Qytetet kryesore të Ilirisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qytetet kryesore ilire[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit.
  • Apollonia ishte një qytet antik në Shqipëri; ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike, me vlera historike e kulturore.
  • Bylisi ka qenë njëri nga disa qytetet antike ilire[1] i Ballaiteve,[2][3] është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.
  • Delminiumi ishte një qytet ilirë dhe kryeqytet i Dalmacisë e që është lokalizuar në Tomisllavgrad, në Bosnje dhe Hercegovinë, në fushën e njohur si Duvno.[4]
  • Demastioni : për disa, kryeqytet i Dardanisë, për disa të tjerë një qendër e prerjes së monedhave që në shek. IV-III para erës sonë.Ishte qendër e madhe xehtare e Dardanisë që u ngritë rreth shek. V para Krishtit.Mendohet se gjendet diku mes Mitrovicës dhe Artanës apo Novobërdes së sotme.
  • Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Simbol i qytetit ka qenë djaloshi Dimal, i cili ishte kampion i lojërave të organizuara sportive të kohës.
  • Ulpiana: Qytet i Dardanisë së vjetër. Gjendet afër fshatit Graçanicë të Prishtinës. Ulpiana ishte shumë e pasur me xehërore. Në Ulpianë ende njerëzit dhe shkencëtarët vazhdojnë të hulumtojnë këtë qytet për minerale, argjend, ari e të tjera.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Rexhepi Fehmi , Frasher Demaj, Historia 5. ,ISBN 978-9951-07-873-3 ,Faqe 14-15.
  • Maja Parović-Pešikan, "Starinar". 1881.
  • Richard Talbert, Barrington Atlas of the Greek and Roman World, (ISBN 0-691-03169-X), Map 49 & notes.
  • Moikom Zeqo, "Panteoni ilir", 1995

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992,ISBN 0-631-19807-5,Page 97,"... the Bylliones beyond the river Aous in the hinterland of Apollonia . Their hill-settlement developed later into the town of Byllis, at Gradisht on the right bank of the Aous. ..."
  2. ^ An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation,ISBN 0-19-814099-1,2005,page 1333,"refounded as a Hellenic Byllis not yet a polls in 400"
  3. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992,ISBN 0-631-19807-5,,Page 273,"... Scodra and Dyrrhachium were seats of the metropolitans, and there were bishops at Lissus, Doclea, Lychnidus (Ohrid), Scampis, Apollonia, Amantia, Byllis and Aulona. The population of this area were Latin-speaking provincials..."
  4. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, Page 188, "... after whom the Roman province Dalmatia was named, their own name being derived from their principal settlement Delminium near Duvno.