Shkolla normale e Prizrenit
Shkolla normale e Prizrenit ka qenë një shkollë e mesme profesionale për përgatitjen e mësimdhënësve që ndodhej në Prizren.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollë e mesme profesionale për përgatitjen e mësuesve të mësimit klasor, me mësim katërvjeçar (nga vitit shkollor 1955/56 pesëvjeçar). Themelohet në Prishtinë, më 1945, ndërsa në vitin shkollor 1947/48 bartet në Prizren. Fillimisht ishte me mësim në gjuhën serbokroate, ndërsa prej vitit shkollor 1955/56 fillon mësimi edhe në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1956/57 suprimohet Shkolla Normale e Gjakovës dhe një numër i nxënësve të saj transferohet në Normalen e Prizrenit. Në kuadër të Normales së Prizrenit prej vitit shkollor 1954/55 veproi edhe shkolla normale e amvisërisë. Në vitin 1954 u organizua kursi veror për kualifikimin e mësuesve dhe më 1967 kursi veror për rikualifikimin e mësuesve nga Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Në vitin shkollor 1973/74, Normalja e Prizrenit shndërrohet në Shkollë të Lartë Pedagogjike (Akademi Pedagogjike).[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1595. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.