Ballai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Monedhat e Mbretit Ballai
Monedha bronzi të Mbretit ilir Ballai. Koka e Ballait. Artemisi me një pishtar. Mbishkrimi: ΒΑΛΛΑΙΟΥ (e Ballait).
A-Lokacionet e prerjes së monedhave. B-Lokacionet ku janë zbuluar monedhat e Mbretit Ballai.
Mbretëria e Ilirisë në kohën e Ballait
Monedha me figurën e Mbretit ilir Ballai

Ballai (Latin: 'Ballaios') ishte mbreti i fundit ilir i cili udhëhoqi mbretërinë ilire në periudhën mes viteve 167 - 135 p.e.s.[1] Kryeqendra e tij ndodhej në qytetin Rhizon (sot qyteti RisanGrykën e Kotorrit, në Mal të Zi) [2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ballai është një mbret ilir emri i të cilit ndeshet në monedha të shumta të gjetura në të dy brigjet e Adriatikut. Prej historianëve mendohet si një sundimtar i rëndësishëm ilir. Vetë monedhat e mbretit tjetër mjaft të njohur ilir, Gentit, janë shumë më të pakta në krahasim me ato të Ballait. Kryeqendra e Ballait besohet se ka qenë fortesa e vjetër ilire e Rizonit. [3]

Sipas mendimit të shumicës së historianëve modernë, Ballai ka trashëguar Mbretërinë Ardiane të Gentit pas vitit 168 p.e.s. Ai mund të ketë marrë pjesë në fushatën romake kundër dalmatëve në vitin 156 para Krishtit. Tit Livi shkruan se pas humbjes kundër romakëve, mbreti Gent dërgoi dy pjestarë të fisnikërisë ilire si ambasadorë në Romë për të negociuar me romakët. Emrat e këtyre ambasadorëve janë Teuticus dhe Bellus; ndaj historiani Hasan Ceka ka ngritur hipotezën se emri i Bellus-it mund të ketë qenë një transkriptim i gabuar për Ballaios. [4]

Monedha e Ballait me mbishkrimin e gjatë ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΒΑΛΛΑΙΟΥ (βασιλέως Βαλλαίου) është dalluar se është fabrikuar në qytetin e Rhizonit ndërsa monedha me mbishkrimin e shkurtër ΒΑΛΛΑΙΟΥ dhe imazhin e kokës së mbretit, e cila është më e vjetër, është fabrikuar në ishullin e Farit. Shpërndarja e monedhave tregon një përqëndrim në Dalmacinë qendrore, ndërsa numri i madh i versioneve tregon për një të prerje të shtrirë në kohë dhe për një mbretërim shumë vjeçar. Gjetja e monedhave të shumta edhe në Itali konfirmon kontaktet tregtare mes dy brigjeve të Adriatikut.[5] [6]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bilić, Tomislav (2020). "Greek-Illyrian coinage of the central Adriatic region: an overview". TEME (LATINA & GRAECA – NOVA SERIJA 38). ISSN 1820-7804. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Cabanes, Pierre (1988). Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.) [The Illyrians from Bardylis to Gentius (4th – 2nd century BC)] (në frëngjisht). Paris: SEDES. ISBN 2718138416.
  • Ciołek, Renata (2010). Piotr Dyczek (red.). "Great hoard" of 4656 coins of King Ballaios from Risan (PDF). Ośrodek Badań nad Antykiem Europy Południowo-Wschodniej. fq. 7–12. ISBN 978-83-928330-5-5. ISSN 0860-5777. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  • Dyczek, Piotr (2019). "Illyrian King Ballaios, King Agron and Queen Teuta from ancient Rhizon". ANODOS Studies of the Ancient World. Trnavská univerzita v Trnave, Filozofcká fakulta (13/2013): 195–202. ISSN 1338-5410. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dyczek, Piotr (2020). "Rhizon – capital of the Illyrian kingdom – some remarks". përmbledhur nga Krzysztof Jakubiak; Adam Lajtar (red.). Ex Oriente Lux. Studies in Honour of Jolanta Młynarczyk. Wydawnictwa Uniwersytetu Warszawskiego. fq. 423–433. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dzino, Danijel (2010). Illyricum in Roman Politics, 229 BC–AD 68. Vëll. 21. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-19419-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |journal= është injoruar (Ndihmë!)
  • Šašel Kos, Marjeta (2007). "The Illyrian King Ballaeus – Some Historical Aspects". përmbledhur nga Berranger, Danièle; Centre de recherches sur les civilisations antiques (red.). Épire, Illyrie, Macédoine: Mélanges offerts au Professeur Pierre Cabanes. Presses Universitaire Blaise Pascal. ISBN 978-2-84516-351-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ujes Morgan, Dubravka (2010). "Ancient Greek Coin Finds from Risan". përmbledhur nga Jean-Luc Lamboley, Maria Paola Castiglioni (red.). L'Illyrie Méridionale et l'Épire dans l'Antiquité – V. Actes du Ve colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008). Vëll. 1. De Boccard. ISBN 9782951943339. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Arthur J. Evans, « On Some Recent Discoveries of Illyrian Coins », Num. Chronicle, 20, 1880, fq. 290-296.
  2. ^ Brunšmid, Josip (1899) Vjesnik hrvatskog arheološkog društva, Sveska treća, Godina 1898. Zagreb, 1898-1899, fq. 76 - 85
  3. ^ Radio Kotorr (2010) Otkriven novac kralja Balajosa. 12 korrik 2020
  4. ^ D. Berranger, P. Cabanes, Épire, Illyrie, Macédoine: mélanges offerts au professeur Pierre Cabanes. fq. 126. Shih edhe: Hasan Ceka, Questions de numismatique illyrienne, Tirana, 1972, p. 162-165. Kjo pikëpamje është pranuar edhe nga studiuesi kroat Ivan Marović, Novac ilirskog dinasta Baleja (BALLAIOS) u Arheološkom muzeju u Splitu (The coinage of Ballaios (BALLAIOS) in the Archaeological Museum in Split), Vjesnik za arh. i hist. Dalmat. 81, 1988, 85
  5. ^ Berranger, Danièle. Épire, Illyrie, Macédoine: mélanges offerts au professeur Pierre Cabanes. Presses Univ. Blaise Pascal, 2007, pp. 127-145.
  6. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, , ISBN 0-631-19807-5,page 179,"... ), shekulli II (:; diameter 17 mm d) Bronze coin o f King Ballaios; diameter 16 mm e)"