Dimali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Epirit, te veriut dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake. Simbole i qytetit ka qene djaloshi Dimal,i cili ishte kampion i lojrave te organizuara.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari mbreti i Ardianeve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon me Dimalin, e konsideruar si qytet që se merrte dot dora e armikut.

Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në perëndim të malësisë së Shpiragut në komunën Cukalat, të rrethit të Beratit. Kjo kala e ka marrë emrin nga fshati me të njëjtin emër e, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes perëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale BeratFier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe perëndimore kodra zbret në një varg tarracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit. Si pozicion strategjike vlen te theksohet se afer saj rreth 3 km nga rreze Malit te Shpiragut ana perdimore ndodhet dhe nji kala e vogel kalaja e Xhaxhajt ne kufirin midis fshatrave Bistrovic dhe Mjeshove te rrethit Berat(Faqja perndimore ne maje te kodres se quajtur bregu i bukur).Lartesia e dy kodrinave eshte pothuaj e barabarte nga niveli i detit. Ne perdim te kodrave kemi qafa e xhanit ku mendohet se jane bere beteja te pergjakshme me pushtuesit.Kjo vendodhje ka dhe nje legjende shum interesante .Thuhet se ne nje beteje te pergjakshme (kjo e fundit e pa specifikuar )pasi qyteti ishte shkaterruar dhe, djegur pupollsia e qytetit ne tentativë per tu larguar nga qyteti u ndoq dhe u dhunua nga ushtria pushtuse ne ate qaf ka dhene shpirt (xhan). Ky toponim vazhdon te perdoret edhe ne ditet e soteme nga banoret e fshtit Krotine

Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotëruese e kodrës së kalasë kanë krijuar kushte të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi Ilir. Sipas historisë, Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake.

Në vitin 219 Para Krishtit, Demeter Fari, mbreti i Ardianëve që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohej si një qytet që s’e merrte dot dora e armikut. Banorët e fshatit Krotinë mbajnë të gjallë një gojëdhënë të ardhur deri në ditët e sotme e cila thotë : “Dimalin e krijoi perëndia ndaj nuk mund të merret nga njerëzia”. Ushtritë romake të komanduara nga Luç Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur shumë mjete sulmi.(Renia e kalase erdhi edhe nga tradhetia e bere nga mbreti Fari, tradhetia e pare nga shqiptaret) Në vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake, por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve.

Në kushtet e paqes që iu parashtruan Filipit V-të, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej të cilave sot ruhen vetëm gjurmë shumë të pakta. Ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejt kendëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol.

Dalmatika Ilire[redakto | redakto tekstin burimor]

Dalmatika ilire u përdor si veshje në rrethet më të larta romake. Pastaj, iu ndërrua stofi, forma e stolia, u bë veshje zyrtare dhe ngeli si petkë liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona. Etnografët mendojnë se në gjetjet e sotme të kërkimeve arkeologjike mund të njihen disa petka, të përdorura nga ilirët në Epir. Etnologët sintetizojnë të dhëna dokumentare dhe historiografike për të arritur në përfundimin se këtu është fjala për veshjet, që ilirët dhe epirotët kanë përdorur. Linja, ose “dalmatika” është një petk i gjatë e i gjerë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan : “Dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)...”. Dalmatica është zbuluar në bustin e “gruas së Dimalit”, në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir më pas është zbuluar edhe në tërë Ilirinë dhe në Epir. Historiani austriak, dr. C. Praschniker, i cili në vitin 1923 ka kryer disa studime në Dimal, shton se mbi këtë dalmatika ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i pambuluar. “Më vonë kjo dalmatikë ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bë modë në Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.) u përdor si veshje në rrethet më të larta romake ; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona”.

Fustanella dhe Llapana prej Leshi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky petk ilir është zbuluar në monumentet e Ribic-it (Slloveni), në Glasinac (Bosnje), etj. “Vajza e Vlorës” mban gjithashtu një fustanellë për gra. Karakteri ilir i fustanellës është pranuar nga shumë specialistë në etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se “...fustanella pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo njeriu prej dere të mirë si në Shqipëri të sipërme, ashtu edhe në Shqipëri të poshtme. Puna që të tilla moda veshjeje mund të gjenden dhe në vendet fqinje s’tregon tjatër gjë, veç influencës së fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull... Ky kostum u përhap mes grekëve në shekullin e katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Gjin Bua Shpatën shkelën dhe pushtuan Greqinë”. Për fustanellën shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni : “Shqiptarët me veshjen e tyre, më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë... - me pisqolla dhe jatagane të stolisur me argjend...” Çajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana është një kapuç i thjeshtë prej leshi. Busti i “gruas së Krotinës” (Dimal) jep dëshminë e parë për këtë element të veshjes ilire të sh. III-II Para Krishtit, Llabana del në reliev edhe në objekte të tjera arkeologjike, të zbuluar në Durrës dhe në Koplik. Llabanën e liburnëve e përmend edhe M. V. Martial (cucullus liburnicus). Ky kapuç mund të gjendet dhe sot në Epir. Llabana përdoret edhe në krahina të tjera të Shqipërisë si Korça, Mirëdita, etj.

Dimali i harruar[redakto | redakto tekstin burimor]

Askush nuk të jep përgjigje se përse janë ndërprerë punimet për studime arkeologjike në qytetin antik të Dimalit, i cili, sipas arkeologëve, është ndër të paktit nekropole që nuk ka mbivendosje të kulturave të tjera, duke qenë kështu dëshmi e pastër e kulturës ilire të shekujve III-II Para Erës Sonë.

Pas historianit vjenez dr. Praschniker i ardhur në Dimal gjatë Luftës së Parë Botërore, të fundit që kanë kryer studime arkeologjike në nekropulin e Dimalit kanë qenë arkeologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshorti i saj, Buhran Dautaj. Këta dy arkeologë zbritën në qytetin antik të Dimalit në vitin 1963-1964, përpara se të nxirrnin në dritë pjesën më të madhe të teatrit antik të Apolonisë]. Ata kaluan në këtë zonë të Shpiragut, duke ecur kështu në gjurmët e historianit austriak të Luftës së Parë Botërore, C. Praschniker.

Në vitin 1963, arkeologët Mano dhe Dautaj zbuluan kalanë e Krotinës, qytetin e Dimalit, i përmendur në luftërat iliroromake dhe një vit më pas zbulojnë disa mbishkrime. Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy arkeologëve është ai i katër vulave të fragmentura që përmbajnë emrin e qytetit Ilir të Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katër tjegullave me vulë Dimalitan sipas B. Dautajt (“Zbulimi i qytetit ilir Dimal”), i ka ndihmuar këta arkeologë në lokalizimin e qytetit ilir të Dimalit. Gjatë punimeve të zhvilluara nga këta arkeologë në verën e vitit 1963, në faqen jugore të Kreshtës së Akropolit janë zbuluar mbeturinat e një portiku, monument shumë i rëndësishëm ky, prej të cilit është ruajtur vetëm një mur me nishe që formonte sfondin arkitektonik të monumentit të supozuar. Ky mur që shërbente në të njëjtën kohë edhe si mur taracimi, zgjatet në drejtimin lindje-perëndim dhe ka një gjatësi prej 29,40 m. Ai formohet nga shtatë nishe që kanë formën e një gjysmë rrethi, me përmasa 2,98 m. Midis dy krahëve të nisheve, thellësia arrin në 1,47 m. Balli i mureve midis nisheve është 0,98 m. Po sipas arkeologëve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinës është i ngjashëm, si nga pikëpamja e teknikës së ndërtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonikme atë të portikut të njohur të Apolonisë, që daton rreth shek. IV Para Krishtit, gjë që tregon se e kësaj kohe është edhe kalaja e Krotinës, në qytetin antik të Dimalit.

Zbulimet arkeologjike në kalanë e Krotinës tregojnë se në këtë qytet ka qenë e zhvilluar prodhimi i qeramikës, prodhimet artistike në gurë dhe qeramikë, si dhe ato të zejtarisë, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i një gruaje, kushtuar ndonjë yjneshe ilire. Gërmimet e arkeologëve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshortit të saj, Burhan Dautaj, ishin të fundit sipërmarrje në këtë zonë ilire. Më pas, ato u ndërprenë për të mos filluar më kurrë deri në ditët e sotme. Banorët e fshatit krotine shprehen se nuk kapasur iniciativa qe ta ringjallin Dimalin.Mirpo 3 vitet e fundit nje ndryshim vihet re, pasi një ekspeditë arkiologjike e ndermare nga profesore te universitetit te Këlnit në Gjermani në pashkpunim me arkiologë shqipëtraë, jane duke zhvilluar disa ekspedita 1 mujore cdo vit.Kjo duket të jetë një shkëndijë e cila do ti rikthejë Dimalit shkëlqimin e dikurshëm.

Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apolonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve.

Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin "Dimalitan", duke treguar qartë se punishtet ishin pronë e qytetit.

Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Ilire - Romake ndodhi gjatë viteve 219 - 218 para Kr. kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar.

Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërish në ngjarjet e vitit 205 para Kr. kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët.

Shumë mbishkrime të gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik. GJithashtu qe nga viti 2010 ne qytetin antik te dimalit ne fshatin krotin te komunes cukalat ka filluar punimet nje ekspedit shqiptaro gjermane e udhehequr nga arkiologu gjerman prof michael hainzelman dhe arkiologja shqipetare Belisa Muka. GJate kesaj ekspedite arkiologjike jane bere disa zbulime te rendesishme ku mund te vecojme zbulimin e portes perendimore te qytetit e cila u arrit qe te zbulohej vetem pas nje germimi ne nje thellesi prej 4 metresh .Ndersa krye zbulimi e kesaj ekspedite ishte zbulimi i teatrit te ketij qyteti nder zbulime te tjera mund te permenden dhe zbulimi i vilave romake ne pjesen e akropolit te qytetit i cili pas zbulime u kuptua se ishte ndertuar me pjeset e marra nga monumente te periudhes helenike