Gjeografia e Lihtenshtajnit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
A U S T R I A
Z V I C R A
Esheni
redaktoni hartën


Lihtenshtajni ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në mes të Austrisë dhe Zvicrës. Sipërfaqja e përgjithshme e Lihtenshtajnit është 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, përndryshe është vend kontinental dhe nuk ka dalje në ujra.

Vija kufitare e Lihtenshtajnit është 76 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km).

Klima e Lihtenshtajnit është klimë kontinentale e ftohtë, me dimër të vranët e me reshje bore e shiu, me verë të vranët e të lagësht.

Pjesa më e madhe e relievit është terren me bjeshkë (Alpet) përreth luginave të lumenjve . Pika më e ultë e relievit gjendet në vendin e quajtur Rugeler Rit (ang.:Ruggeller Riet) (430m, në pjesën veriore) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,599 metrave në vendin e quajtur maja e hirtë (ang.:Grauspitz) në pjesën jugore të vendit në kufi me Zvicrën.

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.