Mesia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mesia (nga hebr. משיח, mashiah - i vajisuri, i mirosuri) është një emërtim hebraik në Tanak dhe Bibël me të cilin tregohet njeriu fuqiplotë e i përzgjedhur nga JHVH të cilit i ngarkohet detyra e posaçme për popullin e tij, Izraelin. Ky emër dhe detyrë i ngarkohej më së shumti mbretit, më vonë edhe kohenit (priftit të lartë) dhe një profeti të vërtetë të frymëzuar nga Perëndia.

Të krishterët besojnë se profecitë e Biblës hebraike lidhen me një shpëtimta shpirtëror, dëshmuar pjesërisht në librin e Isaisë: "Prandaj Zoti vetë do ju japë një shenjë: Virgjëresha do lindë një djalë, e do ta quajë Imanuel,"[Isa. 7:14] dhe "Ai u shporua për mëkatet tona, ai u dërrmua për padrejtësitë tona; ndëshkim që na solli paqe ishte mbi të, e prej plagëve të tij jemi shëruar,"[Isa. 53:5] dhe besojnë se Jezusi është mesia (Krishti). Në gjuhën greke mashiah u përkthye Χριστός (Hristos - i mirosuri, i vajisuri), nga i cili rrjedh emri i Jezusit (יהושע - Jeshua, Jehoshua) nëpërmjet ungjijve grekë "Ιησους" (Isus) dhe në gjuhën latine Iesus.

Islam, Isa (Jezusi) poashtu quhet mesia (Masih), por si edhe judaizmi ai nuk konsiderohet se është fjalë për fjalë Biri i Perëndisë apo Perëndia Bir.

Përdorimi i emërtimit[redakto | redakto tekstin burimor]

MËSIMI PËR MESINË


I. MESIA NË DHV/BV Në DhV shohim jetën e Krishtit para se të mishërohej. Herë paraqitet me anë të tipologjisë, ndërsa herë vihet në dukje në profeci. Ai paraqitet gjithashtu si engjëlli i Zotit.


1. TIPOLOGJIKISHT

Në DhV/BR Mesia paraqitet tipologjikisht si profet, prift dhe mbret, sepse të gjitha këto pozitat pritnin realizimin e tyre të përsosur. Përveç kësaj, regjimi i Izraelit të lashtë (Ligji) duhej të ishte në fuqi vetëm derisa të vinte Mesia.


A. PROFETI

Profeti, ndryshe nga prifti dhe mbreti, pozitën nuk ia ka detyruar gjenealogjisë; ai është dashur të marrë thirrje të drejtëpërdrejtë nga Perëndia. Profeti ishte njeriu, nëpërmjet të cilit fliste Perëndia ose të cilin ai e përdori për të shkruar DhV. Kështu, Moisiu ishte profeti më i njohur i DhV (Lp 34,10; 18,15-19). Në Kp 18,19, Perëndia thotë se do të dërgojë profetin si Moisiu dhe se populli duhet ta dëgjojë, kurse në Kp 34,10 autori vëren se ajo profeci nuk është përmbushur historikisht brenda DhV. Është domëthësë se vetëm Moisiu dhe Samueli mund të pretendojnë të kenë qenë bashkësisht profet, prift (Dal 24,3-8; Lev 10,16-20) dhe sundimtar (Vap 7,35). Samueli, i vetmi njeri i DhV me rëndësinë që mund të krahasohet me atë të Moisiut, mund ta quajmë rithemelues i kombit izraelit pas periudhës së apostazisë. Jezusi, ndryshe nga profetët e tjerë dhe ndryshe nga Moisiu dhe Samueli, zbriti nga qielli për të përfaqësuar personalisht Trininë. Çifutët kanë pritur sigurisht një profet të tillë. Si një Moisi i dytë, ai ka agjëruar 40 ditë e net, para së të jepte Ligjin e ri (Predikimi në mal), përsëriti mrekullinë e manës (në dritën e saj është shumë i rëndësishëm Gjn 6,14; ky (Jezusi) sigurisht është Profeti (d.m.th. Mesia) i cili është dashur të vijë në botë). Mirëpo Veprat e Apostujve 3,22-26 përmendin përmbushjen e plotë të kësaj profecie. Ai do t’ju dërgojë një profet si unë, Moisiu, që do të jetë anëtar i popullit tuaj; atë dëgjoni! Kjo është pikërisht ajo që keni kërkuar prej Zotit, kur ishit mbledhur rreth malit të Horevit; ju vetë thatë: “Ne nuk duam të dëgjojmë se si Zoti, Perëndia ynë, na flet drejtpërdrejt, as ta shohim këtë zjarr të madh! Nuk duam të vdesim.” Atëherë Zoti më tha: “Ky popull ka të drejtë që flet kështu. Do t’i dërgoj një profet si ti, që do të jetë anëtar i popullit të tyre. Atij do t’i njoftoj fjalët e mia dhe ai do t’u përcjellë gjithçka që do t’i them. Në qoftë se një njeri nuk u kushton vëmendje fjalëve që do t’i thotë ai në emrin tim, unë vetë do ta ndëshkoj (Kp 18,15-19) Jezusi është ky Mesi, e sipas vullnetit të Perëndisë ai zuri vend në qiell, derisa të plotësohet gjithçka që është parashikuar që prej kohësh nëpërmjet profetëve të tij: rikthimi i të gjithave. Për atë Moisiu tha: Zoti, Perëndia juaj do t’ju dërgojë një profet si unë, që do të jetë anëtar i popullit tuaj; atë dëgjoni për gjithçka! Kush nuk do ta dëgjojë këtë profet, do të përjashtohet nga populli (Veprat 3,21-23).


B. PRIFTI

Sipas Ligjit të Moisiut, kryerja e detyrës së priftit ishte caktuar vetëm për pasardhësit e Aronit. Ato detyra ishin lidhur kryesisht me sistemin e flijimeve. 1. Megjithatë, prifti kishte edhe rolin e ndërmjetësit; Ditën e pajtimit kryeprifti vinte para Perëndisë në emër të të gjithë popullit. 2. Priftërinjtë kishin rol mësimor. Ata jetonin të shpërndarë nëpër popull, të cilit i sqaronin Ligjin (udhëzimet për mënyrën e jetës që i përket popullit të Zotit) dhe të cilin e mësonin. 3. Priftëria ishte gjithmonë shërbim i drejtuar nga Perëndia, sepse prifti qëndronte midis njeriut dhe Perëndisë; ballafaqohej me Perëndinë duke e përfaqësuar njeriun, kurse profeti ballafaqohej me njeriun për t’ia përcjellur fjalën e Perëndisë. 4. Prifti ishte zgjedhur nga Perëndia edhe pse detyra e tij ishte për55 faqësimi i popullit përpara Perëndisë. 5. Në krye të priftërisë ishte kryeprifti, detyra e të cilit ishte përfaqësimi i popullit në Ditën e pajtimit. 6. E gjithë kjo ka të bëjë me priftërinë sipas rendit të Aronit. Megjithatë, në DhV/BV përmendet një prift, i cili gjendet plotësisht jashtë këtij rendi, Melkicedeku. Në Zanafilla 14 ai paraqitet papritmas për të përshëndetur dhe bekuar Abrahamin pas fitores kundër katër mbretërve. Gjenealogjia nuk i është shënuar, ndërsa është përshkruar si prift i Perëndisë më të lartë. I njëjti person haset në Psalmin 110 ku paraqitet si një figurë tipologjike e Mesisë që duhej të vinte. Davidi, duke u bërë mbret i (Jeru) salemit, trashëgoi titullin e prift-mbretit, megjithëse kurrë nuk ushtroi shërbesën priftërore. Për këtë ka aludim te Ezek 21,24-27 dhe vërtetohet te Letra drejtuar hebrenjve (Heb 6,20 deri 7,28. Jo vetëm që kemi flijimin e përsosur (e gjithanshëm) për ta na siguruar, por edhe ndërmjetës i përsosur për të siguruar se arrijmë shendoshë e mirë në qiell. Në fragmentet te DhR përdoret një terminologji për të përshkruar Krishtin, që sigurisht ka tipare të fjalorit priftëror (krhs. Lk 22,32; Gjn 17 – lutja kryepriftërore e Jezusit – Rom 8,34). Në 1 Gjn 2,1 thuhet se Krishti është mbrojtësi ynë tek Ati, që është shprehje priftërore, ndërsa ka të bëjë me ndërmjetësimin e tij për ne. Kështu na përfaqëson Krishti para Atit, ku edhe ndërmjetëson për ne.


C. MBRETI

Te Kp 17,14-20 është paraqitur ideali i mbretërisë. Shteti duhet të jetë monarki kushtetuese, por kushtetuta është dhënë nga lart (nga Perëndia) dhe nuk është vënë nga poshtë. 1. Mbreti duhet të jetë i zgjedhur nga Perëndia. 2. Secili mbret duhet të jetë çifut; atë pozitë nuk ka mundur ta marrë asnjë i huaj. 3. Në Izrael mbreti kishte tri detyra kryesore: a) udhëheqës ushtrie, por gjithmonë i nënshtruar vullnetit të Perëndisë; b) bari i popullit, e kjo provon kujdesin baritor për mirëqenien e tij; c) Gjyqtari suprem para Perëndisë, autoriteti suprem i sistemit gjyqësor. Sipas qëllimi të parë të Perëndisë, duhet të ketë sundimtarë (ose mbretër) të emëruar drejtpërdrejt nga Ai vetë, e jo një dinasti ku biri e trashë- gonte automatikisht fronin e të atit. Mjerisht populli donte një mbret si mbretërit e kombeve të tjera. Për këtë, ndryshe nga Moisiut dhe Samuelit, sundimtarëve që vinin pas, nuk u lejohej të luanin rolin priftëror. Kur të banoni në vendin që do t’ju japë Zoti, Perëndia juaj, dhe kur të dëshironi të keni një mbret, si popujt e tjerë përreth, atëherë ju mund të emëroni një mbret, por vetëm atë që do ta zgjedhë vetë Zoti. Ai duhet të rrjedhë nga populli juaj dhe nuk duhet të jetë i huaj. Ai nuk duhet të mbajë një tufë kuajsh, as t’ua shesë bashkatdhetarët e tij egjiptianëve në këmbim të kuajve. Zoti e ka ndaluar që populli i tij të kthehet në Egjipt. Përveç kësaj, mbreti nuk duhet të ketë një numër të madh grash, që zemra e tij të mos largohet nga Zoti; ai nuk duhet të grumbullojë thesare të mëdha prej ari dhe argjendi. Kur të ketë hipur në fron, ai duhet të urdhërojë që të kopjohet ky libër i Ligjit që ruajnë priftërinjtë e fisit të Leviut. Ai duhet ta mbajë kopjen pranë dhe ta lexojë nga pak çdo ditë. Kështu, do të mësojë ta respektojë Zotin, Perëndinë e tij, dhe t’i zbatojë me kujdes të gjitha urdhërimet e këtij libri të Ligjit. Kjo do ta ruajë që të mos i përbuzë izraelitët e tjerë, të cilët janë vëllezërit e tij, dhe që t’i përfillë urdhërimet e Perëndisë. Atëherë ai dhe pasardhësit e tij do të sundojnë për shumë kohë mbi Izraelin. (Kp 17,14-20) Në DhV edhe Davidi përshkruhet si mbreti më i mirë. Në Librin për mbretërit, për Davidin flitet si për masën sipas së cilës do të gjykohen të gjithë mbretërit e tjerë; për secilin mbret thuhet se ka ndjekur ose nuk ka ndjekur plotësisht shembullin e Davidit. Megjithatë edhe Davidi ishte i papërsosur, prandaj edhe ai ishte vetëm një shembull i përafërt i mbretërisë ideale. Pritej paraqitja e mbretit të përkryer – varianti i përkryer i Davidit. Dhiata e vjetër udhëzon në mbretin e ardhshëm, i cili do të vijë dhe do ta plotësojë atë shpresë. Në librin e Zanafillës 49,10 përmendet mbreti nga fisi i Judës; Skeptri mbretëror s’do të largohet nga Juda, as shkopi i pushtetit legjislativ nga këmbët e tij, derisa të vijë Ai, të cilit i takon froni, të cilit do t’i shërbejnë të gjitha kombet. Kjo është profeci mesianike që nënkupton se mbretërit e fisit mbretëror të Davidit ishin vetëm kujdestarët e mbretërisë që i takonte me të drejtë Jezusit. Përveç kësaj, thuhet se «popujt do t’i nënshtrohen» (shumës), që do të thotë se ai do të jetë edhe sundimtar i botës. I njëjtë është edhe tregimi në Ezek 21,24-27: «derisa të vijë ai që ka të drejtë në to, dhe tek ai do t’i dorëzoj» (d.m.th. çallmën e priftit dhe kurorën e mbretit). Ka mjaft fragmente në DhV ku parashikohet ardhja e mbretit të përkryer; Në lidhje me këtë edhe 2 Sam 7,11-20 është tekst shumë i rëndësishëm, madje është themeli i shpresës së Dhiatës së vjetër për ardhjen e mbretit. Perëndia thotë se do të ndërtojë një dinasti për Davidin. Këtë e bën duke emëruar mbret izraelit Mesinë hyjnor. Atëherë, dinastia e Davidit do të jetë e siguruar përgjithmonë për shkak të Mesisë (i cili është i përjetshëm – Perëndi) i cili parashikohet në atë profeci. Sepse lindi për ne fëmijë, na u dha bir! Dhe ai do të jetë sundimtari ynë. Ai do të quhet Këshilltar i urtë, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, sundimtar paqeprurës. Mbretërimi i tij do të shtrihet gjithandej dhe do të zotërojë paqja e qëndrueshme. Ai do të mbretërojë si trashëgimtar i fronit të Davidit dhe sundimi i tij do të qëndrojë përgjithmonë, duke u bazuar në drejtësinë e Perëndisë. Perëndia i gjithëpushtetshëm vendosi kështu, dhe do ta realizojë këtë (Isaia 9,6-7). Po vjen dita, – thotë Zoti, – kur do të thërras njërin prej pasardhësve të Davidit, i cili do t’i japë përsëri nder emrit të tij. Ai do të mbretërojë me mend dhe me drejtësi, sepse do t’u përmbahet udhëzimeve të Zotit. Atëherë populli i Judës do të jetë i sigurt nga armiqtë e tij, dhe populli i Izraelit do të jetojë në paqe. Ky mbret do të quhet: Zoti është shpëtimi ynë! (Jirmija 23,5-6) Por ty, Bet-Lehem në krahinën e fisit të Efratit, Zoti të thotë: “Edhe në qoftë se je kaq i vogël ndër qytetet e Judës, prej teje do të dalë njeriu që do të udhëheqë Izraelin në të ardhmen. Prejardhja e tij është nga përjetësia.” Zoti do t’ua do-rëzojë kombin armiqve të tij, derisa një grua të lindë birin e pritur. Atëherë të mërguarit që janë ende gjallë, do të kthehen te izraelitët e tjerë. Në emër të Zotit më të lartë dhe me pushtetin që do t’i japë Zoti, ai do t’i mbrojë dhe do t’i udhëheqë izraelitët. Ata do të mund të jetojnë të sigurt, sepse pushtetin e tij do ta pranojnë të gjitha kombet e botës. (Mihaja 5,1-3). Ka edhe profecitë që flasin për shfaqjet e ardhshme të mëdha të Perëndisë me trup dhe në trup, për shembull në Librin e Ezekielit, ka-pitulli 34. Perëndia thotë se nuk do të dërgojë thjesht ndokënd, por se do të vijë vetë për të kryer misionin e duhur. Vetë Krishti përdori fjalët për të përshkruar misionin e tij, të cilat, siç duket, janë marrë nga ky kapitull. Perëndia, Zoti, thotë: “Tani do të merrem me delet e mia dhe do të kujdesem për to. Ashtu siç kërkon bariu kopenë e tij për ta mbledhur përsëri kur delet janë shpërndarë, ashtu do t’i kërkoj tani delet e mia për t’i mbledhur. Do t’i nxjerr prej të gjitha vendeve ku ato u dëbuan në atë ditë të kobshme. Do t’i nxjerr prej vendeve dhe kombeve të huaja, do t’i mbledh dhe do t’i kthej në atdheun e tyre. Malet dhe luginat do të bëhen përsëri kullota. Do të bëj që të kullotin dhe të ndalon përsëri atje në livadhe të njoma. Do të kujdesem vetë për kopenë time dhe do ta çoj në vendet e pushimit. Kështu them unë, Zoti. Të humburat do t’i kërkoj, kurse të shpërndarat do t’i kthej në tufë. Do të kujdesem për të plagosurat dhe të sëmurat, kurse të majmeve dhe të fortave do t’u vë kufi. Unë jam bariu i tyre dhe do të kujdesem për ato ashtu siç duhet (Ezekieli 34,11-16). Jezusi shprehet edhe në Ungjillin sipas Gjonit 10,1-18 ku thotë: Jezusi tha: “Ju siguroj se ai që nuk hyn nga dera në vathën (e përbashkët) të deleve, por që kapërcen nga muri, është vjedhës dhe kusar. Ai që hyn nga dera, është bariu i deleve. Atij rojtari ia hap derën, dhe delet e dëgjojnë zërin e tij. Ai i thërret delet e tij me emër dhe i nxjerr ato në kullotë. E kurdo që t’i nxjerrë të gjitha delet, shkon para tyre, dhe ato i shkojnë pas, sepse e njohin zërin e tij. Ato nuk do të shkonin pas një njeriu tjetër. Përkundrazi, do të largoheshin nga ai, sepse nuk do ta njihnin zërin e tij.” Jezusi ua tregoi këtë shëmbëlltyrë, por ata që e dëgjonin, nuk kuptuan se ç’donte të thoshte me këtë. Atëherë Jezusi filloi sërish: “Ju siguroj se unë jam dera për delet. Të gjithë ata që erdhën para meje ishin vjedhës dhe kusarë, dhe delet nuk i dëgjuan. Unë jam dera. Në qoftë se ndokush hyn me anën time, do të shpëtojë. Do të hyjë, do të dalë e do të gjejë kullotë. Vjedhësi vjen vetëm për të therur e për të dëmtuar. Ndërsa unë erdha që delet e mia të kenë jetën, e që ta kenë atë me begati. Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë është gati ta japë jetën e tij për delet. Ndërsa rrogëtari, të cilit nuk i takojnë delet, nuk është bari i vërtetë. Kur sheh se po vjen ujku, i lë ato dhe ikën. Ujku u vërsulet dhe i shpërndan. Rrogëtari që i ruan delet për para, ikën, sepse nuk merakoset për to. Unë jam bariu i mirë. Unë i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua; siç më njeh Ati mua, ashtu e njoh edhe unë Atin. Unë do ta jap jetën time për delet. Kam edhe dele të tjera që nuk i takojnë kësaj vathe; unë duhet t’i mbledh edhe ato. Ato do ta dëgjojnë zërin tim, e do të bëhet një kope e bashkuar nën një bari. Ati më do, sepse jam gati ta jap jetën time që ta rimarr atë. Askush nuk mund të ma marrë atë, por unë e jap vullnetarisht. Kam pushtet ta jap dhe kam pushtet ta rimarr. Kështu plotësoj detyrën që më besoi Ati im.”


Ç. URTËSIA

Jezusi është quajtur «Logos» (në DhV/BV, hebraisht: davar ose aramaisht: memra), mishërimi i urtësisë së Perëndisë në Fjalët e urta 8. Në hebraishten kjo shprehje do të thote: aftësi për të realizuar një plan, një qëllim. Sipas Gjn 1, zhvillohet dhe sqarohet koncepti i DhV si vijon:

1. Urtësia (hebr. hohma, kurse greqisht Logos) e trupëzuar (Jezusi) është quajtur Perëndi, domethënë Urtësia nuk është vetëm person, por edhe Perëndi. 2. Domethënë, Jezusi si Logos është Perëndi. 3. Jezusi, si Logos, është arkitekti i krijesës së Perëndisë dhe si i tillë burimi i jetës fizike dhe shpirtërore. 4. Jezusi, si Logos, është burimi i shfaqjes së Perëndisë (drita). 5. Jezusi, si Logos, është organi suprem i Trinisë.


2. NË PROFECITË KU PARASHIKOHET MESIA


A. SHËRBËTORI I ZOTIT (JAHVEUT)

Profetët, pritërinjtë dhe mbretërit janë trajtuar për shërbëtorë, të cilët duhet t’i shërbejnë popullit të Perëndisë. Shërbëtori është para së gjithash një njeri i ngarkuar me një mision të veçantë nga vetë Zoti. Megjithatë, në DhV një shërbëtor i veçantë dallohet nga të gjithë të tjerët. Ai lajmërohet në këngët e profetit Isaia rreth Shërbëtorit (kapitujt 42, 49, 52,13 deri 53,53,12; 61). Fillimisht nuk duket qartë se me kë kanë të bëjnë ato profeci. Ai mund të jetë populli izraelit, sepse nganjëherë quhet shërbëtor. Kështu e kanë interpretuar atë disa çifutë (sidomos pas kohës së Krishtit!), por nëse merret parasysh i gjithë vazhdimi, mund të shihet sesa i pamundshëm është ai interpretim. Në kap. 43 ai Shërbëtor është quajtur Izrael, por ndryshon nga Izraeli. Kur i lexojmë të gjithë 112 fragmentet, arrijmë në përfundim se ata kanë të bëjnë me një person. Ai në vete përmbledh dëshirat dhe planet e Perëndisë për Izraelin. Ai është mishërimi i planeve të Perëndisë në lidhje me popullin. Gjithashtu në vete përfshin tri shërbimet kryesore në Izrael: profetizues (Is 49, 2) për shkak se flet në emër të Perëndisë; priftëror (Is 53 dhe 52,15) për shkak se vuan i përfaqësues i Izraelit; dhe mbretëror (Is 52,13; 53,12). Shugurimi i bashkon të trija; prifti dhe mbreti shugurohen me vaj, ndërsa nganjëherë përmendet edhe shugurimi i profetit. Mesia (fjfj. i Shuguruari) është personi i vetëm i cili në vetvete bashkon të tri shërbimet. Më dëgjoni, o kombe të largëta, ju njerëz që banoni larg! Para se të lindja, Zoti më zgjodhi dhe më emëroi shërbëtorin e tij. Ai i bëri fjalët e mia të mprehta si shpata. Më mbrojti me dorën e tij. Më bëri si shigjetë, të mprehtë dhe të gatshme për përdorim. Ai më tha: “O Izrael, ti je shërbëtori im; popujt do të më lavdërojnë për shkakun tënd.” (Isaia 49,1-3) Zoti thotë: “Shërbëtori im do të ketë sukses në zbatimin e misionit të tij; ai do të marrë nderime të larta. Shumë veta u tronditën kur e panë; ai ishte aq i shëmtuar, saqë mezi dukej si njeri. Por tani shumë kombe do të çuditen me të, madje mbretërit do të mbeten të pagojë nga habia. Ata e përjetojnë tani atë që nuk ndodhi gjer atëherë; dhe ata e shohin me sytë e tyre atë për të cilën nuk dëgjuan kurrë.” Populli përgjigjet: “Kush do ta ketë besuar atë që po njoftojmë tani? Kush do të ketë parë në këtë ngjarje dorën e Zotit? Ishte vullneti i Zotit që shërbëtori i tij të rritej si një bimë që lëshon rrënjë në tokë të thatë. Ai nuk ishte as i bukur as hijerëndë, që ne t’i kushtonim rëndësi. Për të nuk kishte asgjë tërheqëse që të nxiste interesin tonë. Ne e përbuzëm dhe nuk e pranuam; ai duroi dhembje dhe vuajtje. Askush nuk i hodhi sytë – ne nuk e përfillëm, sikur të mos ishte fare. Por ai e duroi pësimin, të cilin duhej ta kishim përjetuar ne, dhe vuajti atë që duhej të vuanim ne njerëzit. Gjithë kohën mendonim se vuajtja e tij ishte ndëshkim i dërguar nga Perëndia. Por ai u plagos për shkak të mëkateve tona, u rrah për të keqen që bëmë ne. Ne jemi të shëruar me ndëshkimin që pësoi ai, ne jemi të rikthyer nga goditjet që mori ai. Të gjithë ne ishim si dele të humbura, secili shkonte udhës së vet. Por Zoti bëri që ndëshkimi dhe dënimi që meritonim të gjithë ne, të binte mbi të. E trajtuan ashpër, e megjithatë duroi me përulje; nuk tha kurrë asnjë fjalë. Si një qengj në prag të therjes, si një dele në prag të qethjes, nuk tha asnjë fjalë. E arrestuan, e dënuan (me vdekje) dhe e shpunë për ekzekutim, por askush nuk deshi t’ia dinte për fatin e tij. Ai u vra për mëkatet e popullit tonë. (Kishin ndër mend) ta vendosnin në një varr bashkë me keqbërësit, por ai u varros në varrin e një pasaniku, edhe pse nuk kishte bërë asnjë krim dhe nuk kishte thënë asnjë gënjeshtër. Zoti thotë: “Ai vuajti sipas vullnetit tim; vdekja e tij ishte flijim që sjell ndjesë. Për këtë ai do të jetojë përsëri dhe do të ketë pasardhës (shpirtërorë). Nëpërmjet tij do të përfundoj punën time. Ai vuajti aq shumë, saqë tani mund ta shohë përsëri dritën dhe të shpërblehet për vuajtjet e tij. Shërbëtori im i kushtuar, me të cilin jam i kënaqur, do të vuajë ndëshkimin e shumëkujt, dhe unë do t’ua fal mëkatet për hir të tij. Kështu, do t’i jap vendin e nderit: ai do të renditet midis njerëzve të mëdhenj dhe të fuqishëm, sepse e dha vullnetarisht jetën e vet dhe u radhit midis mëkatarëve. Ai vuajti dënimin e shumëkujt dhe ndërhyri për fajtorët. (Isaia 52,15-53,12) Perëndia i të parëve tanë, i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakovit, e ngriti në adhështinë hyjnore Shërbëtorin e tij me plot fuqi – të njëjtin Jezus që ju ia dorëzuat vdekjes. Megjithëse Pilati donte ta lironte, ju ngulët këmbë që ai të dënohej. Ishte i shenjtë e pa faj, por ju e mohuat para Pilatit dhe kërkuat lirimin e një vrasësi, kurse Jetëdhënësin e vratë. Por Perëndia e ringjalli nga të vdekurit; për këtë mund të dëshmojmë ne. (Vap 3,13-14) Kështu Perëndia e ngriti Shërbëtorin e tij dhe jua dërgoi juve më parë, që secili prej jush të kthehet nga udha juaj e mbrapshtë te Perëndia.” (Vap 3,26) Edhe pse ishte Perëndi nga natyra, ai nuk u kap pas privilegjeve hyjnore, por hoqi dorë nga ato vullnetarisht dhe u bë si një skllav. U bë njeri në këtë botë dhe mori pjesë në jetën e njerëzve. Nga dëgjesa ndaj Perëndisë, u poshtërua aq shumë, saqë iu nënshtrua edhe vdekjes, madje vdekjes së një krimineli në kryq. Për këtë arsye Perëndia e lartësoi dhe ia ktheu vendin e tij të drejtë hyjnor të nderit. Para Jezusit, të gjithë duhet të bien në gjunjë – të gjithë ata që janë në qiell, në tokë dhe në nëntokë; Të gjithë duhet ta pranojnë solemnisht: “Jezusi, Mesia, është Zot.” Kështu do të nderohet edhe Perëndia, Ati. (Fil 2,6-11)


B. BIRI I NJERIUT

Kjo është shprehje aramaike (Bar-nasha) e cila do të thotë Ai Njeri; natyrisht, titull mesianik i cili flet për marrëdhënien e Mesisë me Izraelin, por edhe me njerëzimin. Kjo shprehje përdoret pothuajse si sinonim për «Shërbëtori i Perëndisë».


1. MESIA:

Ai është njeri (mbinatyror) i cili është zgjedhur nga Perëndia për të mundur Djallin dhe që të ngrejë Mbretërinë e Perëndisë në Izrael; do të sundojë gjithë botën. Jezusi e ka përdorur atë titull posaçërisht duke iu referuar Dan 7,13 e më tutje, që e njëjtëson me Mesinë që vjen – personin mbinjerëzor dhe të mbifuqishëm. Ai ka pamjen e njeriut, por megjithatë vjen nga lart në lavdinë e reve (krah. Mt 26, 64). Pastaj në vegim pashë një qenie që dukej si njeri. Ai u afrua me re dhe e sollën para fronit të të Përjetshmit. Atëherë iu dha pushtet, nder dhe fuqi mbretërore, dhe iu nënshtruan njerëzit e të gjitha kombeve, popujve dhe gjuhëve. Pushteti i tij është i përjetshëm dhe i pafund – askush nuk do t’ia heqë ndonjëherë pushtetin. (Daniel 7,13-14) Pastaj kryeprifti u ngrit në këmbë dhe e pyeti Jezusin: “Nuk ke asgjë për të thënë kundër këtyre padive?” Por Jezusi heshtte. Kryeprifti tha: “Unë po të përbetoj në emrin e Perëndisë së gjallë: A je ti Mesia, Biri i Perëndisë?” Jezusi iu përgjigj: “Po. E unë po ju them: pas pak do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtë të të Gjithëfuqishmit (Zot). Gjithashtu do ta shihni se si do të vijë (si qjyqtar) mbi retë e qiellit.” (Mt 26,62-64)


2. ADAMI I DYTË

– i cili përfaqëson njerëzimin e ri. Në Zan 3,15 lexojmë se si gjarpri (Djalli) do të mposhtet nga dikush që është njerëzor. Si Bir i Njeriut, në Letrat e Dhiatës së re Jezusi paraqitet si koka e njerëzimit të ri (Rom 5; 1 Kor 15). Jezusi është njeriu i vetëm i drejtë dhe i përkryer. Të gjithë besimtarët e Dhiatës së vjetër kanë qenë vetëm pamja e tij e papërkryer. Hebrenjve 10,6-8 i zbaton fjalët e Psalmit 40 në Mesinë si në atë që në mënyrë të përkryer ka përmbushur vullnetin e Perëndisë. Psalmi i parë jep pasqyrën e besimit, të cilin, deri në ardhjen e Jezusit, askush nuk e kishte përmbushur në mënyrë të përkryer. Siç erdhi në botë mëkati me anë të një njeriu, Adamit, (ashtu erdhi edhe shpëtimi nga pushteti i mëkatit, me anë të një njeriu, Jezusit). Mëkati i Adamit solli me vete vdekjen, dhe kështu të gjithë ranë nën sundimin e vdekjes; sepse të gjithë, pa përjashtim, trashëguan pasojat e mëkatit të Adamit. Në të vërtetë, edhe para vendosjes së Ligjit nga Moisiu, mëkati ishte në botë, megjithëse nuk mund të klasifikohej si mëkat, sepse ende nuk ekzistonte Ligji (që e përcakton mëkatin). E megjithatë, vdekja (plotësimi i mëkatit) kishte nën pushtetin e saj të gjithë njerëzit nga Adami deri te Moisiu, edhe në qoftë se ata nuk bënë mëkat në bazë të Ligjit. Adami është kundërtipi i Atij që duhej të vinte. Por ajo që na dhuron Perëndia me anë të këtij Tjetrit, nuk mund të krahasohet me pasojat e mëkatit të Adamit. Të gjithë duhet të vdesin, sepse një njeri ngriti krye kundër Perëndisë. Por me anë të një Njeriu tjetër, Jezusit, Mesisë, Perëndia na tregon mëshirën e tij, e cila është aq e madhe, saqë peshon më shumë sesa pasojat e fajit të Adamit. Nëpërmjet dënimit për rebelimin e këtij njeriu, Adamit, u bë dënimi i të gjithëve. Por dhurata e pamerituar e Perëndisë kapërcen një mori mëkatesh dhe u sjell të gjithë besimtarëve vendimin e pafajësisë. Me anë të mosbindjes së një njeriu, Adamit, filloi të mbretëronte vdekja. Por sa shumë më tepër realizohet me anë të një njeriu, Jezusit, Mesisë! Të gjithë ata që e pranojnë amnistinë e Perëndisë, tani do të fitojnë jetën e përjetshme dhe (më vonë) do të mbretërojnë bashkë me të. Kështu, nëpërmjet mosbindjes së një njeriu ndodhi që u dënuan të gjithë. Po ashtu, bindja e një Njeriu tjetër ndaj vullnetit të Perëndisë, u sjell të gjithë besimtarëve vendimin e pafajësisë dhe jetën. Duke qenë se një njeri (Adami) ngriti krye kundër Perëndisë, të gjithë u bënë fajtorë para Perëndisë. Po ashtu të gjithë (besimtarët) do të marrin pafajësinë, sepse një Njeri (Jezusi, Mesia) iu nënshtrua vullnetit të Perëndisë. (Rom 5,12-19) Megjithëse thuhet se Perëndia ia nënshtroi të gjitha dhe se nuk ka asgjë që nuk i është nënshtruar, ende nuk shohim se si ai sundon mbi gjithçka. Por shohim se Jezusi, i cili u përul për pak kohë më poshtë se engjëjt, u kurorëzua me lavdi dhe me nder si shpërblim për vdekjen e tij (pajtuese). Në të vërtetë, Perëndia, me mëshirën e tij, deshi që vdekja e tij t’u vlejë të gjithëve. Perëndia është qëllimi i të gjithave, dhe me anën e tij u krijuan të gjitha. Meqë dëshironte që shumë fëmijë të Perëndisë të silleshin në mbretërinë e tij madhështore me anë të pësimit, çoi në pjekuri atë (Jezusin) që duhet t’i udhëheqë deri atje. Kjo ishte në përputhje me natyrën e tij të mëshirshme (Heb 2,8-11). Adami i parë u krijua nga toka. Adami i dytë erdhi nga qielli. Njerëzit tokësorë i ngjajnë Adamit tokësor, kurse njerëzit qiellorë i ngjajnë Adamit qiellor. Tani ne i ngjajmë njeriut që u krijua nga toka. Më vonë do t’i ngjajmë Atij që erdhi nga qielli. (1 Kor 15,47-49)


C. BIRI I PERËNDISË

Në DhV kjo shprehje ka të bëjë me persona të ndryshëm:

1. ENGJËJT: Shprehja ka të bëjë me engjëjt, sigurisht për shkak se statuti i birit nënkupton ngjashmëri (Jb 1,6; 2,1; 38,7; Heb 1,4). Në Letrën drejtuar Hebrenjve, autori bën dallim ndërmjet engjëjve dhe Krishtit.

2. IZRAELI: Në Dalja 4,22 kjo shprehje ka të bëjë me Izraelin, ndaj të cilit Perëndia mban lidhjen e atit (krah. Hoshea 11,1). Kështu, Mesia është mishërimi i asaj që Perëndia gjithmonë ka dashur të jetë Izraeli.

3. MBRETI: Kjo shprehje gjithashtu ka të bëjë me Krishtin si mbret dhe ka theks mesianik. Mbretërit gjithashtu quheshin kohë pas kohe bij të Perëndisë, por kjo shprehje përdorej në masë shumë të kufizuar (2 Sam 7,14; Ps 2,7; 89,27; Dal 4,22; Hosh 11,1). Mbreti i Izraelit ishte i zgjedhur si përfaqësuesi i Perëndisë, i adoptuar dhe nën mbrojtjen e Perëndisë.

4. PERSONI I DYTË I TRINISË: Mbi të gjitha, Krishti është Biri i Perëndisë. Ai është në lidhje të veçantë ndaj Atit: sipas natyrës është Biri i Perëndisë. Përfundimi: Jezusi nuk ka qenë vetëm Biri i Perëndisë sipas emërimit (d.m.th. Mesia), por edhe Biri i Perëndisë sipas natyrës (Personi i dytë i Trinisë). Çifutët ia kthyen: “Ne kemi Ligjin. Sipas Ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse tha se është Biri i Perëndisë.”(Gjn 19,7).


Ç. ZOTI

Nga shumë fragmente të Dhiatës së vjetër duket qartë se Mesia duhej të jetë Perëndia i mishëruar. Vetëm një person i tillë do të ishte në gjendje të shlyejë mëkatet e gjithë botës, të mposhtë Satanin dhe të ngrejë botërisht sundimin e Zotit. Po vjen dita, – thotë Zoti, – kur do të thërras njërin prej pasardhësve të Davidit, i cili do t’i japë përsëri nder emrit të tij. Ai do të mbretërojë me mend dhe me drejtësi, sepse do t’u përmbahet udhëzimeve të Zotit. Atëherë populli i Judës do të jetë i sigurt nga armiqtë e tij, dhe populli i Izraelit do të jetojë në paqe. Ky mbret do të quhet: “Zoti është shpëtimi ynë!” (Jir 23,5-6) ..virgjëresha do të mbarset dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’ia vënë emrin Imanuel (Perëndia me ne). (Isaia 7,14) Por, para se të shkonte puna aq larg, iu shfaq në ëndërr një engjëll i Zotit i cili i tha: “O Jozef, pasardhës i Davidit, mos ki frikë të marrësh për grua Marinë, sepse fëmija që ajo po pret, u mbars me anë të Shpirtit të Perëndisë. Ajo do të lindë një djalë: ti do t’ia vësh emrin Jezus (Shpëtimtar), sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet.” Kjo ndodhi që të plotësohet ajo që kishte parashikuar Zoti me anën e profetit (Isaia): Virgjëresha do të mbarset dhe do të lindë një djalë, i cili do të quhet Imanuel. Ky emër do të thotë: Perëndia me ne (Mt 1,20-23) Isaia kështu foli, kur pa madhështinë e Tij, dhe fjalët e tij i referoheshin Jezusit. (Gjn 12,41) Ky është një aluzion për vegimin e Zotit që pa në Tempull profeti Isaia (sh. Is 6,4). Meqë Jezusi është e vetmja shfaqje e Perëndisë së padukshëm, Isaia pa Jezusin. Këtu është fjala për lajmin që shpallim ne: për Perëndinë vlen para së gjithash besimi (te Mesia). Prandaj, në qoftë se ti pranon me gojë: “Jezusi është Zot” dhe në qoftë se beson me gjithë shpirt se Perëndia e ka ringjallur atë nga të vdekurit (për të na dhënë neve pafajësinë), atëherë do të shpëtosh. Kush beson me gjithë shpirt (në Mesinë), shpallet i pafajshëm; kush pranon me gojë (se Jezusi është Zot), do të shpëtojë. (Rom 10,8-10)


3. NË TEOFANI si engjëlli i Zotit

Ai sigurisht nuk është një engjëll i thjeshtë, sepse është i njëjtë dhe njëkohësisht i ndryshëm nga engjëjt e tjerë. Ai e ndan veten nga Perëndia, por edhe identifikohet me të. Të dhënat që do t’i paraqesim më poshtë na detyrojnë që engjëllin e Zotit ta konsiderojmë si hyjni, e jo si qenie të krijuar: a) Le të lexojmë një fragment të shkurtër nga Libri i Zanafillës 16,7-14: Në shkretëtirë Hagara po pushonte pranë pusit që ndodhet rrugës për në Shur. Ja, engjëlli i Zotit erdhi tek ajo dhe e pyeti: “Hagar, skllavja e Saraisë. Nga vjen e ku po shkon?” “Unë po largohem nga pronarja ime.” iu përgjigj ajo. Engjëlli i tha: “Kthehu te zonja jote dhe nënshtroju asaj. Zoti do të të japë aq shumë pasardhës, saqë askush s’do të mund t’i numërojë. Ti do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jishmael (Perëndia ka dëgjuar), sepse Zoti e dëgjoi thirrjen e hallit tënd. Por biri yt do të jetojë si një gomar i egër; ai do të jetë kundër të gjithëve e të gjithë do të jenë kundër tij. Do të jetojë mënjanë nga gjithë farefisi i tij dhe do t’i provokojë.” Hagara thirri: “Pra, me të vërtetë e pashë Perëndinë që më sheh?” Prandaj ajo e quajti Zotin që kishte folur me të ’El-Roi’ (Perëndia që më sheh)! Për këtë, atë pus, i cili gjendet midis Kadeshit dhe Beredit, njerëzit e quajnë ’Bëer-Lahai-Roi’ (Pusi i të Gjallit që më sheh). Në këtë fragment shfaqet një qenie e cila quhet «engjëlli i Zotit», kurse Hagara megjithatë e quan Zot (reshti 13: «e pashë Perëndinë»). b) Në Zanafilla 32,24-30, para takimit me Ezavin, Jakovi përleshet deri në mëngjes me një «njeri», kurse më vonë atë vend e quan Pënuel sepse «e pashë Perëndinë». Në Zanafilla 48,16 e tutje, i bie ndërmend ajo ngjarje duke thënë: «...engjëlli që më shpëtoi nga gjithë ai rrezik.» Në Librin e Hosheas 12,3-5, duke folur për të njëjtën ngjarje, thuhet se Jakovi është përleshur me engjëllin dhe se Perëndia i ka folur. c) Në Librin e Daljes 3,1-4, engjëlli i Zotit paraqitet në mes të kaçubës së ndezur, ndërsa Moisiut megjithatë i flet Perëndia. Në Dalja 14,19.24 thuhet se Perëndia është në shtëllungë resh dhe në shtëllungë të zjarrtë, por edhe se engjëlli i Perëndisë ndodhet në to, e kjo lë të kuptohet se ata dy janë të lidhur. ç) Në Joshua 5,13 deri 6,2, para Joshuas, komandantit të ushtrisë së Zotit, lajmërohet «njeriu», kurse Joshua i bie përmbys dhe ky veprim nuk has në kundërshtim. Më vonë Joshua thotë se Zoti i ka folur. d) Në librin e proftit Zakaria 12,8 thuhet se pasardhësit e Davidit do t’i udhëheqin si engjëlli i Zotit, si vetë Perëndia. dh) Në Librin e profetit Mihaja 5,1 lexojmë për udhëheqësin e ardhshëm izraelitë, «daljet (ose shfaqet) e tij janë nga amshimi», shprehje, e cila mund të ketë të bëjë me vizitat e Jezusit në tokë në personin e engjëllit të Zotit para mishërimit. Të gjitha këto aluzione tregojnë se paraqitjet e engjëllit të Zotit janë, në të vërtetë, shfaqjet e Krishtit para mishërimit.


II. MESIA NË DHR/BR


A. HYJNIA E MESISË


1. PRITJA NË DHV E MESISË HYJNOR


i) E vërtetuar te DHV: nga disa rreshtat e DhV duket qartë se Mesia duhet të jetë Zoti i mishëruar (sh. Isaia 7,13-14: Imanuel – Perëndia me ne). Emrat e përmendur te Isaia 9,6 japin të kuptohet se bëhet fjalë për hyjninë. (shih edhe Jr 23,5-6; Zak 13,7).

ii) E vërtetuar te DHV nga prijesit çifutë: del qart se në DhV mësohet hyjnia e Mesisë (p.sh. Is 9,6) e megjithatë prijesit çifutë, siç duket, ishin të verbër për këtë. Në Gjn 5,17-18 ata e kanë interpretuar mësimin e Jezusit si pretendim për hyjninë e tij. Këtë pohim Jezusi nuk e mohon fare. Jezusi dëshmoi para kryepriftit se ishte Mesia, Biri i Perëndisë, Biri i njeriut. Reagimi i kryepiftit është domëthënës: ai është fajtor për blasfemi dhe kështu duhet të vdesë. Në qoftë se kryeprifti nuk besonte se Mesia do të ishte hyjnor, reagimi i tij është i pakuptueshëm (Mt 26,65).

iii) E vërtetuar nga vetë Jezusi: Ndërsa mësonte në Tempull, shumë vinin dhe i bënin pyetje, duke u përpjekur që ta zinin në grackë, por e mbuloi diskutimin duke u bërë . pyetje në lidhje me identitetin e vërtetë të Mesisë (Mk 12,35-7): Ata pohojnë se ai është biri (d.m.th pasardhës) i Davidit, por pse Davidi e quan Zot (d.m.th. Perëndi)? Duke folur për këtë, Jezusi citon nga Psalmi 110, i cili më vonë do të gjendet në qendër të shpjegimit të tekstit nga apostujt. Duket qartë se Dhiata e vjetër e ka parafolur ardhjen e Mesisë hyjnor.

iv) E vërtetuar nga apostujt: në fund të ungjillit sipas Gjonit, Toma dëshmon se Jezusi është Zot dhe Perëndi. Sipas apostujve të tjerë Jezusi është krijues dhe mban gjithësinë (Heb 1,10; Gjn 1,3; Kol 1,16-17; Heb 1,3). Në Kol 1,15-17 Jezusi quhet «i Parëlinduri» i gjithë krijimit. Dhiata e vjetër na udhëzon se si ta kuptojmë atë shprehje; i parëlinduri gëzonte privilegje të veçanta dhe, kur ka munguar ati, ka qenë koka e familjes. Pali sigurisht e përdor këtë shprehje duke dëshiruar të thotë se Krishti ka përparësi mbarë krijesën se ka ekzistuar para çdo gjëje tjetër; në vazhdim të rreshtit thuhet se nëpërmjet tij është krijuar gjithçka (e jo të gjitha të tjerat). Gjithçka është krijuar për të; ai është qëllimi i të gjithave. Është vështirë të kuptohet e thëna se gjithësia ka mundur të krijohet për ndonjë person më të ulët se Perëndia. Në Librin e Zbulesës 3,14 Jezusi përmendet si fillimi i krijimit të Perëndisë (greqisht arhe), që do të thotë se ai është prejardhja ose burimi i krijimit të Perëndisë – arkitekti. Pjetri pohon se Jezusi është Zot (Vap 2,36; 7,59; 9,17) dhe zotëri i gjithçkaje (Vap 10,36). Fjala greke Kyrios është e njëjta fjalë e cila në Septuagintë përdoret për «Zotin» (Jave). Pjetri dëshmon se Jezusi ndan fronin me Perëndinë. (Vap 5,31).


B. MARRËDHËNIA E JEZUSIT ME ATIN TREGOJNË SE AI ËSHTË PERSON I DYTË I TRINISË

i) Përdorimi i shprehjes «Unë Jam». Në Gjn 8,56-58, Jezusi përdor një formë të posaçme të asaj foljeje dhe në këtë mënyrë pohon diçka më shumë se vetë paraekzistenca, sepse atë që ka thënë çifutët e morën si të barabartë me pohimin se është Perëndi. Ai është pikërisht emri i Perëndisë në DhV, posaçërisht në Dalja 3,14. Shprehjen «Unë Jam» (d.m.th. Jave) Jezusi e përdor disa herë pa plotës (Gjn 8,24; 18,4 e më tutje). Kur thotë «Unë jam ai» (Gjn 18,5), kjo në greqisht do të thotë vetëm «unë jam». Është interesant se këto fjalë i rrëzojnë njerëzit përdhe. Shprehjen «unë jam» Jezusi e ka përdorur gjithashtu me shumë plotës, si zhvillimi i kuptimit te Dalja 3,14, sikur Perëndia tani zhvillon kuptimin e emrit dhe karakterit të tij; «unë jam» dera, «unë jam» bariu i mirë, «unë jam» rruga, e vërteta, jeta. Paralelisht në DhV Zoti shfaq dalëngadalë aspekt të reja të karakterit të tij (Unë jam El-Rafa = Perëndia që ju shëron).

ii) Preekzistenca me Atin: Përsëritet se Krishti ka ekzistuar para se të ishte krijuar ndonjë gjë (Gjn 1,1; 1,15; 8,58). Fjalët e Jezusit vërtetojnë para-ekzistencën e tij. Ai thotë se është dërguar në botë, e kjo tregon se prejardhja e tij është jashtë saj (Gjn 10,36; 3,17). Ai gjithashtu thotë se ka zbritur nga qielli (Gjn 6,33. 51; 6,38). Duke folur për vetveten, Jezusi thotë se është prej së larti (Gjn 8,26; 3,13). Pastaj përmend lavdinë, të cilën e ka ndarë me Atin para jetës në tokë (Gjn 17,5.24). Në kuptimin e plotë, ngritja e Jezusit në qiell është kthimi në vendin ku tashmë ishte më parë. Në Gjn 16,27. 28 përdoren dy parafjalë të rëndësishme. Në Gjn 16,27 është «dola nga Ati (ek – nga). Unë erdha në botë prej Atit...» Në rreshtin 27 hasim parafjalën para – që d.m.th. nga pranë. Ai pohon se pret me padurim vazhdimin e jetës pas vdekjes, por trajta e pohimit është e pazakonshme, sepse në mënyrë të veçantë shpreh vazhdimin e diçkaje që tashmë e kishte ditur (Gjn 17,7). Ky është pothuajse malli për atdheun qiellor (Gjn 7,33; 13,3; 14,12; 16,10.17; 17, 11. 13; 6,62).

iii) Marrëdhënia ndërmjet Atit dhe Birit: Hasim lidhjen e dyanshme të shprehjes «Ati» dhe «Biri». Shpeshherë përdoren bashkërisht sikur të ishin të dy shprehje të bashkuara – ai Atë dhe ai Bir. Jezusi e përdor atë sikur të kishte të drejta të posaçme për këtë, më shumë se të tjerët (Gjn 2,16; 6,27). Kur lajmërohet pas ringjalljes së tij nga të vdekurit, Jezusi bën dallim ndërmjet tij dhe të tjerëve (Gjn 20,17); Ati im dhe Ati i tyre, Perëndia im dhe Perëndia i tyre, sikur, sipas natyrës së gjërave, ato dy marrëdhënie ndaj Perëndisë kurrësesi nuk mund të jenë të njëjta. Jezusi pohon gjithashtu se është një natyrë me Atin (Gjn 8,16-19; 10,30 e më tutje). Në këtë kontekst ata janë të barabartë sipas fuqisë. Perëndia është i plotfuqishëm dhe, nëse edhe Jezusi ka atë fuqi, edhe ai duhet të jetë i plotfuqishëm, e kjo do të thotë se edhe ai është Perëndi. Kjo udhëzon në njësimin e natyrës (Gjn 12,45, 14,7-11; 15,23-24; 16,3). Në Ungjillin sipas Gjonit 14, 23, Jezusi flet për njeriun që beson dhe thotë se ne do të vijmë tek ai dhe se do të vendosemi në të, një pohim ky i cili duket qartë në njëjësimin me Atin. Jezusi është personi i vetëm i cili mund të çuar ndokënd tek Ati dhe ta bëjë pjesëtarë të familjes së Perëndisë. Madje prej tij varet edhe ajo se a dëshiron t’ia shpallë ose jo Atin një personi të caktuar (Mt 11,25-30; Lk 10,21 e më tutje). Pastaj Jezusi thirri: “O Atë, Zoti i qiellit e i tokës, unë të lavdëroj që u tregove të paditurve atë që fshehe nga të urtët dhe të diturit. Po, o Atë, kështu të pëlqeu ty! Ati më ka dhënë fuqi të plotë. Vetëm Ati është në marrëdhënie atërore me Birin, dhe vetëm Biri e ata që ai dëshiron t’i njohë me Atin, janë në marrëdhënie birnore me të. (Mt 11,25-27)

iv) Jezusi dhe Ati bashkëveprojnë: Në shprehjen e cila është përdorur me rastin e pagëzimit, Jezusi dhe Ati janë vënë në të njëjtin nivel (Mt 28,19). Nxënësit duhet t’i pagëzojnë ata që besojnë në Jezusin si Mesinë në emër (njëjës) – jo «emra». Kjo tërheq vëmendjen në atë se të tre personat janë të lidhur me një emër. Në Vap 2,38 të tre personat janë të lidhur në shpëtimin. Bekimi i apostujve lidh të tre emrat e hyjnisë (2 Kor 13,13). Gjithashtu thuhet se me rastin e ngritjes në qiell Jezusit i është dhënë emri që është mbi të gjithë emrat, ndërsa ai është Emri i Perëndisë (Fil 2,9). Në DhV shprehja «Emri» (hebr. Shem) në disa kuptime ishte sinonim për Perëndinë. Kjo do të thotë se Jezusi i ka marrë përsëri të drejtat e tij hyjnore (Fil 2,9; Jn 17,5).


C. DHËNIA E ATRIBUTEVE HYJNORE:

Krishtit i janë atribuar tipare hyjnore dhe ai i ka nxjerrë në shesh. Ato atribute janë:

a. Gjithëprania: Edhe pse ka vendosur të kufizohet gjatë jetës së tij në tokë, tha (pas ngritjes së tij në qiell) se më anë të Shpirtit të shenjtë do të jetë i pranishëm në tokë dhe në qiell. Duke qenë jashtë kohës, ai megjithatë është paralel në çdo pikë me gjithësinë e kohës dhe të hapësirës (Mt 18,20; 28,20). Satani ose ndonjë engjëll tjetër nuk mund të jenë të gjithëpranishëm: vetëm Perëndia mund të jetë.

b. Gjithëpushteti: Gjatë kohës së shërbimit të tij në tokë, kishte pushtet të plotë mbi natyrën, kohën, demonët, sëmundjen dhe vdekjen. Mjaftonte të thoshte vetëm një fjalë. Si dëshmi e hyjnisë së Tij përmenden mrekullitë që bëri (Gjn 5,36; 10,25. 38). Sikurse Zoti në kohën e krijimit kishte kontroll të plotë mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe mbi materien përgjithësisht, kështu edhe Jezusi provon hyjninë e tij gjatë shërbesës së tij duke kryer mrekulli dhe shërime.

c. Pandryshueshmëria: Në DhV emri i Perëndisë (JHVH ose Jahve) kishte domethënien «i Përjetshëmi». Në disa fragmente të Dhiatës së re, Jezusi është lidhur me Atin në lidhje me cilësitë e përjetshme dhe të qëndrueshme, të cilat i posedon vetëm hyjnia (Heb 13,8; 1,12; Mt 28,20; Ef 1,2-3). Jezusi, Mesia, është i njëjtë dje e sot dhe kështu do të jetë përgjithmonë. (Heb 13,8). Por ti mbetesh i njëjtë dhe vitet e tua nuk kanë mbarim. (Heb 1,12). Në librin e Zbulesës me faqjen e tij të parë, Jezusi paraqitet me të gjitha atributet e hyjnisë (1,12): ai është Biri i njeriut që paraqitet në vegimin e Danielit, por ka edhe Flokët në kokë që i kishte të bardhë si leshi, si bora – që i përket të Përjetshmit, si dhe sytë, zëri dhe fytyra e Zotit të lavdisë: ai është zoti dhe mbreti suprem (17,14; 19,16) Vetëm ai mund ta përvetësojë titullin hyjnor, Alfa dhe Omega, fillimi dhe fundi (22,12. krhs 1,8; 2,8; 21,6). Ajo që është thënë në DhV për JHVH, për Krishtin është thënë në DhR. Ai është Krijues (Ps 102,24-27; Heb 1,10-12). Ai është Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi (Is 48,12; Ap 1,8; 22,13); Isaia e ka parë lavdinë e tij (Is 6,1; Gjn 12,41).


Ç. JEZUSI VEPRONTE SI PERËNDI

Jezusi pohon se i fal mëkatet (Mk 2,5). Mësuesit e Ligjit çifut kishin të drejtë kur thuan se vetëm Perëndia mund t’i falë mëkatet, por nuk ishin të gatshëm të pranojnë përfundimin e këtij pohimi. Jezusi jo vetëm që ringjall të vdekurit, por jep jetën shpirtërore dhe trupore (Gjn 5,21-28; 5,40). Jeta shpirtërore është e përjetshme. Pohon se vetveten mund ta ngritë nga të vdekurit (Gjn 2,19-21; 10,17-18). Premton se do t’i përmbushë kërkesat më të thella të njeriut (Gjn 4,13-14; 6,27,35; 7,37-38; 8,35 e më tutje, 14,27; 15,11; 16,33). Premton se do të përgjigjet në lutje (ndërsa pohon se edhe Ati Perëndi përgjigjet në lutje); mëson të vërtetën hyjnore në bazë të autoritetit të tij (Gjn 3,3.5); pohon se ka pushtet mbi të gjithë trupat (domethënë mbi gjithë krijimin e Perëndisë, mbi gjithë jetën, Gjn 17, 2); e lidhë besimin në të me besimin në Perëndinë (Gjn 12, 44; 14,1). Asnjë mësues (d.m.th. rabin) i Dhiatës së vjetër, sado i madh të ketë qenë, kurrë s’ka pohuar diçka të tillë. Jezusi pohon se është drita e Perëndisë që ka ardhur në botë. Ai nuk pohon si profet, se (vetëm) e sjellë dritën, por se vetë është drita (Gjn 8,12; 9,5). Për vete thotë, gjithashtu, se është më i madh se Tempulli (vend, ku në DhV/BV banonte Perëndia), se është më i madh se profeti Jona (pohim se është më i madh se profeti) dhe Sholomoja, se mbreti më madhështor (Mt 12,6). Në krahasimin për vreshtarët e këqij, Jezusi është krahasuar me birin, të cilin i ati e ka dërguar në kohën kur asgjë tjetër nuk vlente. Ai është fjala e fundit e Atit. Në Letrën drejtuar hebrenjve Moisiu konsiderohet si shërbëtor në shtëpinë e Perëndisë (d.m.th. në bashkësinë e besëlidhjes), ndërsa Jezusi konsiderohet si biri (d.m.th. arkitekti i bashkësisë së besëlidhjes).


D. NJËJËSIMI ME JAVEUN (ZOTIN) E BESËLIDHJES SË VJETËR.

Ajo që është thënë në DhV për JHVH, për Krishtin është thënë në DhR. i) Ai është Krijues (Ps 102,24-27; Heb 1,10-12).

ii) Ai është Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi (Is 48,12; Ap 1,8; 22,13); Isaia e ka parë lavdinë e tij (Is 6,1; Gjn 12,41).

iii) Ai është lavdia e Perëndisë, pasqyrimi i personalitetit të Tij (Heb 1,3), shëmbëllesa e Perëndisë (Kol 1,15), në të cilin banon mishërisht e gjithë plotësia hyjnore (Kol 2,9). Ai është kopje e saktë e Atit, porsi unaza e padukshme me vulë që lë shtypje të dukshme. Fjala «madhështia» (ose «lavdi», hebr. «njeri me peshë, pecrogroso») në DhV përdoret për të shprehur Perëndinë; siç ndodh në rastin me njeriun, Perëndia është i pandashëm nga vlera e tij e brendshme.

iv) Ai është prania e Perëndisë ndër ne: Jezusi është gjithashtu Perëndi që jeton ndër njerëzit. Në prologun e Ungjillit sipas Gjonit thuhet se Fjala u bë njeri – njeri i gjallë – dhe u vendos ndër ne (Gjn 1,14). (Tekstualisht: ka vënë tendën ndër ne.) Ai është Imanuel – Perëndia me ne, Perëndia që jeton ndër ne. Në lidhje me vetveten, Jezusi është si «ky tempull» – vendi ku Perëndia jeton ndër njerëzit. Në Librin e Zbulesës lexojmë: Në qytet tempull nuk pashë (domethënë në Jerusalemin e Ri). Perëndia, Zoti i të gjithave, është vetë tempulli i tij dhe Qengji bashkë me Të. (Ap 21,22). Kështu Perëndia do të banojë ndër popullin e tij përgjithmonë.


DH. JEZUSI PRANON ADHURIMIN QË I PËRKET PERËNDISË

(Lk 5,8; Mt 14,33; 15,25; 28,9; 1 Kor 1,2). Meqenëse Dhiata e vjetër (Dalja 34,14) dhe vetë Krishti (Mt 4,10) pohojnë se vetëm Perëndia duhet të adhurohet, ndërsa njerëzit e thjeshtë dhe engjëjt kanë refuzuar nderimin që u është bërë, (Vap 10, 25-26; Ap 19,10; 22,8. 9); në qoftë se Krishti do të pranonte nderimin, ndërsa të mos ishte Perëndi, kjo do të ishte blasfemi. Për më tepër, Biblia jo vetëm që na njofton se Jezusi ka qenë i adhuruar, por nga ne kërkon që edhe ta adhurojmë (Gjn 5,23; Heb 1,6). Në librin e Zbulesës oborri qiellor i drejtohet Jezusit me të njëjtat fjalë si i kishin drejtuar Krijuesit: «Ti je i denjë» dhe e bashkon në adhurim edhe Qengjin edhe Atë që rri në fron (rr. 7-9). Qysh atëherë emri i Perëndisë dhe i Qengjit bashkohen rregulisht (7,10; 14,4; 21,22) derisa froni i qiellit quhet «froni i Perëndisë dhe i Qengjit»

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]