Pedocentrizmi
Pedocentrizmi (greqisht: παῖς, παιδός - pais, paidos = fëmijë + latinisht: centrum = qendër) është një drejtim teorik në pedagogji i cili e vendos fëmijën në qendër të procesit arsimor dhe mësimdhënënies. Pedocentrizmi niset në mënyrë të njëanshme vetëm nga natyra e fëmijës, nën ndikimin pikëpamjeve natyraliste të J.-J. Rousseau, pastaj të pedagogut belg Ovide Decroly dhe sidomos nën ndikimin e psikologjizmit, sipas të cilave një fëmijë është "në vetvete" një rregullator i procesit arsimor. Për pedocentristët e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX (Ernst Meuman, Eduard Klaparede, etj.) zhvillimi natyror dhe mësimet e evolucionit janë një pikënisje dhe qëllimi i çdo akti arsimor. Përkrahësit e pedocentrizmit konsiderojnë se në procesin arsimor është e nevojshme të merren parasysh nevojat, preferencat, interesat, dëshirat, idealet dhe impulset spontane të fëmijëve. Pedocentrizmi krahas me njëanshmëritë ka pasur edhe efektet pozitive të tij, sepse punën dhe verpimtarinë arsimore e edukative e ka përqëndruar në aftësitë individuale të fëmijëve, e nuk është mbështetur vetëm në programet dhe tekstet burokratike në një shkollë të ngarkuar me verbalizëm dhe "dresurë". Në përhapjen dhe popullarizimin e pedocentrizmit veçanërisht ka ndikuar libri me titull "Shekulli i fëmijës" (1900) i autores suedeze Ellen Key. Në këtë vepër E. Key duke u nisur nga pikëpamjet individualiste dhe natyraliste, angazhohet për të drejtat maksimale të fëmijëve. Shikuar nga pikëpamja shkencore pedagogjike pedocentrizmi ka mohuar shumë ligjshmëri të procesit mësimor duke e reduktuar atë në një ngjarje spontane dhe të përshtatshme vetëm për fëmijët (një lloj i anarkizmit didaktik), por nga ana tjetër, gjithashtu edhe ka tërhequr vërejtjen në intelektualizmin e tepruar të shkollës herbartiane. Më vonë, disa përfaqësues të pedocentrizmit (si p.sh. John Dewey), i refuzuan disa pikëpamje pedocentriste si shumë të njëanshme. [1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Průcha, J., Walterová, E., & Mareš, J. (1995). Pedagogický slovník. Praha: Portál.
- ^ Pajazit Nushi: Fjalor i psikologjisë. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987, fq. 206