Jump to content

Çajlana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çajlanë
Чајлане
Fshat

Çajlanë, (maqedonisht: Чајлане/Čajlane) ёshtё fshat nё komunën e Sarajit, Maqedoni.

Etimologjia e emrit të fshatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky toponim në hartën e maqedonisë është shënuar me emrin Çajlane. Shtrihet në jug të Dërvendit, 14 km larg Shkupit. Në vitin 1994 numëronte 531 banorë shqiptarë. Gjatë pushtimit Osman qe pjesë e qarkut të Dërvendit të Tetovës (Bogazit), bashkë me katundet Raoviç, Semenishtë e Paniçar. Në TD 316 është shkruar fjala Çajles. Gjuhëtari Gjerman G. Meyeri shkruan se të parët e Çajlanës kanë qenë bujq të vyeshëm. Për rrënjën e fjalës “Çajlanë” Meyeri totë se fjala Çaj(ë)e ka kuptimin hap, punoj tokën me parmendë. Gjuhëtari Mlladenov për të thotë: toponimin Çajle nuk e ka hasur në terren, por Çajlana shkruhet në hartën ushtarake të Maqedonisë. Kurse sipas gjuhëtarit F.Rapaj fjala Çalan gjallon në të folmet e Vlorës.