Taulant Xhaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Taulant Xhaka
CSKA Moscow v Basel (7).jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëTaulant Xhaka
Data e lindjes (1991-03-28) 28 Mars 1991 (28 vjeç)
Vendi i lindjesBasel, Zvicër
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës
Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualBasel
Numri34
Karriera në rini
2000–2002Concordia Basel
2002–2009Basel
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2008–2010Basel U-2150(6)
2010–Basel102(3)
2012–2013Grasshopper (Huazim)38(0)
Ekipi kombëtar
2008–2009Zvicra U1714(0)
2009–2010Zvicra U186(0)
2009–2010Zvicra U199(0)
2010–2011Zvicra U208(0)
2011–2013Zvicra U214(0)
2014–Shqipëria18[1](0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 6 dhjetor 2014.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 11 tetor 2014

Taulant Xhaka (lindur më 28 Mars 1991Basel) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin zviceran BaselSuperligën Zvicerane dhe me kombëtaren shqiptare si mesfushor.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Taulanti e nisi karrierën e tij ne moshën 6-vjeçare te FC Concordianë vitin 2000 deri në vitin 2002. Pozicioni i tij në fushë është mbrojtës si dhe mesfushor. Ai shkëlqeu me këtë skuader duke u transferuar tek të rinjt e Baselit dhe nga viti 2008 u be antar i rregullt i ekipit U-21 për 2 vjet në Ligën e parë zviceriane.Në fillim të sezonit 2010-2011 Taulanti u zhvendos tek skuadra e ekipit te parë të FC Baselit.Ai bëri debutimin e tij të parë me Baselin më 19 shtator 2010 në fitoren 5-0 te Baselit kundër FC Mendrisio-Stabio në kupën e Zvicres.Ndërsa debutimin e tij te parë në Super League e beri me 27 shkurt 2011 ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 kundër FC Luzern.Në fund të sezonit 2010-2011 Taulant Xhaka fitoi titullin e Super League Championship me FC Basel.Në debutimin e tij në Champions League Taulanti hyri si zëvëndesues më 27 shtator 2011 ku ekipi i tij Basel barazoi me rezultatin 3-3 kundër Manchester United.Më 18 janar 2012 u njoftua se Xhaka do te jetë i huazuar tek skuadra e Grasshopers për të fituar më shumë përvojë në ekipin e parë.Pas një viti e gjysëm u rikthye sërish tek Basel.Taulanti fitoi titujt kampion të super liges zviceriane në sezonet 2010-2011,2013-2014 me FC Basel dhe sezonin 2012-2013 me Grasshopers.Ai gjithashtu fitoi Uhren cup në vitet 2011,2013 me FC Basel dhe Kupën zviceriane në sezonin 2012-2013 me Grasshopers.Aktualisht Taulanti me ekipin e tij Basel ndodhen në krye të renditjes së super ligës zviceriane dhe ekipi i tij ka arritur te kalojë fazën e grupeve të champions league ku ishte i shortuar me ekipe si:Real Madrit,Liverpul apo edhe me modestet e Ludogores.Pas kësaj faze ku Taulanti ishte ndër me të mirët, uefa e shpalli një ndër pesë talentet e Champions League.Pas një viti të sukseshëm me skuadren e Baselit,Taulant Xhaka ishte në formacionin më të mirë të vitit 2014 në Super Ligën Zviceriane.

Kombëtarja Shqipëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u aktivizua me të gjithë grupmoshat e kombëtares zviceriane,

Mediat raportuan se në maj 2013 Taulant Xhaka do të mirëpres një thirrje nga kombëtarja e Shqipërise.Këtë lajm Taulanti e konfirmoi në një intervistë ku tha se zgjedhja e tij ishte definitive,ai do luante për kombëtaren e Shqipërise.Me 18 dhjetor 2013 Xhaka mori shtetësine Shqipëtare dhe do të ishte në gjendje për të luajtur me Shqipërine por përpara kësaj duhet të merrte leje nga Fifa.Thirrjen e parë nga tranjeri Gianni De Biasi ,Taulanti e mori me 5 mars 2014 per një ndeshje miqësore kundër Maltës por për shkak të një dëmtimi u zëvendësua nga Renato Arapi.Taulant Xhaka e mori thirrjen e dytë për një treshe miqësore kundër Rumanisë,Hungarisë dhe San Marinos respektivisht me 31 maj,4 dhe 8 qershor.Disa ditë më vone ai deklaroi se u tërhoq për shkak të një demtimi. Me 25 qershor Xhaka u pranua nga Fifa per të luajtur për Shqipërine edhe në ndeshjet zyrtare ndërkomtare.Thirrjen e tretë Taulanti e mori për ndeshjen kundër Portugalisë me 7 shtator 2014 e vlefshme për fillimin e Uefa] Euro 2016 kualifikuese.Ai bëri debutimin e tij po në atë ndeshje duke luajtur përplote 90 minuta e ku Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 kundër Portugalisë.Ai bëri një përformancë të mirë në debutimin e tij të parë dhe u perfshi në 11-shen më të mirë nga ndeshjet e raundit të parë të Uefa Euro 2016 kualifikuese.Në ndeshjen e rradhës të Shqipërisë  Xhaka sërish luajti si titullar në ndeshjen kundër Danimarkës në Elbasan arena me 11 tetor 2014 ku Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1.Me 14 tetor 2014 ishte ndeshja kundër Serbisë ku Xhaka ishte sërish si titullar.Kjo ndeshje u ndërpre për shkak të hedhjes së fishekëzjarreve nga tifozët serb në fushë dhe kjo situa të degradoi me keq kur një banderolë me simbolet kombVtare tV Shqipërisë zbriti në fushë. Lojtari serb Mitroviq e tërhoqi për ta grisur kur në atë moment Taulant Xhaka bashkëme shokun e tij të skuadrës Andi Lila vrapuan për ta mbrojtur,e ku tifozët serbë hynë në fushë duke goditur lojtarët shqiptarë.Ajo ndeshje nuk rinisi më dhe vendimin për të do ta jepte UEFA.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Taulant Xhaka vjen nga një familje patriotike nga Prishtina e Kosovës e ku për shkak të luftës me Serbinë u desh të emigronin në Zvicër ku edhe sot jeton me familjen e tij.Babai i tij njëkohesisht dhe menaxheri i tij Ragip Xhaka  thotë që është shumë krenar që djemtë e tij kanë arritur të bëhen atë që ai aq shumë dëshironte gjithmonë.Vellai i tij Granit Xhaka që gjithashtu është një futbollist profesionist që luan me skuadrën gjermane dhe ndryshe nga vëllai i tij ai luan për kombëtaren zviceriane.Taulanti shkollën e tij e kreu në Basel të Zvicrës në shkollën “Vollta Shule Haus” per 12 vite dhe më pas 2 vite ishte në shkollën e sportit .

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ (3 ndeshje – Xhaka ka luajtur një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Serbisë më 14 tetor 2014 në Beograd, një ndeshje e cila u ndërpre në minutën e 42 për shkak të incidenteve që ndodhën në fushë. Serbia i'u dhurua fitorja 3–0 por i'u hoqën 3 pikë.)