Saraji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Saraj
Сарај
Qytezë
Administrimi
Shteti Flamuri Republika e Maqedonisë
Rajoni Shkup
Komuna Saraj
Prefiksi +389
Popullsia 5.232 banorë (2002)
Faqja Zyrtare [1]

Saraj, (maqedonisht: Сарај/Saraj) ёshtё qytezë nё komunën e Sarajit, Maqedoni.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e Gjorçe Petrovit (lindje), Jegunovcë dhe Zhelinë (perëndim), Sopisht dhe Karposh (juglindje). Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – 1369 m. Pika më e ulët është f. Krushopek – 276 m lartësi mbidetare.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1994, Saraj numëronte 5.000 banorë dhe ështe vendbanimi më i madh për nga numri i popullsisë në krahinën e Dërvendit, Komuna e Sarajit ka 35.804 banorë. Në vitin 2002, në 1 km2 jetojnë 158 banorë me këtë strukturë nacionale : Numri i banorëve: 35.804 Shqiptarë 91.53% Maqedonas 3.89% Boshnjakë 3.16% Romë 0.77% Turq 0.13% Serbë 0.05% Të tjerë 0.47


Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Saraj - Zanafilla e pushtetit lokal në Saraj dhe rrethinë

Forma e organizimit administrativ në Saraj dhe rrethinë daton që nga koha e Perandorisë Osmane. Në bazë të dokumenteve që dalin nga udhëpërshkrimi i Evlija Celebisë , formë e organizimit administrativ ka qenë Sanxhaku . Hysein Shahu, ndërtuesi i Xhamisë së vjetër (1553), është Sanxhak beu i parë, që njihet si kryerës i detyrave të nivelit më të lartë të pushtetit Osman .

Gjatë sundimit të Mbretërisë Jugosllave , forma të Pushtetit Lokal kanë qenë Komunat .Të tilla isha Komuna e Shishovës dhe Komuna e Çajlanës.Formë e organizimt të pushtetit Lokal në periudhën e ish Jugosllavisë deri më vitin 1996 ka qenë Komuna e Karposhit dhe në një periudhë të shkurtër territori ka qenë nën administrimin Lokal të Komunës së Gjorce Petrovit. Organet e pushtetit Lokal ishin Bashkësitë Lokale.

Komuna e Sarajit dhe Komuna e Kondovës u themeluan me Ligjin për pushtetin Lokal në vitin 1996 në përputhshmëri me Ligjin për Organizimin territorial të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë ( Gazeta Zyrtare e R.M.nr.55/04, neni 10 ).Komuna e Sarajit sëbashku me ish Komunën e Kondovës paraqesin njësi të re të pushtetit Lokal në kuadër të Qytetit të Shkupit si njëra nga 10 ( dhjetë ) Komunat e Qytetit

Komuna e Sarajit ne pajtim me Ligjin e ri përfshin një territor prej 241 km2 dhe numëron 35751 banorë. Kryesisht jeton popullatë shqiptare, por jetojnë edhe maqedonasit, boshnjakët, romët dhe të tjerët me numër të pacaktuar.

Vendbanimet e Komunes se Sarajit janë : Arnaqija e Epërme, Arnaqija e Poshtme, Bojana, Bukoviqi, Vorca, Gllumova, Gërçeci, Sullare e Sipërme, Sullare e Poshtme, Radusha, Xeherorja Radushë, Rashçja, Kopanica, Krushopeku, Kondova, Semenishti, Saraji, Lubini i Poshtëm, Lubin i Sipërm, Çajlana, Panicari, Raoviqi, Matka e Sipërme, Matka e Poshtme, Shishova, Llaskarca dhe Lloka.

Territori i Komunës është kodrinoro – malor me mundësi për zhvillimin e turizmit ditor, ekomomisë së vogël, artizanateve, bujqësisë, blegtorisë, xehtarisë dhe veprimtarive tjera përpunuese.

Shenjat njohëse të Komunës së sarajit janë: Xhamia e vjetër Husein Shah në qendër të Sarajit, Manastiri Shën Maria - Zonja e Bekueme, Qendra Rekreative Saraj, Liqeni Treska, Kanjoni i Matkës dhe Korridori 8 .

Saraji gjendet në lindje të Dërvendit, bashkë me lagjen fqinjë Gjorgje Petrov. Në vitin 1994 numëronte 5.000 banorë dhe ështe fshati më i madh për nga numri i popullsisë në rrethinën e Dërvendit. Fshati është me popullatë multinacionale. Sipas një shënimi gazetaresk “emri i tij vjen nga fjala Seray, pronë ose obor i Pashës(pushimore). Sesa i vjetër është si ojkonim dëshmon xhamija e fshatit që është ndërtuar më 1480 nga pronarja e quajtur Hisnishah. Në oborrin e sa ka pasur një han (sot i asgjësuar). Tani pranë saj ekziston vetëm një teqe (teqe të tilla ka pasur në shekullin XVII). Një gojëdhënë dervenase flet se gati gjysma e sipërfaqes së fshatit kishte qenë tokë e papunuar në kohën osmane dhe kishte qenë tokë moçalike e njëfarë Hamit Qehaja, i cili këtë sipërfaqe e kishte shfrytëzuar vetëm si kullotë dhensh e kafshësh tjera të imëta. Po në sinorin e tij kanë ekzistuar ”Varret e Krushve”(varret e krushqëve), që sipas rregullave kanunore duhet të kishin qenë varre të moçme të kohës së Dugagjinasve, sepse vetëm atëherë kishte qenë e ndaluar që krushqit të takohen në një rrugë. Në aspektin gjeodezik, ka një siperfaqe 16.787 hektarësh. Sa i përket popullatës shqiptare, pjesa dërmuese janë dërvensa dhe shumica e lagjeveve mbajnë emrat e mëparshëm prej nga kanë ardhur. Pas Çlirimit, gjer në vitin 1980, këtu gravituan në mënyre masive dërvenasit dhe tani këtu ka nga të gjitha fshatrat, me përjashtim fshatit Kondovë. Këtu ka edhe shqiptarë nga Kosova (rrethi i Prizrenit) e nga rrethina lindore e Shkupit. Pra fjala Saraj do të thotë ndërtesa madhështore (pallat) ose vjen na persishtja Saray-oborr, e turqisht Seray (pallat).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njerëz të shquar nga Saraji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]