Mentorët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mentorët (Mentores, Μέντορες) ishin një fis ilir Liburnian që jetonte në bregdetin Adriatik përpara të cilit kishte tre ishuj të quajtur Mentòrides të cilët ndoshta korrespondojnë me Pago (Pag), Oser dhe Arbe (Rab). Mentorët janë një fis antik ilir të cilët i përmend gjeografi grek i shekullit VI p.e.s. Hekateu i Miletit e po ashtu edhe historiani grek i shekullit V p.e.s. Herodoti. Ndërkaq vendin e tyre me emrin Mentoria (Mentorides) e përmendin edhe filozofi dhe mësuesi i madh i Greqisë antike, Aristoteli e poashtu edhe gjeografi grek i shekullit IV p.e.s. Pseudo Skylaksi.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ceka, Neritan (2014). Ilirët deri te shqiptarët. Tiranë: Migjeni. fq. 61, 66, 69. ISBN 978-9928-4074-7-4.