Albert Bunjaku
|
Bunjaku në stërvitje me 1. FC Nürnberg në 2010. | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Albert Bunjaku | ||
| Data e lindjes | 29 nëntor 1983 (42 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes |
Gjilan, RSF Jugosllavi (tani Kosova) | ||
| Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
| Pozicioni(et) | Sulmues | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| FC Schlieren | |||
| 1998–2000 | Grasshoppers | ||
| 2000–2003 | Young Fellows Juventus | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2003–2005 | Schaffhausen | 39 | (3) |
| 2006 | SC Paderborn | 10 | (1) |
| 2006–2009 | Rot-Weiß Erfurt | 74 | (34) |
| 2009–2012 | 1. FC Nürnberg | 55 | (14) |
| 2011 | → 1. FC Nürnberg II | 4 | (2) |
| 2012–2014 | 1. FC Kaiserslautern | 31 | (13) |
| 2014–2017 | St. Gallen | 51 | (9) |
| 2017–2018 | Erzgebirge Aue | 23 | (1) |
| 2018–2022 | Viktoria Köln | 89 | (34) |
| 2022 | Bonner SC | 11 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2004–2006 | Zvicra U–21 | 15 | (7) |
| 2009–2010 | Zvicra | 6 | (0) |
| 2014–2016 | Kosova | 6 | (3) |
| Karriera menaxheriale | |||
| 2022–2023 | Bonner SC (nidhmës) | ||
| 2023 | Bonner SC | ||
| 2023– | Bayer Leverkusen grupmoshat e reja (nidhmës) | ||
| 2025– | Kosova nën-19 | ||
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Albert Bunjaku (lindur më 29 nëntor 1983) është një futbollist kosovaro-zviceran i cili luan me klubin gjerman 1. FC Kaiserslautern në 2.Bundesligë dhe me Kombëtaren Kosovare të Futbollit. Gjatë viteve 2009–2010, ai ka qënë lojtar i Kombëtares Zvicerane të Futbollit, duke e përfaqësuar atë në Kupën e Botës 2010[1].
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albert Bunjaku në moshën tetëvjeçare, shkoi në Zvicër, ku i punonte i ati, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij. Bunjaku e filloi karrierën e tij profesioniste në FC Schaffhausen në Challenge League në Ligën e Dytë të Zvicrës. Në sezonin 2003/2004, ai arriti të ngrihet në Ligën e Parë me këtë skuadër. Gjatë 18 muajve në vijim zhvilloi 39 ndeshje në Ligën e Parë të Zvicrës.
Në janar të vitit 2006, Bunjaku, 23 vjeç, merr hapin e guximshëm për të shkuar në Gjermani. Ai kalon nga Schaffhausen në radhët e SC Paderborn në Bundesligën e dytë gjermane. Por angazhimi i tij në këtë skuadër zgjati vetëm gjashtë muaj. Ai nuk arriti depërtimin nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm, Jos Luhukay.
Më 14 nëntor të këtij viti, Bunjaku debutoi në përfaqësuesen e Zvicrës, në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Në minutën e 46-të ai e zëvendësoi Eren Derdiyokun dhe pati një paraqitje mjaft të mirë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profil auf fcn.de
- Profil auf fussballdaten.de
- Profil auf weltfussball.de
- Interview auf Fussballjunkies.de Arkivuar 7 dhjetor 2009 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Hitzfeld: "Bunjaku ist ein Thema"" (në gjermanisht). Sportal.ch. 5 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2020. Marrë më 17 qershor 2012.
| Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |