Shko te përmbajtja

Sullara e Epërme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sullarë e Epërme
Горно Свиларе
Fshat
Map
Popullsia
  Total
712

Sullarë e Epërme, (maqedonisht: Горно Свиларе/Gorno Svilare

Sullara e Epërme (Gorno Svilare)

Sullara e Epërme (maqedonisht: Горно Свиларе) është një fshat në komunën e Sarajit, në Maqedoninë e Veriut. Ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Shkupit, në një zonë kodrinore malore, përballë Malit të Zhedenit dhe përreth është e rrethuar me pyje dhe natyrë të pasur.


Gjeografia dhe vendndodhja

Fshati shtrihet në një pozitë strategjike malore dhe ofron pamje të bukura të vargmaleve përreth. Në veri-perëndim të fshatit ndodhet një formacion shkëmbor natyror i njohur nga vendasit si Kepi i Shqipës dhe Kepi Keq. Zona përreth fshatit është e pasur me kullota, pyje me dushk dhe livadhe malore, të përdorura tradicionalisht nga banorët për bagëti dhe mbledhje bimësh mjekësore.


Popullsia

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar në vitin 2002, Sullara e Epërme kishte gjithsej 712 banorë, prej të cilëve 711 ishin shqiptarë dhe 1 tjetër.


Arsimi

Në fshat gjendet shkolla fillore “Bedri Tairi”, e cila ofron mësim për klasat e ciklit të ulët për nxënësit e Sullarës së Epërme dhe fshatrave përreth. Shkolla është një pikë kyçe për edukimin fillestar dhe për zhvillimin arsimor të brezave të rinj.


Natyra dhe biodiversiteti

Zona malore përreth fshatit është pjesë e ekosistemit të pasur të Sharrit Lindor. Në pyjet përreth hasen kafshë të tilla si:

  • Dhelpra
  • Lepuri i egër
  • Gici i egër
  • Korba, skifteri, bufa
  • Zvarranikë si hardhuca dhe gjarpër jo të rrezikshëm

Kepi i Shqipës është gjithashtu një vend i njohur për vëzhgimin e shpendëve dhe ka potencial për zhvillim turistik ekologjik.


Sporti dhe rekreacioni

Në Sullarë të Epërme mungon një fushë funksionale për aktivitete sportive dhe rekreative. Në të kaluarën është nisur një projekt për ndërtimin e një fushe sporti, por ai ka mbetur i papërfunduar dhe i braktisur, duke krijuar shqetësim të madh në komunitet. Të rinjtë shpeshherë detyrohen të luajnë në kushte të papërshtatshme ose të largohen në fshatra të tjerë për të ushtruar sport.

Banorët e fshatit kanë kërkuar në mënyrë të qetë dhe të vazhdueshme që ky projekt të përfundohet, duke e cilësuar si një nevojë urgjente për të mirën e komunitetit dhe brezave të rinj.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002 fshati kishte 712 banorë nga të cilët 711 ishin Shqiptarë dhe 1 tjetër.