Gjeografia e Polonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
000 Polonia harta.PNG
LITUANIA
GJ.
ÇEKIA
RUSIA
SLLOVALIA
BJE.
UKRAINA
ITALIA
redaktoni hartën

Polonia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në lindje të Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Kalingradi (Rusia) (206 km), Lituania (91 km), Bjellorusia (407 km), Ukraina (526 km), Sllovakia (444 km), Çekia (658 km) dhe Gjermania (456 km).

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Polska średnia temperatura.png

Klima e Polonisë është mesatare dhe duke shkuar kah lindja kalon në atë kontinentale. Verërat janë të nxehta mesatare me temperatura mesatare nga 16 dhe 19 C ndërsa dimrat janë të ftohët me temperature mesatare 0C e në lindje -5 gradë C. Të reshura ka gjatë gith dimrit , të cilat në lindje dimrat janë të thatë se sa vërërat.

Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poland-hipsometric map.jpg

Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elb në vendin e quajtur Raçki ( -2m; pol.: Raczki Elbląskie) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, bakri, gazi natyrorë, argjendi, plumbi, kripa qelibari si dhe toka e punueshme.

Hidrografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Polska hydrografia2.jpg

Lumenj:

  • Wisła - 1047 km
  • Odra - 854 km (742 km në Poloni)
  • Bug - 772 km (587 km në Poloni)
  • Warta - 762 km
  • Narew - 484 km (448 km në Poloni)
  • Noteć - 480 km
  • San - 443 km

Liqenet: