Ellen Key

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ellen Key kabinettfoto.jpg

Ellen Key ose Elen Kej (11 dhjetor 1849 – 25 prill 1926) pedagoge suedeze, shkrimtare, politikane, reformatore sociale, feministe dhe luftëtare për të drejtat e gruas në shoqërinë bashkëkohore. Gjatë tërë jetës së saj u angazhua për emancipimin dhe afirmimin e gruas si dhe u morr edhe me arsimin popullor.

Vepra e saj më e njohur është ajo e botuar në vitin 1900, me titull kuptimplotë "Shekulli i fëmijës" (The Century of the Child)

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Elen Kej u lind në vitin 1849 në Suedin Jugore. Babai i saj ishte një politikan i shquar (kreu i Partisë Demokratike në Parlamentin e Suedisë), një mbështetës i qëndrimeve shoqërore të Jean Jacques Rousseau. Ajo ishte gjatë kohë sekretare personale e babait të saj. Gjatë kësaj periudhe, ka takuar shumë njerëz të famshëm nga Suedia dhe vendet e tjera nordike. Kjo dhe literatura e duhur bëri që ajo e ngriti nivelin e saj të njohurive si dhe arriti të mësonte disa gjuhë.

Interesimet e saj për të drejtat e grave dhe lëvizjen feministe kishin filluar qysh në moshën rinore dhe me punën e saj arriti deri aty sa të konsiderohet si njëra nga feministet më të shquara të kohës së saj.

Në vitin 1880 filloi punën si mësuese e historisë dhe letërsisë në një shkollë të lartë të femrave. Që nga ai moment filloi në mënyrë sporadike e pastaj edhe në mënyrë aktive, angazhimin e saj për të "drejtat e fëmijëve", "edukimin natyrorë" të tyre si dhe angazhimet e saj për një "shkollë të re". Ajo mendonte se lufta për të drejtat e grave është e pandashme nga lufta për të drejtat e fëmijës dhe se këto të drejta janë të kushtëzuara reciprokisht. Kjo është e dukshme në veprën e saj kryesore të vitit 1900, me titull "Shekulli i fëmijës."

Kej u rrit në një familje religjioze, por nga viti 1879 ajo filloi të interesohet për veprat e Darvinit, Spenserit dhe Hakslit. Në vjeshtë të po këtij viti ajo edhe u takua me Hakslin dhe Hekelin, në Londër. Një ndikim të madh në qëndrimin e saj kishte edhe teoria e evolucionit, në të cilën ajo kishte filluar të besonte.

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Veprat kryesore[redakto | përpunoni burim]

  • Individualism and Socialism (1896)
  • Images of Thought (1898)
  • Human-beings (1899)
  • Lifelines, volumes I-III (1903–06)
  • Neutrality of the Souls (1915).
  • War, Peace, and the Future (1916)

Vepra dedikuar të rinjëve dhe grave[redakto | përpunoni burim]

  • The Morality of Woman (1911)
  • The Younger Generation (1914)
  • Love and Marriage (1911)
  • The Woman Movement (1912)[1]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Thorbjörn Lengborn: "Ellen Key (1849-1926). International Bureau of Education. UNESCO. 2000"