Harmonia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Statue of Harmonia in the Harmony Society gardens in Old Economy Village, Pennsylvania.
Polynices giving Eriphyle the necklace of Harmonia. Attic red-figure oinochoe, ca. 450–440 BC. Found in Italy.

Harmonia (greqisht: Ἁρμονία) - bija e Aresit, zotit të luftës dhe hyjneshës Afërdita, gruaja e mbretit të parë të Kadamit, mbretit të Tebës.

Ka jetuar gjatë në lumturi, mirëpo, fati nuk ka qenë i mëshirshëm që në pleqëri t'i gëzohet lumturisë së fëmijëve të saj. Vajzat Semelën dhe Inën nga xhelozia ia ka vrarë hyjnesha Hera, dhe më vonë e ka humbur edhe nipin Akteonin, i cila ka rënë viktimë e hyjneshës Artemida. Nga pikëllimi për këtë humbje së bashku me burrin e vet e braktis Tebën dhe shkon në vend të huaj. Kur njëherë Kadmi, në Ilironë e largët, meditonte pse zotërat i kanë dënuar ashtu, u kujtua se me rastin e themelimit të Tebës e ka mbytur gjarprin e shenjtë të zotit Ares, i cili ia ka vrarë shokët, dhe padashur ofshani më me dëshirë që vetë të jetë gjarpër i tillë se sa kështu të vuajë edhe më tutje. Posa tha kështu, trupi iu zgjat, këmbët iu ngjitën dhe kështu u shndërrua në gjarpër. Kur pa këtë Harmonia filloi të vajtojë pse zotërat më parë atë nuk e shndërruan në gjarpër. Zotërat menjëherë ia plotësuan dëshirën.

Nga antika Harmoninë e njohim nga dy piktura në vaza, me siguri nga shek. VI para e.s. në Luvër të Parisit dhe në Universitetin e Gotingenit. Në të dyjat paraqitet Martesa e Harmonise dhe e Kadmit. Poqese fati i Harmonisë dhe i Kadmit na duket i padrejtë dhe i ashpër, nuk duhet harruar se koncepti hyjnor i drejtësisë nuk përputhet përherë me atë njerëzor, sidomos jo ai i Aresit, zotit të luftës.