Teutamado
Teutamado është një mbret ilir i fisit paonas qe ka mbretëruar nga viti 378 deri ne 358 p.e.s. Teutamado është i njohur nga nje monedhë antike.[1] [2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teutamado ishte njëri nga mbretërit e Paionisë në Ilirinë lindore. Rreth shek. IV para erës së re (rreth vitit 325 para Kr.). Në historiografinë shqiptare ky mbret nuk përmendet fare, pasi ai nuk njihet dhe nuk është cituar në ndonjë botim në shqip as edhe në gjuhë të huaj.
Në një muze të huaj ruhet një monedhë e Mbretit TEUTAMADO prej argjendi që mendohet të jetë e shek. IV para Kr. dhe për të cilën thuhet se Teudamado ishte Mbret i Paionisë. Në faqen e parë të monedhës është vendosur figura e Zeusit me drejtimin djathtas, ndërsa në faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalë dhe me një shpatë të shkurtër në dorë, shpatë tipike ilire. Poshtë, i rrëzuar për tokë, është figura e një luftëtari armik. Sipër kësaj monedhe, me shkronja të mëdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO. Ky emër nuk është fare i panjohur për historinë e ilirëve (kujtojmë Mbretëreshën Teuta, të shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutën, gruan tjetër të tij, e cila lindi Mbretin ilir, Pin, ndaj mund të hamendësohet se fjala TUEUTAMADO, mund të kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!). Ky supozim mbështetet edhe me tekstin përcjellës të kësaj monedhe, ku bëhet fjalë për një mbret plak që lufton mbi kalë kundër armikut. Poshtë dhe në anën e majtë të monedhës është një shpend mitologjik, që duket sikur ka dy koka (bycapitis). Kjo monedhë unike e me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të kombit shqiptar (shek. IV para erës së re), ndodhet në një muze të huaj dhe është monedha që kushton më shumë nga fondi i Ilirisë, rreth 30 500 dollarë. Ajo është grupuar me disa monedha të tjera prej argjendi të qytetit të pazbuluar ilir të Damastionit, monedha ku dukshëm në njërën anë është figura e Zeusit dhe në anën tjetër, janë vendosur disa vegla pune për shkrirjen e metaleve dhe ku lexohet fjala: PELLAG.