Jump to content

Endirudinët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Endirudinët dhe Ilirët e vërtetë (Illyrii Proprie Dicti)

Endirudinët (Latin: Endirudinigreqishten e lashtë Interphrourinoi - Ἰντερφρουρῖνοι) të njohur edhe me emrin Rudinët, ka qenë një fisi ilir të cilët i përmend Plini Plaku si pjesë e grupacionit të njohur me emrin Illyrii proprie dicti ose ilirët e vërtetë.

Lidhur me Rudinët Plini Plaku më konkretisht thot mes tjerash: "... ky rajon përmbante Labeatët, Senedët, Rudinët, Sasaet, Grabët, të quajtur si duhet Ilirë, dhe Taulantët dhe Pyraejët ..." [1] [2] Rudinët përkatësisht endirudinët i përmendin edhe autorë të tjerë si p.sh Apiani [3] Quinto Ennio dhe ndonjë autorë tjetër. [4] [5] Kryeqendra e tyre ndodhej në verilindje të Liqenit të Shkodrës në Anderba - Enderon pranë Nikshiqit.[6] Rudinët apo Endirudinët më vonë shkrihen në fisin e dokletaëve. Karakteristika themelore dalluese e tyre ishte profesioni i blegtorisë dhe sidomos dhentarisë aq sa një racë delesh e mbarështuar prej tyre, edhe sot e kësaj dite quhet delja rudë [7] ndërsa djathi i prodhuar prej tyre ishte i njohur gjerësisht dhe madje eksportohej edhe në Romë.

  1. ^ anglisht: ... this region contained the Labeatae, Senedi, Rudini, Sasaei, Grabaei, properly called Illyrians, and Taulantii and Pyraei ... Latin: ... eo namque tractu fuere Labeatae, Senedi, Rudini, Sasaei, Grabaei; proprie dicti Illyri et Taulantii et Pyraei ... Pliny the Elder (1949). Natural History (në anglisht). Përkthyer nga Rackham, H.; Jones, W.H.S.; Eichholz, D.E. fq. III, 22.
  2. ^ Shkrimtari antik romak Quinto Ennio i njohur ndryshe edhe si Ennio di Rudiae dhe që me prejardhje ishte nga fisi ilir i mesapëve, (qyteza Rudiae), thot mes tjerash: "Ne tani jemi Romakë, që më parë qemë Rudinë". (Latin: Nos sumus Romani qui fuimus ante Rudini; anglisht: We are Romans, who were once Rudini)." Dench, E. (2018). Introduction. In Empire and Political Cultures in the Roman World (Key Themes in Ancient History, pp. 1-17). Cambridge: Cambridge University Press. doi:10.1017/9781139028776.003
  3. ^ Appianus, Illyrica, "Οξυαίους μεν δη και Περθεηνάτας, και Βαθιάτας και Ταυλαντίους, και Καμβαίους, και Κινάμβρους, και Μερρομένους, και Πυρισσαίους, είλε δι' όλης πείρας, έργω δε μείζονι ελήφθησαν, και φόρους όσους εξέλιπον ηναγκάσθησαν αποδουναι, Δοκλεᾶται τε και Κάρνοι και Ιντερεφρουρίνοι και Ναρήσιοι και Γλιντιδίωνες και Ταυρίσκοι."
  4. ^ The Cambridge Ancient History, Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC-AD 69 (Volume 10) by Alan Bowman, Edward Champlin, and Andrew Lintott, 1996, page 577
  5. ^ J.J. Wilkes (1992). The Illyrians. Oxford : Blackwell. fq. 121. ISBN 0-631-19807-5.
  6. ^ Wilkes, J. J. (1996). "The Danubian and Balkan provinces". përmbledhur nga Alan K. Bowman; Edward Champlin; Andrew Linto (red.). The Cambridge Ancient History: The Augustan Empire, 43 B.C—A.D. 69 (në anglisht). Vëll. 10. Cambridge University Press. fq. 545–585. ISBN 0521264308.
  7. ^ Delja Rudë (Këngë popullore për fëmijë)YouTube (3 min)