Jump to content

Viciana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Viciana

Viciana[1] apo latinisht Vicianum[2] ishte qytet i vjetër iliro-dardan[3] i cili ndodhej afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë,[4] (Viçitrina - Vuçitërna, në Kosovë.

Pra në kohën e vjetër në gjuhën latine VICIANUM, apo në gjuhën vendase VICIANA (Ana e Viçave), një emër ky i lashtë ilir, është quajtur një vendbanim afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë. Fakti që në lashtësi Vushtrria është quajtur VICIANA, e dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.[5]

Viciana përmendet edhe në hartën mesjetare të ashtuquajtur Tabula Peutingeriane (Shih). Në këtë hartë përmenden edhe një varg vendesh iliro-shqiptare, si p.sh. në rrugën Lissus - Naisso përmenden këto qytete: Lissus, Ad Picaria, Creueni, Gabuleo, Theranda, Viciano, Vindenis, Ad Fines, Hammeo, Ad Herculem, Naisso. Sipas këtij itinerari, distanca ndërmjet Vicianës dhe Therandës ishte 37 km, kurse distanca ndërmjet Vicianës dhe Vindenisit ishte 29,6 km."[6]

Tabula Peutingeriane - Që nga brigjet Britanike dhe Iberiane në perëndim deri tek India në lindje.
  1. ^ Grup autorësh:Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 41 - 53
  2. ^ Emërtimi VICIANUM gjendet vetëm në burimet latine si dhe në ato burime tjera të ndikuara prej burimeve latine. Në vend të kësaj e kemi fjalën bukurtingëlluese VICIANA.
  3. ^ Gazmend Rizaj:Toponimi Viciana në hartografinë evropiane, Vushtrria - Viciana me rrethinë, Vushtrri, 2003, fq. 53 - 59
  4. ^ Jusuf Osmani:Vendbanimet e Kosovës, Vushtrria, Prishtinë, 2005, fq. 23
  5. ^ Grup autorësh:Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 47 - 48
  6. ^ Dr. Gazmend Rizaj: Toponimi "Viciana" në hartografinë evropiane, Vushtrria-Viciana me rrethina, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq.53