Jump to content

Albanopoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Albanopolit (Zgërdheshit)
Kulla mbrojtëse në hyrjen veriore të Albanopolit

Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolisin. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV p.e.s. Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptaret. Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek II nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek Malet Kandave (Malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më parë nga fisi ilir i parthineve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi, bardh=alb (nga latinishtja e vjeter). Në krahinën qendrore të banuar prej Albanëve ruhen ende toponime që lidhen me ermin e këtij fisi si : Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të Zgerdheshit etj. Në burimet historike të shek. XI albanët përmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komnena si pjesëmarrës aktive të ngjarjeve të kohës në Perandorinë Bizantine. Në mesjetë njihet edhe varianti Arban, i cili ka qënë emri etnik i shqiptarëve.shqiptaret e kane marre emrin nga ky fis. [1] [2] [3] [4]

  • Pierre Cabanes (1988( Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
  • Neritan Ceka (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
  • Robert Elsie (2010) Historical dictionary of Albania. 2nd ed. Lanham: Scarecrow Press. European Historical Dictionaries, 75. ISBN 9780810861886
  • Oliver Gilkes (2013) Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. ISBN 9781780760698
  • Edwin E Jacques (2009) The Albanians: An ethnic history from prehistoric times to the present. Jefferson: McFarland. ISBN 9780786442386
  • Muzafer Korkuti (2013) Albania: Archaeological studies on the prehistory of Albania. Tirana: Academy of Sciences of Albania. ISBN 9789995610517
  • Albana Meta (2006) A note on the principal coins of the Epirote League (234–168 B.C.). In New directions in Albanian archaeology: Studies presented to Muzafer Korkuti. Ed. by Lorenc Bejko and Richard Hodges. Tirana: International Centre for Albanian Archaeology. 147–154. International Centre for Albanian Archaeology Monograph Series, 1. ISBN 9994392301
  • Stefanaq Pollo – Arben Puto (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. 1981. ISBN 071000365X
  • Hans Treidler (1928) Literaturbericht über die historische Geographie und Topographie der illyrischen Länder. Zeitschrift für Slavische Philologie, V. évf. 3–4. sz. (1928) 411–418. o.
  • John Wilkes (1992) The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. 1992. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717
  • John J. Wilkes (2006) The significance of road-stations for the archaeology of Albania in the Roman era. In New directions in Albanian archaeology: Studies presented to Muzafer Korkuti. Ed. by Lorenc Bejko and Richard Hodges. Tirana: International Centre for Albanian Archaeology. 2006. 169–176. o. = International Centre for Albanian Archaeology Monograph Series, 1. ISBN 9994392301
  • Tajar Zavalani (2015) History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. 2015. = Albanian Studies, ISBN 9781507595671
  1. ^ Dictionary of Greek and Roman Geography (1854)William Smith, LLD, Ed.,Ptolemy is the earliest writer in whose works the name of the Albanians has been distinctly recognised. He mentions (3.13.23) a tribe called ALBANI (Ἀλβανοί) and a town ALBANOPOLIS (Ἀλβανόπολις), in the region lying to the E. of the Ionian sea; and from the names of places with which Albanopolis is connected, it appears clearly to have been in the S. part of the Illyrian territory, and in modern Albania. There are no means of forming a conjecture how the name of this obscure tribe came to be extended to so considerable a nation.
  2. ^ Richard Talbert, Barrington Atlas of the Greek and Roman World, (ISBN 0-691-03169-X), Map 49 & notes.
  3. ^ "Albanopolis". Retrieved 29 March 2010.
  4. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992,ISBN 0-631-19807-5.,page 279,"We cannot be certain that the Arbanon of Anna Comnena is the same as Albanopolis of the Albani, a place located on the map of Ptolemy"