Lokaliteti arkeologjik i Zgërdheshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zgërdheshi është një lokalitet arkeologjikShqipëri.

Përshkrimi dhe historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zgërdheshi është i vendosur në jug të rrugës Fushë Krujë - Krujë. Shkrimet e autorëve antik nuk e përmendin drejtpërdrejt Zgërdheshin si emër. Megjithatë disa studiues besojnë se Zgërdheshi është Albanopolisi antik, që përmendet nga Plini Plaku dhe Ptolemu i Aleksandrisë në shek. e II të e.sonë. Vendbanimi ilir i Zgërdheshit duket të ketë qenë themeluar në shekullin e 7-të ose të 6-të p.e.sonë dhe lulëzoi në shekullin e IV-të dhe të III-të p.e.sonë, por mendohet se u braktis në shekullin e II p.e.sonë, kur banorët u transferua në Durrës dhe Lezhë.[1]

Ndër rrënojat e mbetura në Zgërdhesh përfshihen rreth 1,350 m fortifikim prej muri taracini, si dhe kulla që përhapen në një shpat kodre prej 8.2 ha. Qyteti vjetër ishte i ndërtuar në një akropol, por sot shumë pak mund të shihet prej tij, me përjashtim të një muri mbrojtës dhe një kulle në cepin verilindor. Menjëherë në hyrje janë themelet e një kishe të krishtere, një ndërtim shumë i vogël që tregon për vazhdimësinë e vendbanimit.[2]

Toponimi Zgërdhesh për herë të parë ndodh në 1431, në një dokument turk , si Ozgurtaè, dhe më pas, në vitin 1641, në kronikën italisht të Marko Scurajt si Sgurdessi.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe (në anglisht), vëll. 75 (bot. 2), Scarecrow Press, fq. 497–498, ISBN 978-0810861886
  2. ^ "Albanopolis". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 29 mars 2010.