Shërbimi pedagogjik i shkollës
Shërbimi pedagogjik i shkollës është një organ profesional i cili merret me organizimin dhe avancimin e punës profesionale edukative dhe arsimore në shkollë.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shërbimi pedagogjik ishte ndjerë si nevojë qysh në Rezolutën e Kongresit III të pedagogëve të Jugosllavisë në vitin 1973 që kishte shtrirje vetëm në shkollat fillore e pastaj dhe në Kongresin IV të vitit 1977 ku theksohej se realizimi i qëllimeve dhe i detyrave të arsimit të mesëm kërkon angazhimin e pedagogëve dhe psikologëve të shkollës, të punëtorëve social dhe ekspertëve tjerë që janë të thirrur të ndihmojnë zhvillimin e gjithëanshëm të personalitetit [1] ‘’Shërbimi pedagogjik-psikologjik u paraqit në kohëra të ndryshme. Në Zagreb u paraqit në vitet 1954/1955 kur dhe u punësua psikologu i parë në shkollë fillore dhe 4 vite më vonë u punësua pedagogu. Pastaj në Slloveni në vitet 1954, në Beograd në vitin 1958 , në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1959 dhe në Kosovë daton qysh nga viti 1978[2]
Në Kosovë, funksionin e shërbimit në fillim e kryenin Entet pedagogjike komunale dhe ndërkomunale, e më vonë Enti pedagogjik i Kosovës me seli në Prishtinë’’ [3] Ligjet e para që përcaktuan legalizimin formal të shërbimit pedagogjik-psikologjik ishin Ligji i përgjithshëm për shkollat 1958 dhe Ligji për shkollën fillore 1959, ku prapë jetësimi në praktikë u bë në mënyra të ndryshme. Në fillim u punësuan pedagogët me arsyen se ishin numër i vogël i psikologëve të diplomuar. [4] Viti 1999 solli reforma të mëdha në sistemin arsimor që nuk qenë aspak në favor të shërbimit profesional në shkollë. Me kërkesën për reduktimin e administratës, në shumicën e shkollave u larguan pedagogët, ndonëse nevojat për praninë e tyre kanë qenë çdo herë prezente, e sidomos me ndryshimet e mëdha shoqërore që kanë sjellur dukuri negative në shkollë [5] Në fakt kjo fatkeqësisht ishte përkrahur nga një numër i madh i drejtorëve që shprehnin mos nevojën e pranisë së pedagogut në shkollë. Gjithashtu një numër i caktuar i pedagogëve kishin theksuar se të qenurit pedagog kërkon përgjegjësi të mëdha dhe është një punë që ballafaqohet me shumë kërkesa dhe vështirësi. Në anën tjetër kur mendon për arsyen që duhet të jetë shërbimi profesional në shkollë, është pikërisht puna e tyre që dërgon drejt suksesit. Jo të gjithë mësimdhënësit janë të përgatitur në mënyrë të njëjtë dhe maksimalisht për punën e tyre. Në procesin mësimor gjërat vazhdimisht ndryshojnë dhe është e pamundur të jesh i suksesshëm gjatë gjithë kohës pa pasur ndonjëherë probleme apo vështirësi. Në qoftë se kërkohet për cilësi në procesin mësimor dhe në të tërë arsimin, atëherë duhet me domosdo të jetë i përfshirë shërbimi profesional në shkollë. Si pedagogu, psikologu, punëtori social, mjeku kanë detyrat dhe obligimet e tyre qoftë ndaj mësimdhënësve, ndaj nxënësve dhe ndaj tërë shkollës.‘’Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, i miratuar në vitin 2002 nuk e parasheh shërbimin profesional në shkollë. Por, në vitin 2003 Mininstria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , nxjerr udhëzimin administrativ nr.o4/2003, në te cilin në kuadër të personelit të shkollës përfshihen bashkëpunëtorët profesiona. Ky udhëzim nuk përfshinte shërbimin profesional tërësisht por vetëm psikologun e shkollës, duke shfaqur mos nevojshmërinë për pedagogun, punëtorin social apo mjekun. [5]
Shërbimi pedagogjik sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2011 u krijua ligji mbi arsimin parauniversitar në Kosovë ku shërbimi profesional njihej si shërbim pëdagogjik dhe në kuadër të tij përfshihej pedagogu, psikologu, këshilltari i shkollës që kishin detyrë përmirësimin dhe avancimin e punës në shkollë[5] Sipas udhëzimit administrative nr 26/2013 shërbimi profesional zgjidhej nga komuna në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT-i, ku përfshihej mjeku, pedagogu, psikologu, këshilluesi dhe punëtori social. Ky udhëzim lë në dorën e komunës përzgjedhjen e shërbimin profesional në bazë të disa kritereve:
- Një shërbyes profesional, punësohet në institucionin edukativo-arsimor nëse institucioni ka mbi 1000 nxënës/fëmijë.
- Shërbyes profesional, mund të punësohen edhe në disa institucione edukativo-arsimore, të cilat bashkë e arrijnë numrin mbi 1000 nxënës/fëmijë.
- Shërbyesit profesional, mund të punojnë si mësimdhënës vetëm nëse posedojnë licencë për mësimdhënës’’.
Ndërsa MASHT ka vetëm këto kompetenca për shërbimin profesional:-
- Të përcaktojë nivelin e kualifikimit profesional sipas normativit.
- Të licencojë shërbyesit profesional, pedagogët, psikologët dhe sociologët.
- Këshilli shtetëror për licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM), akrediton programet për zhvillim profesional për kategoritë e cekura më lartë. (Masht, UA26, 2013).
Pedagogu i shkollës punon së bashku me psikologun e shkollës në të gjitha çështjet e përbashkëta profesionale të përcaktuara nga udhëzimi administrativ për shërbimin profesional. Andaj, pedagogu i shkollës ka për detyrë të kordinojë aktivitetet mësimore të realizuara nga mësimdhënësi, të ndihmojë në krijimin e planprogrameve duke vlerësuar nevojat për ndryshim apo plotësim, mangësitë e ndryshme, përmbajtjet mësimore dhe të kontrollojë se a janë të bazuara në interesat dhe nevojat e zhvillimit të personalitetit të nxënësit[4] Shumica e pedagogëve punojnë në fushën e edukimit dhe kujdesit të fëmijërisë së hershme. Në këtë kontekst ato janë të krahasueshme me "Parashkollën mësues "në vende të tjera. Në sektorin e kujdesit jashtë shkollës ata mund të krahasohet me "punonjësit e lojës" ose "instruktorët e re kreacionit", dhe në shërbime të tjera ato janë më shumë si "Punëtorët social" ose "Edukatorët".[6]
Detyrat e pedagogut të shkollës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedagogu i shkollës kontrollon rrjedhjen e orës mësimore, qasjen metodologjike, përcjell vlerësimin e nxënësve, kohën dhe mënyrën se si ata vlerësohen, si dhe përgadit raport për orët e hospituara duke dhënë rekomandime, këshilla dhe sugjerime për arritjen e rezultateve të dëshiruara qoftë për njësi mësimore apo lëndë të caktuara mësimore.[4]
Shërbimi profesional, gjegjësisht pedagogu i shkollës ka para vetes një mori detyrash që e karakterizojnë punën e tij në shkollë. Në fakt, këto detyra janë të lidhura plotësisht me shkollën si institucion eduakativo-arsimor, me gjithë faktorët që ndërveprojnë në realizimin dhe zhvillimin e procesit edukativ dhe arsimor. Realizimi i këtyre detyrave nga ana e pedagogut të shkollës duhet të bëhet në përputhshmëri të plotë me ligjet e përcaktuara nga MASHT-i dhe dokumentetet tjera pedagogjike relevante. Puna edukativo- arsimore padyshim që kërkon planifikim në rend të parë dhe organizim të mire. Pedagogu i shkollës ndërvepron me mësimdhënësit në realizimin e programimit dhe zhvillimit të sukesesshëm të punës edukative dhe arsimore. Zhvillimi i suksesshëm i punës edukativo-arsimore shpeshherë mund të arrihet vetëm tek disa mësimdhënës e jo tek tërë stafi, andaj shkolla duhet të ketë një plan zhvillimor, hartimi dhe mbështetja e të cilit bëhet nga ana e pedagogut. Krijimi i një plani zhvillimor mund të themi që paraqet një listë me hapa, në baza të të cilave do realizohet procesi mësimor në shkollë. Puna edukativo-arsimore në anën tjetër përfshin planprogramet e realizuara nga mësimdhënësit, që duhet të jenë në përputhshmëri me kërkesat specifike si: të krijohen planprograme që ndikojnë në përgaditje shkencore me dituri të reja dhe përgaditja e brezit për jetë. Krijuesit e planprogrameve, pra mësimdhënësit, duhet të kenë përgaditje edhe ne aspektin pedagogjik, psikologjik dhe didaktik.
Andaj, pedagogu i shkollës ka për detyrë të kordinojë aktivitetet mësimore të realizuara nga mësimdhënësi, të ndihmojë në krijimin e planprogrameve duke vlerësuar nevojat për ndryshim apo plotësim, mangësitë e ndryshme, përmbajtjet mësimore dhe të kontrollojë se a janë të bazuara në interesat dhe nevojat e zhvillimit të personalitetit të nxënësit[3] Të gjitha këto dhe shumë cilësi të tjera pedagogu i shkollës i vëren gjatë monitorimit dhe vlerësimit që e bënë gjatë vizitave nëpër orë mësimore. Monitorimin dhe vlerësimin e bënë pedagogun e shkollës përgjegjës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, andaj gjithmonë duhet tentuar në zhvillimin e një komunikimi efektiv me mësimdhënësit, në një vlerësim të drejtë, në ofrimin e ndihmës së vazhdueshme në mënyrë që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit. Në anën tjetër, shkolla si institucion, mësimdhënësi dhe punëtorët e shërbimit profesional si faktor edukativ, çdo herë duhet të jenë ‘’të përditësuar’’ me të rejat më të fundit në çdo fushë zhvillimi, në mënyrë që të realizojnë punë edukative dhe arsimore sa më cilësore konform nevojave të vet nxënësit dhe ndryshimeve shoqërore, ekonomike, sociale etj. Pedagogu në këtë rast ka detyrë që të hulumtojë rreth nevojave mësimore, të sjellë praktika dhe projekte të reja duke bërë hartimin e tyre gjithmonë në përputhshmëri me këto nevoja. Bashkëpunimi efikas mes drejtorit të shkollës dhe pedagogut do realizonte dhe plotësonte më së miri këto nevoja mësimore, praktika e projekte duke tentuar gjithmonë që të jenë në pajtueshmëri me planin zhvillimor të shkollës. Të njëjtën kohë bashkëpunimi me prindërit, nxënësit, komunitetin, është më se i domosdoshëm për arritjen e një mbarëvajtje të përgjithshme të punës në shkollë. Preferohet që pedagogu i shkollës të marrë pjesë në mbledhjet e këshillave të prindërve, nxënësve që të njihet për së afërmi më qfardo kërkese apo nevoje të tyre dhe në të njëjtën kohë të prezantojë mënyrat, teknikat dhe strategjitë më të mira për arritjen e suksesit të punës edukativo-arsimore, në aspektin e dhënies dhe pranimit të çdo sugjerimi e këshille, e në përputhje me këto nevoja të jenë të përgaditur për çdo lloj praktike apo sfide që mund të shfaqet në shkollë.[4]
Roli i pedagogut të shkollës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roli i pedagogut ka pësuar ndryshime relativisht të mëdha si pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur ndër vite në sistemin arsimor në Kosovë. Detyrat, përgjegjësitë dhe pritshmëritë për punën e pedagogut janë rritur tejet shumë, së pari, rreth njohjes së këtyre ndryshimeve, njohjes së implementimit të Kurrikulës së Kosovës, e pastaj vështirësitë me të cilat përballen mësimdhënësit dhe ndihma që duhet ofruar atyre. Këto ndryshime në përgjithësi kanë ndikuar në shfaqjen e roleve të shumëfishta të pedagogut të shkollës. Që këto ndryshime të trajtohen me kujdes dhe me profesionalizëm kërkohet planifikim, programim dhe organizim i punës edukativo-arsimore. Ҫdo planfikim dhe organizim, në këtë rast, planifikimi dhe organizimi i punës edukativo-arsimore kërkon vlerësim që të kuptohet se a realizohet procesi edukativo-arsimor në mënyrën e duhur.[3] Por cili është roli i pedagogut në këtë rast dhe cila është ndihma që ofron ai? Vlerësimi i punës edukativo-arsimore bëhet nga ana e pedagogut i cili mbështet në dokumentacionet e shkollës. Shkolla si institucion ka dy lloj dokumentacionesh: dokumentacionin administrativ dhe pedagogjik të jashtëm i cili përfshin të gjitha dokumentet zyrtare të institucioneve që udhëheqin procesin e punës në shkollë dhe dokumentacionin administrativ dhe pedagogjik të brendshëm i cili përfshin në vete të gjitha dokumentet e përgaditura nga shkolla dhe të cilat janë pjesë e punës së saj.Njohja e këtyre dokumentacioneve nga ana e pedagogut bënë të mundshme që ai të njohë kërkesat nga institucionet e larta, gjegjësisht kërkesat dhe pritshmëritë në dokumentet e institucioneve të jashtme për realizimin e procesit edukativo-arsimor. Pedagogu shikon dhe vlerëson këto dokumente në përputhshmëri me dokumentet pedagogjike të brendshme të shkollës, ku implementimin e kërkesave të praktikave të reja zhvillimore e bënë përmes bashkëpunimit me udhëheqësit e shkollës dhe gjithë akterëve të tjerë. Ҫdo risi apo projekt ose praktikë e re shfaqë ndryshime në ecurinë e procesit mësimor duke shfaqë në të njëjtën kohë pritshmëri të reja tek mësimdhënësit. Pedagogu i shkollës bashkëpunon me udhëheqësit e shkollës në realizimin e projekteve të reja mësimore dhe në mbajtjen e trajnimeve me bazë në shkollë të mësimdhënësve për plotësimin e çdo nevoje rreth implementimit të këtyre projekteve. Dokumentacioni administrativ dhe pedagogjik i brendshëm përpos dokumenteve rreth ecurisë mësimore dhe punës edukativo-arsimore të mësimdhënësve ka dhe dokumentet për punës personale që kryen pedagogu i shkollës.
Pedagogu i shkollës së pari duhet të ketë një plan për menaxhimin e dokumentacionit pedagogjik shkollor, duhet të përpunojë një plan vjetor për punën e tij dhe planin e veprimit sipas këtij plani vjetor, të ketë një kalendar të takimeve dhe aktiviteteve kryesore, ditarë për mentorimin e procesve mësimore, evidenca dhe raporte për punën mësimore gjatë vëzhgimeve në orë mësimore, pastaj të ketë edhe një evidencë për aktivitetet e zhvilluara si dhe një plan të veçantë për punën më nxënësit dhe me mësimdhënësit varësisht nevojave të tyre. Realizimi i suksesshëm i punës së pedagogut të shkollës arrihet atëherë kur pedagogu ka njohje në aspektin teorik dhe praktikë qoftë për procesin mësimor, për metolodologjinë mësimore, për pengesat që mund të shfaqen gjatë procesit mësimor. Njohja e tyre mundëson që mësimdhënësit të ndjenjë siguri tek pedagogu i shkollës sepse vërtet gjërat janë shumë më ndryshe kur thuhen ne teori dhe kur aplikohen në praktikë. Kur pedagogu ka këtë kompetencë dhe fushë të arritshme atëherë bëhet një analizues dhe vlerësues suksesiv i punës mësimore. Pedagogu i shkollës vëzhgon dhe hospiton orën mësimore, vlerëson dhe bashkëpunon në krijimin e planeve dhe programeve mësimore së bashku me mësimdhënësit, ndihmon dhe këshillon në nevojat dhe sfidat e mësimdhënësve dhe përkrah mësimdhënësit në vlerësimin e nxënësve. Pedagogu i shkollës vlerëson performancën e mësimdhënësve duke krijuar raporte për vlerësimin e tyre si dhe duke kërkuar vetvlerësim nga ana e mësimdhënësve për punën e tyre.[3] Kjo bënë që vetë mësimdhënësit të shohin cilat janë fushat e suksesshme të tyre dhe cilat janë fushat që kanë nevojë për përmirësime. Kohëve të fundit, puna mësimore e mësimdhënësve dhe vlerësimi i punës mësimore nga ana e pedagogut të shkollës mbështet në Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar (2011/ e rishikuar me 2016). Kjo kornizë ‘’përcakton një qasje të bazuar në kompetenca, respektivisht qasje të orientuara kah rezultatet e pritura që duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të shkollimit’’ Roli i mësimdhënësve tashmë nuk ishte vetëm të ofronte dije, por të zhvillonte kompetencat kryesore, të zhvillonte shkathtësi sociale, shkathtësi të planifikimit, vlerësimit, monitorimit, të zhvillonte aftësi për organizimin e proceseve efektive mësimore duke pasur parasysh dallimet e interesave, afiniteteve dhe mundësive të nxënësve. Roli i shërbimit profesional, gjegjësisht roli i pedagogut të shkollës u përcaktua si mbikëqyrës i performancës së kuadrit mësimor, si planifikues dhe bashkëpunues me mësimdhënësit për procesin mësimor, inicues dhe mentorues, si dhe përkrahës i organeve udhëheqëse të shkollës për zbatimin e kurrikulës[7]
Gjatë realizimit të punës së tij pedagogu i shkollës mund të hasë edhe në shumë pengesa, që shpeshherë keto pengesa lidhen me personalitetin e mësimdhënësit. Disa mësimdhënës shpeshherë shfaqin sjellje të tipit autoritar duke mos ofruar hapësirë për bashkëpunim me të dhe mos pranuar asnjë kritikë apo këshillë nga të tjerët, as nga pedagogu, ose mund të shfaqin sjellje indiferente duke mos u shqetësuar për rrjedhjen e orës, interesat dhe nevojat e nxënësve apo duke u shqetësuar vetëm për punën e tij dhe jo për nxënësit ose e kundërta. Këto personalitete të mësimdhënësve ndikojnë shumë në cilësinë e bashkëpunimit me pedagog. Në këtë rast pedagogu i shkollës gjenë përshtatje për personalitetin e mësimdhënësit duke përdorur takt pedagogjik dhe duke ofruar një klimë pozitive të bashkëpunimit, duke tentuar që të mbështes dhe zhvillojë anët pozitive të mësimdhënësit dhe të ndikojë që mësimdhënësi të kuptojë fushat ku ka nevojë për ndryshime. Kjo mund të arrihet kur pedagogu ofron komunikim emaptik që nënkupton bashkëndjesinë me gjendjen e mësimdhënësit duke krijuar bindjen tek mësimdhënësi që tek ai mund të drejtohet për çdo nevojë dhe problem që ka. Pedaogogu i shkollës zhvillon punën e tij me profesionalizëm dhe qasje pedagogjike ndaj punës së mësimdhënësve dhe punës së shkollës. Kështu një nga rolet e pedagogut të shkollës është edhe të qenurit këshillues pedagogjik.Këshillimi pedagogjik ka për qëllim ofrimin e ndihmës profesionale nga ana e ekspertëve të specializuar si (pedagogët, psikologët, punëtorët socialë, mjekët) që kanë përgaditje profesionale në njohjen e qëllimeve të edukatës, subjekteve që edukohen dhe menyrën se si duhet realizuar puna instruktive pedagogjike. Puna e pedagogut në këtë rast kërkon përgaditje të shumëanshme, pikë së pari, në njohjen dhe rrjedhjen e procesit të këshillimit, njohjen e metodave dhe teknikave se si duhet realizuar këshillimin pedagogjik qoftë me nxënës, mësimdhënës, familjen, komunitetin apo faktorët e tjerë edukativ’’.Këshillimi pedagogjik ofron qasje dhe programe të shumëllojshme, që nga ana e pedagogut të shkollës duhet bërë përzgjedhja e duhur e tyre konform nevojave dhe kushteve adekuate. Këshillimi pedagogjik dhe profesional i pedagogut të shkollës zhvillohet me nxënësin, mësimdhënësin, familjen, me komunitetin dhe me faktorët e tjerë edukativ. Gjatë këshillimit pedagogjik me nxënësin, pedagogu arrin të njoh karakterin e nxënësit, nevojat dhe interesat e tij dhe në bazë të tyre realizon dhe planin e këshillimit pedagogjik. Duke pasur parasysh që çdo problem dhe vështirësi ndikon në procesin e të nxënit të nxënësve, pedagogu përmes rolit këshillues ofron ndihmë dhe përkrahje për nxënësit gjersa të vërejë ndryshime.
Realizimi i procesit të këshillimit shpesh mund të përcillet me probleme kur nxënësit nuk gjejnë veten në këshillimin e ofruar qoftë nga klima e ofruar apo nga komunikimi që zhvillon pedagogu. Ҫka kërkohet nga pedagogu në këtë rast, është që të ofrojë një klimë pozitive dhe të rehatshme për nxënësin, të jetë komunikues efektiv dhe i gatshëm edhe të dëgjojë mendimet dhe reagimet e nxënësit. Këshillimi preferohet të zgjasë derisa pedagogu të vërejë përmirësime tek nxënësi. Përderisa këshillimi realizohet me nxënësin padyshim që edhe familja bëhet pjesë e këshillimit në mënyrë direkte apo indirekte. Njohja e strukurës familjare, njohja e gjendjes ekonomike, sociale, të familjes, ndikon që pedagogu të njeh menyrën e qasjes ndaj nxënësit dhe ndaj familjes si dhe shpeshherë gjetjen e shkakut të çdo vështirësie me të cilën përballet nxënësi[8] Këshillimi pedagogjik ofron një ndihmesë zinxhirore mes shkollës-nxënësit dhe familjes, duke pasur si qëllim përfundimin e suksesshshëm për subjektin, gjegjësisht nxënësin. Kështu, pedagogu i shkollës përfshihet si ndihmues në këtë trekëndësh duke krijuar një klimë pozitive brenda këtyre faktorëve, e përfshirë nga bashkëpunimi dhe respekti reciprok. Pastaj,merren me studimë,analiza dhe vlerësime, që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë e planprogramve mësimore, të formave të ndryshme të punës edukative ; bëjnë kategorizimin e fëmijëvë sipas aftësive psikofizike për viijimin e shkollës, përkatësisht për orientimin profesional të nxënësv në shkollën e mesme; planifikojne, organizojnë dhe vlerësonë kontaktet ndividuale, në grup dhe kontaktet kolektive me prindër; ndihmojnë arsimtarët të organizojnë drejt punën arsimoreeduaktive, të mos i ngarkojnë nxënësit me faktografi të tepruar,me enciklopedizëm dhe historicizëm.[9] Detyrat e mësuesve janë më të ndërlikuara se kurrë. Ata duhet ti përgjigjen, nevojave të një popullatë të shumëllojshme dhe të ndrushueshme nxënësish, një teknologjie të vendit të punës që ndryshon me shpejtësi, dhe kërkesave për një punë të përkryer nga të gjithë segmentet e shoqërisë. Megjithatë nga ana tjetër, ne kemi një sistem arsimor që në thelb është konservator. Mënyra se si përgaditen mësuesit, mënyra se si janë organizauar shkollat, mënyra se si funskionon hierarkia arsimore, dhe mënyra se si trajtohet arsimi nga politikanët vendimarrës, rezulton në një sistem që ka më shumë të ngjarë të ruaj status-kuonë se sa të sjelle ndryshimin. [10]
Pedagogu i shkollës përveҫ formave dhe aktiviteteve ai përgadit edhe ligjerata për nxënës dhe arsimtar, si dhe rritë efikastietin e trekëndësisht shkollë-familje-nxënës.
Ai është në gjendje të shohë problemet dhe të ndërmarrë masat e duhura me kohë. [1]
Një ashtu ndihmon në përpilimin e planit operativ vjetor dhe mujor; merr pjesë në punën rrethregjistrimit të nxënësve në kalsë të parë si dhe ndihmon në organizimin dhe mbajtjen e mësimit plotësues, vazhdues dhe shtues. [11]
Ky vend pret të i dalin zot. Ata që e shkatërrojnë janë shumë ata që e ndërtojnë janë pak. Kështu që ata që punojnë, duhet të punojnë natë e ditë për të riparuar dëmet që u janë bërë deri tani sistemit tonë arsimor, kjo punë kërkon sakrificë e nuk kërkon që të oresësh shperblim nga të tjerët. [12]
Pedagogu i shkollë është ekspert i cili me punën e tij i kontribon lehtësimit të problemeve të ndryshme që shfaqen në shkollë si tek nxënësit, mësimdhënësit, prindërit apo të gjithë akterët tjerë shkollor si dhe kontrbon në ngritjen e cilësisë së veprimtarisë edukative-arsimore. (Udhëzimi Administrativ MASHT nr.34/2014)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Nuredini, Vaxhid (1999). Metodika e punës së pedagogut të shkollës-dokimologjia. Prishtinë: Rilindja.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervodeli, J. (2014). Nevoja për shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollimin parauniversitar te Kosoves. Prishtine: Insituti pedagogjik i Kosoves.
- ^ a b c d Hoti, D., Zabeli, N., Shahini, M., Arënliu, A., Gashi, L. J., Buleshkaj, O., et al. (2016). Vëllimi II puna e pedagogut të shkollës. Prishtinë: Masht ; USAID ; fondacioni Zvicërran Terre des Hommes.
- ^ a b c d Hoti, D., Zabeli, N., Shahini, M., Arënliu, A., Gashi, L. J., Buleshkaj, O., et al. (2016). Vëllimi i Shërbimi pedagogjik dhe psikologjik në shkolla. Prishtinë: Masht ; USAID ; Fondacioni Zvicërran Terre des Hommes.
- ^ a b c Beqiri, L. B. (2014). Roli i sherbimit profesional ne shkolle. Prishtine: Insituti pedagogjik i Kosoves.
- ^ https://bupl.dk/ëp-content/uploads/2018/02/publikationer-the_ëork_of_the_pedagogue.pdf
- ^ Masht, & Kosoves, I. p. (2016). Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollë. Prishtinë: Blendi.
- ^ Krasniqi, I., & Deva-Zuna, A. (2012). Një shkollë pa dhunë ( Si ta bëjmë). Prishtinë: Libri shkollor.
- ^ Brada, R. (2005). Pedagjogjia Shkollore. Prishtinë: Riza Brada.
- ^ Fullan, M. (2010). Forcat e ndryshimit ne arsim. Tirane: CDE.
- ^ Kerkime Pedagogjike. (2014). Prishtine: Instituti Pedagogjik i Kosoves.
- ^ Ertugrul, A. D. (2000). Njeriu qe kerkon veteveten . Tirane: Arberia.