Shko te përmbajtja

Granit Xhaka

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Granit Xhaka
Xhaka me Arsenalin në vitin 2018
Informacioni personal
Emri i plotë Granit Xhaka
Data e lindjes 27 shtator 1992 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Basel, Zvicër
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Bayer Leverkusen
Numri 34
Karriera me të rinjtë
2000–2002 Concordia Basel
2002–2010 Basel
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2010 FC Basel U21 37 (11)
2010–2012 Basel 44 (2)
2012–2016 Borussia Mönchengladbach 108 (6)
2016–2023 Arsenal 225 (17)
2023–2025 Bayer Leverkusen 66 (5)
2025– Sunderland 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009 Zvicra U17 14 (0)
2009–2010 Zvicra U18 14 (3)
2010–2011 Zvicra U19 10 (3)
2010–2011 Zvicra U21 5 (0)
2011– Zvicra 137 (14)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 11 maj 2025
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 27 mars 2024

Granit Xhaka (lindur më 27 shtator 1992) është një futbollist profesionist zviceran me prejardhje shqiptare, i cili luan si mesfushor për klubin anglez Sunderland dhe kombëtaren zvicerane.

Xhaka e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit të lindjes Basel, duke fituar Super Ligën Zvicerane në dy sezone. Në vitin 2012, ai u transferua në Gjermani te Borussia Mönchengladbach, klub me të cilin fitoi reputacionin e të qënit një lider por u kritikua edhe për temperamentin. Ai u bë kapiten në vitin 2015 dhe udhëhoqi ekipin në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve në dy sezone rresht.

Në vitin 2016, Xhaka firmosi me ArsenalinPremier Ligë për 30 milion £, me të cilin fitoi dy herë Kupën FA si dhe shërbeu si kapiten për një kohë të shkurtër. Pas shtatë viteve në Angli, ai u rikthye në Gjermani te Bayer Leverkusen në vitin 2023, duke fituar klubin të fitonte kampionatin e parë në histori në sezonin e tij të parë.

Në nivelin ndërkombëtar, Xhaka ishte pjesë e ekipit nën-17 që fitoi Kupën e Botës në vitin 2009. Dy vite më pas, ai debutoi me ekipin e parë dhe është aktualisht lojtari me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar, me 123. Ai ka përfaqësuar Zvicrën në tre edicione të FIFA Kupës së Botës (2014, 2018 dhe 2022) dhe tre edicione të UEFA Kampionatit Evropian (2016, 2020 dhe 2024).

Xhaka ka lindur në Basel, Zvicër nga prindër me origjinë shqiptare nga Kosova. Ai është vëllai më i vogël i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Basel dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre u zhvendos nga Kosova Podujevë në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin.

Në vitin 2017, Granit Xhaka është martuar me Leonita Lekajn.

Karriera nëpër klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy vëllezërit Xhaka e filluan karrierën e tyre futbollistike me Concordia Basel. Ne 2002 ai u transferua tek Basel ku luajti me skuadrën e të rinjve deri ne 2008. Me pas ai kaloi tek Basel U21 ku luajti deri ne vitin 2010, për tu transferuar tek skuadra e parë e Basel.

Kur Granit Xhaka fillimisht u transferua tek Basel trajneri i asaj kohe Thorsten Fink u shpreh se ai ishte talenti më i madh që kishte pasur ndonjëherë me Basel edhe më i mirë se futbollisti zviceran po me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri. Ai bëri paraqitjen e parë me skuadrën e Basel ne raundin e tretë të 2010–11 UEFA Champions League kundër skuadrës Debreceni VSC ne Szusza Ferenc Stadium duke shënuar dhe golin e dyte për skuadrën e tij ne përfundim te ndeshjes. Ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 5-1 kundër FC Thun ne 15 maj 2011. Ne përfundim Xhaka me Basel fitoi titullin kampion Super League Championship madje fitoi dhe kupën Swiss Cup.

Borussia Mönchengladbach

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 maj 2012, Xhaka u transferua ne Gjermani tek klubi i tij me i ri Borussia Mönchengladbach për një shifër prej €8.5 milion.

Më 25 maj 2016, Arsenali siguroi shërbimet e Xhakës nga Borussia Mönchengladbach për një shifër rreth 30–35 milion £.[2] Xhaka u ble nga Arsenali pasi klubi londez sipas raportimeve hoqi dorë nga transferimi i francezit N'Golo Kanté pasi bonusi i agjentëve të lojtarit ishte 10 milion £.[3] Xhaka debutoi me Arsenalin si zëvëndësues në fitoren 2–1 në ndeshjen miqësore kundër MLS All-Stars.[4]

Xhaka bëri debutimin e tij zyrtar në humbjen 4–3 kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të Premier Ligës 2016–17, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 65të në vend të Mohamed Elneny.[5] Goli i tij i parë me klubin, një gjuajte nga 25 metra distancë, erdhi më 17 shtator në suksesin 4–1 kundër Hull Cityt.[6]

Më 6 korrik 2023, Xhaka u transferua te Bayer Leverkusen për 25 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[7] Ai debutoi më 12 gusht duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren rekord 8–0 kundër Teutonia Ottensen në kupë.[8] Më 23 shkurt 2024, ai shënoi golin e parë me ekipin në suksesin 2–1 kundër Mainz 05 në kampionat.[9]

Më 14 prill, Xhaka shënoi një nga golat e fitores 5–0 kundër Werder Bremenit që i siguroi Leverkusenit titullin e parë të Bundesligës në histori.[10] Më 25 maj, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Kaiserslauternit në finalen e kupës, duke i dhuruar klubin trofeun e parë në histori; Leverkuseni fitoi dopietën (kampionat dhe kupë) pa pësuar asnjë humbje.[11]

Më 30 korrik 2025, Xhaka u rikthye në Angli duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me klubin e sapongjitur në Premier Ligë, Sunderland. Shuma e transferimit ishte 13 milion £ plus 4 milion të tjera në formë bonusesh.[12][13]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e tij me një skuadër internacionale filloi ne 2008 kur ai u bë pjesë e Zvicër U17.

Përpara se te luante me Zvicrën, Xhaka ka berë një kërkesë për të luajtur me Shqipërinë. Kjo kërkesë nuk është miratuar nga federata shqiptare e futbollit, një rast i përsëritur.

Ndeshja e parë internacionale që ai ka luajtur ishte në Wembley Stadium kundër Anglisë, në 4 qershor 2012. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin Angli 2-2 Zvicër.

Golat me Kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet dhe Golat me kombëtaren Zvicerane

#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
115 nëntor 2011Stade Josy Barthel, Luxembourg City, LuksemburgFlamuri Luksemburgu1–01–0Ndeshje Miqësore
215 gusht 2012Stadion Maksimir, Zagreb, KroaciFlamuri Kroacia1–04–2Ndeshje Miqësore
37 shtator 2012Stadion Stožice, Ljubljana, SlloveniFlamuri Sllovenia1–02–0Botërori 2014 – Kualifikueset
415 tetor 2013Stade de Suisse, Bern, ZvicërFlamuri Sllovenia1–01–0Botërori 2014 – Kualifikueset
Basel
Arsenal
Bayer Leverkusen
  1. "Granit Xhaka" (në anglisht). Arsenal F.C. Marrë më 13 janar 2022.
  2. "Arsenal will pay around £30m for Granit Xhaka, Sky Sports News HQ understands". Sky Sports (në anglisht). 22 maj 2016. Marrë më 25 maj 2016.
  3. James McNicholas (17 prill 2020). "Vardy, Mata, Tevez and more: The inside stories of Arsenal's failed signings". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2021.
  4. "MLS All-Stars 1–2 Arsenal – Report" (në anglisht). Arsenal F.C. 29 korrik 2016. Marrë më 30 korrik 2016.
  5. "FT: Arsenal 3–4 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 10 gusht 2016. Marrë më 24 shtator 2016.
  6. "Hull City 1–4 Arsenal" (në anglisht). BBC Sport. 17 shtator 2016. Marrë më 17 shtator 2016.
  7. "Granit Xhaka: Bayer Leverkusen sign Swiss midfielder from Arsenal for £21.4m" (në anglisht). BBC Sport. 6 korrik 2023. Marrë më 1 tetor 2023.
  8. "Teutonia 05 Ottensen 0–8 Bayer 04 Leverkusen" (në gjermanisht). Federata Gjermane e Futbollit. 12 gusht 2023.
  9. "Bayer Leverkusen 2–1 Mainz" (në anglisht). BBC Sport. 23 shkurt 2024. Marrë më 23 shkurt 2024.
  10. "Bayer Leverkusen win first Bundesliga title, ending Bayern Munich's reign". Al Jazeera (në anglisht). 14 prill 2024. Marrë më 16 prill 2024.
  11. "Kaiserslautern 0–1 Bayer Leverkusen" (në anglisht). BBC Sport. 25 maj 2024. Marrë më 25 maj 2024.
  12. "SAFC sign Granit Xhaka!" (në anglisht). Sunderland A.F.C. 30 korrik 2025. Marrë më 30 korrik 2025.
  13. Sean Kearns (30 korrik 2025). "Sunderland sign Bayer Leverkusen midfielder Xhaka" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 korrik 2025.