Gjeografia e Greqisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


redaktoni hartën


Greqia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, me dalje në detin Egje dhe detin Mesdhe, në mes të Shqipërisë dhe Turqisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,140 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Greqisë është 13,676 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 1,228 km që e ndajnë atë nga Bullgaria (494 km), Turqia (206 km), Shqipëria (282 km) dhe Republika e Maqedonisë (246 km)

Klima e Greqisë është e butë me dimër të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.

Pjesa më e madhe e relievit është male dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ultë e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,917 metrave në maje të maleve të Olimpit (ang.:Olympus).

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: ligniti, derivate të naftës, hekuri, boksiti, zinku, nikeli, magneziti, kripa si dhe prurja e ujit e mirë për energji.