detyrat e pedagogut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roli i pedagogut ka pësuar ndryshime relativisht të mëdha si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur ndër vite. Detyrat, përgjegjësitë dhe pritshmëritë për punën e pedagogut janë rritur tejet shumë, së pari, rreth njohjes së këtyre ndryshimeve, njohjes së implementimit të kurrikulës, e pastaj vështirësitë me të cilat përballen mësimdhënësit dhe ndihma që duhet ofruar atyre. Këto ndryshime në përgjithësi kanë ndikuar në shfaqjen e roleve të shumëfishta të pedagogut të shkollës. Që këto ndryshime të trajtohen me kujdes dhe me profesionalizëm kërkohet planifikim, programim dhe organizim i punës edukativo-arsimore. Ҫdo planfikim dhe organizim, në këtë rast, planifikimi dhe organizimi i punës edukativo-arsimore kërkon vlerësim që të kuptohet se a realizohet procesi edukativo-arsimor në mënyrën e duhur. [8] Por cili është roli i pedagogut në këtë rast dhe cila është ndihma që ofron ai? Vlerësimi i punës edukativo-arsimore bëhet nga ana e pedagogut i cili mbështet në dokumentacionet e shkollës. Shkolla si institucion ka dy lloj dokumentacionesh: dokumentacionin administrativ dhe pedagogjik të jashtëm i cili përfshin të gjitha dokumentet zyrtare të institucioneve që udhëheqin procesin e punës në shkollë dhe dokumentacionin administrativ dhe pedagogjik të brendshëm i cili përfshin në vete të gjitha dokumentet e përgaditura nga shkolla dhe të cilat janë pjesë e punës së saj. Njohja e këtyre dokumentacioneve nga ana e pedagogut bënë të mundshme që ai të njohë kërkesat nga institucionet e larta, gjegjësisht kërkesat dhe pritshmëritë në dokumentet e institucioneve të jashtme për realizimin e procesit edukativo-arsimor. Pedagogu shikon dhe vlerëson këto dokumente në përputhshmëri me dokumentet pedagogjike të brendshme të shkollës, ku implementimin e kërkesave të praktikave të reja zhvillimore e bënë përmes bashkëpunimit me udhëheqësit e shkollës dhe gjithë akterëve të tjerë. Ҫdo risi apo projekt ose praktikë e re shfaqë ndryshime në ecurinë e procesit mësimor duke shfaqë në të njëjtën kohë pritshmëri të reja tek mësimdhënësit. Pedagogu i shkollës bashkëpunon me udhëheqësit e shkollës në realizimin e projekteve të reja mësimore dhe në mbajtjen e trajnimeve me bazë në shkollë të mësimdhënësve për plotësimin e çdo nevoje rreth implementimit të këtyre projekteve. Dokumentacioni administrativ dhe pedagogjik i brendshëm përpos dokumenteve rreth ecurisë mësimore dhe punës edukativo-arsimore të mësimdhënësve ka dhe dokumentet për punës personale që kryen pedagogu i shkollës.

Pedagogu i shkollës përveҫ formave dhe aktiviteteve ai përgadit edhe ligjerata për nxënës dhe arsimtar, si dhe rritë efikastietin e trekëndëshit shkollë-familje-nxënës. Ai është në gjendje të shohë problemet dhe të ndërmarrë masat e duhura me kohë. [1] Gjithashtu ndihmon në përpilimin e planit operativ vjetor dhe mujor; merr pjesë në punën rreth regjistrimit të nxënësve në klasë të parë si dhe ndihmon në organizimin dhe mbajtjen e mësimit plotësues, vazhdues dhe shtues.

Pedagogu i shkollës ka para vetes një mori detyrash që e karakterizojnë punën e tij në shkollë. Në fakt, këto detyra janë të lidhura plotësisht me shkollën si institucion eduakativo-arsimor, me gjithë faktorët që ndërveprojnë në realizimin dhe zhvillimin e procesit edukativ dhe arsimor. Realizimi i këtyre detyrave nga ana e pedagogut të shkollës duhet të bëhet në përputhshmëri të plotë me ligjet e përcaktuara nga organet më të larta drejtuese arsimore dhe dokumentetet tjera pedagogjike relevante. Puna edukativo- arsimore padyshim që kërkon planifikim në rend të parë dhe organizim të mire. Pedagogu i shkollës ndërvepron me mësimdhënësit në realizimin e programimit dhe zhvillimit të sukesesshëm të punës edukative dhe arsimore. Zhvillimi i suksesshëm i punës edukativo-arsimore shpeshherë mund të arrihet vetëm tek disa mësimdhënës e jo tek tërë stafi, andaj shkolla duhet të ketë një plan zhvillimor, hartimi dhe mbështetja e të cilit bëhet nga ana e pedagogut. Krijimi i një plani zhvillimor mund të themi që paraqet një listë me hapa, në baza të të cilave do realizohet procesi mësimor në shkollë. Puna edukativo-arsimore në anën tjetër përfshin planprogramet e realizuara nga mësimdhënësit, që duhet të jenë në përputhshmëri me kërkesat specifike si: të krijohen planprograme që ndikojnë në përgaditje shkencore me dituri të reja dhe përgaditja e brezit për jetë. Krijuesit e planprogrameve, pra mësimdhënësit, duhet të kenë përgaditje edhe ne aspektin pedagogjik, psikologjik dhe didaktik.

Pedagogë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga trojet shqiptare

  1. ^ a b Shulman, Lee (1987). "Knowledge and Teaching: Foundations of the New Reform" (PDF). Harvard Educational Review. 15 (2): 4–14. Marrë më 12 qershor 2017. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Blueprint for government schools. Flagship strategy 1: Student Learning. The Principles of Learning and Teaching P-12 Background Paper" (PDF). Department of Education and Training Victoria. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2017. Marrë më 12 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Analysis of Pedagogy". Educ.utas.edu.au. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2009. Marrë më 2010-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Petrie et al. (2009). Pedagogy – a holistic, personal approach to work with children and young people, across services. p. 4. Arkivuar 15 mars 2022 tek Wayback Machine
  5. ^ Aarhus University Department of Education (DPU) - Research
  6. ^ "Definition of "pedagogy" - Collins English Dictionary". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "pedagogy noun - definition in British English Dictionary & Thesaurus - Cambridge Dictionary Online". Dictionary.cambridge.org. 2012-10-10. Marrë më 2012-10-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Hoti, D., Zabeli, N., Shahini, M., Arënliu, A., Gashi, L. J., Buleshkaj, O., et al. (2016). Vëllimi II puna e pedagogut të shkollës. Prishtinë: Masht ; USAID ; fondacioni Zvicërran Terre des Hommes.