Menduh Thaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Menduh Thaçi (i lindur më 3 Mars 1965) në Tetovë, është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoni. I ri, kombëtarisht i formuar, i talentuar, i entuziazmuar nga vlerat demokratike liberale dhe i gatshëm për të hyrë energjikisht në jetën aktive politike, ai shumë shpejt nisi të japë kontributin e tij dhe t’i lërë gjurmët e veta në jetën politike në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë.

Menduh Thaçi
Menduh Thaçi 2014-01-02 02-15.jpg
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)
2007 – Prezent
Paraardhësi: Arbën Xhaferi
Të dhënat personale
Lindi më: 3 Mars 1965
Lindi në: Tetovë, ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut)
Kombësia: Shqiptar
Partia politike: Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)

Menduh Thaçi ka lindur në Tetovë dhe prindërit e tij ishin të dy nga Kosova, ai është i pesti nga gjashtë fëmijët. Ai ndoqi Shkollën fillore dhe të mesme në Tetovë dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës .

Ai është një politikan aktiv për 20 vjet. Ai filloi si nënkryetar i Partisë për prosperitetin demokratik të shqiptarëve (PDPA). Në 1997 u formua një bashkim midis Partisë për Prosperitetin Demokratik të Shqiptarëve (PDPA) dhe Partisë Demokratike Popullore (PDP).

Ai ishte nënkryetar deri në vitin 2006, në atë kohë u zgjodh Kryetar i Partisë, pasi Arbën Xhaferi dha dorëheqjen.

Që nga korriku 2012, sëbashku me nënkryetarin e BDI-së Xhevat Ademi, presidentin e "Demokracisë së Re" Kastriot Haxhirexha dhe shtatë figura të tjera politike shqiptare të Maqedonisë u futën në listën e zezë nga SHBA-ja për përfshirje në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z.Menduh Thaçi, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi, apo të një grupi t’i përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z.Thaçin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi. Kjo u pa qartë edhe gjatë qeverisjes së dytë të përbashkët ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së 2006–2008. Gjatë tërë kohës, PDSH-ja e udhëhequr nga Menduh Thaçi, demonstronte statusin e subjektit të barabartë, mëvetësinë politike dhe papajtueshmërinë me disa vendime të qeverisë lidhur me proceset integruese. Ai ka gjasa të arrijë që, duke mbrojtur integritetin, dinjitetin, krenarinë e vet, t’i mbrojë këto vlera edhe në planin kombëtar.

Profili politik i kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z. Menduh Thaci, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi apo të një grupi ti përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z. Thacin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi )

Në politikë, si në asnjë veprimtari tjetër shoqërore ndërthuret subjektivja me objektiven, vecoria e personalitetit me realitetin shoqëror, kapacitetet individuale me kontekstin historik. Ekziston një garë e heshtur se cili nga këta faktorë do ta imponojë vulën e vet: personaliteti kohës apo anasjelltas, koha personalitetit. Kjo garë zhvillohet në cdo nivel të angazhimit politik. Të parët shquhen me energji, me ngulm, me motivim të fuqishëm, por edhe të rrezikshëm për ndryshim të realitetit, ndërkaq të dytët me pragmatizëm, me realizëm që shpeshherë është mbulesë për oportunizëm, për akomodim në realitetin ekzistues për ruajtjen e gjendjes së trashëguar. Menduh Thaci, kryetari aktual i PDSH-së gjithsesi i takon kategorisë së parë të politikanëve.