Amantët


Amantët (Greqishtja e lashtë Άμαντες, Ἀμάντιεύς, Latin Amantes ) ishin një fis i ilirëve në kohërat antike me kryeqendrën e tyre, në Amantia (Amantis Ἀμάντις), i cili ndodhej në bregun e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosa (Aos), në kufirin e Ilirisë dhe Epirit. Origjina e tyre mitike i lidh ata me abantët që luftojnë në Luftën e Trojës sipas emrit alternativ abantes. Burimet historike i përmenden që nga shekulli V pes., vendbanimet kryesore të tyre ishin Amantia, Thronion, Kalaja Olimpe dhe Matohasanaj. Në afërsi të territoreve të Epirit, bashkësia e Amantëve dhe Bylinëve konsiderohen si ndër më të vjetrat në mesin e Ilirëve. Efektet e forta të helenizimit vërehen që nga shekulli IV pes. Të organizuar në Koinone, ata filluan farkimin e monedhave të tyre ndërsa Amantia u bë një vend i rëndësishëm adhurimi. Stadiumi më i njohur nga ajo periudhë në Shqipëri u zbulua gjithashtu në Amantia. Sipas disa mendimeve, amantët janë helenizuar (greqizuar) aty nga shekulli II, kur edhe përmenden për herë të fundit. [1] [2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi klasike i përmendin amantët për herë të parë në shekullin V pes. si banorë të rrethinave të Orikumit: Periplusi i Pseudo-Skylaksit, i renditë në mesin e ilirëve jugorë, krahas me Atintanët. Kjo zonë është e vendosur në kufirin e Ilirisë dhe Epirit, midis lumenjve Ajos ( Vjosa ) dhe sot e njohur si Shushica, në trevën verilindore të Bjeshkëve Akrokeraune. Në veriperëndim ndodhej qyteti i Apolonisë, themeluar në fund të shekullit VII. Vendndodhja e Amantëve nuk ka ndryshuar ndjeshëm gjatë shekujve.Pausanias në veprën e tij gjeografike të shekullit II, shkruan se ata ende jetonin në Luginën e Shushicës në anën verilindore të Maleve Akrokeraune. [3] [4]
Origjina mitike Amantëve përmend Thronionin, afër Aulonës (Vlora), si vendbanimi kryesor i tyre, dhe sipas Paussanias amantat e shekullit V, kishin lidhje me Thronionin. Një shekull më vonë, në Periplusin e Pseudo-Skylaksit përmendet Amantia si "Polis i amantëve". Koha e themelimit të qytetit është e pasigurt, ndërsa nga gërmimet arkeologjike dihet se shekullin VI pes. një popullatë vendase përdorte enë argjile korintiane jetonte në vendin e saj, ndërsa në shekullin V pes. Amantia, e cila kishte hyrë në rrugën e urbanizimit, ishte rrethuar nga një mur. Vendbanime të tjera të rëndësishme ishin Kalaja Olimpe, Matohasanai me kohë ndërtimi të pasigurt por që ruante kufirin juglindor të zonës së tyre të vendbanimit, dhe, sipas disa mendimeve, porti i Zvërnecit (Treportit) ndodhej në skajin veriperëndimor të Amantëve. Në kufirin e tyre verior ndodheshin Bylinët të cilëve u takonte Kështjella e Margëlliçit. [5] [6] [7]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cabanes, Pierre (1988) Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. = Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
- Ceka, Neritan (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
- Dautaj, Burhan (1972) Zbulimi i qytetit ilir Dimal. Iliria, II. 135–150.
- Gilkes; Oliver (2013) Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. ISBN 9781780760698
- Jacques, Edwin E (2009) The Albanians: An ethnic history from prehistoric times to the present. Jefferson: McFarland. ISBN 9780786442386
- Korkuti, Muzafer (2013) Albania: Archaeological studies on the prehistory of Albania. Tirana: Academy of Sciences of Albania. ISBN 9789995610517
- Pollo, Stefanaq & Puto, Arben (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. ISBN 071000365X
- Wilkes, John (1992) The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Anamali, Skënder (1992). "Santuari di Apollonia". përmbledhur nga Stazio, Attilio; Ceccoli, Stefania (red.). La Magna Grecia e i grandi santuari della madrepatria: atti del trentunesimo Convegno di studi sulla Magna Grecia. Atti del Convegno di studi sulla Magna Grecia (në italisht). Vëll. 31. Istituto per la storia e l'archeologia della Magna Grecia. fq. 127–136.
- ↑ Shpuza, Saimir (2022). La Romanisation de l'Illyrie méridionale et de la Chaônie. Collection de l'École française de Rome. Publications de l'École française de Rome. ISBN 9782728310982.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Çipa, Kriledjan (2020). "The fortified settlement of Borshi and its role in Chaonia fortification system". përmbledhur nga Luigi Maria Caliò; Gian Michele Gerogiannis; Maria Kopsacheili (red.). Fortificazioni e società nel Mediterraneo occidentale: Albania e Grecia settentrionale [Fortifications and Societies in the Western Mediterranean: Albania and Northern Greece]. Quasar. ISBN 9788854910430.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Jaupaj, Lavdosh (2019). Etudes des interactions culturelles en aire Illyro-épirote du VII au III siècle av. J.-C (Tezë). Université de Lyon; Instituti i Arkeologjisë (Albanie).
{{cite thesis}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ceka, Neritan (2009). "Atintanët: një rivështrim mbi territorin dhe historinë e tyre / Les Atintanes, un nouvel aperçu de leur territoire et de leur histoire". Iliria. 34: 5–23. doi:10.3406/iliri.2009.1078.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ceka, Neritan; Ceka, Olgita (2017). "A Peripolarchos inscription from the castle of Matohasanaj". përmbledhur nga Luan Përzhita; Ilir Gjipali; Gëzim Hoxha; Belisa Muka (red.). New archaeological discoveries in the Albanian regions: proceedings of the international conference 30 - 31 January, Tirana 2017. Vëll. 1. Botimet Albanologjike. Academy for Albanian Studies, Institute of Archaeology. fq. 488–508. ISBN 978-9928-141-71-2.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ceka, Olgita (2012). "Il koinon e la città. L'esempio di Byllis". përmbledhur nga G. de Marinis; G.M. FabriniG. Paci; R. Perna; M. Silvestrini (red.). I processi formativi ed evolutividella città in area adriatica. BAR International Series. Vëll. 2419. Archaeopress. fq. 59–64. ISBN 978-1-4073-1018-3.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)