Qymyri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Qymyri
Një shembull nga struktura kimike e qymyrit.

Qymyri është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se qymyri është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmuan procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u lirua hidrogjeni dhe oksigjeni si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri.

Qymyri është lëndë djegëse me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafeje, përbëhet kryesisht nga karbonit dhe sasia e nxehtësisë që lirohet gjatë djegies qymyri klasifikohet në katër lloje : linjiti, subitimunizoz, butiminoz dhe antracit.

Qymyri natyror[redakto | redakto tekstin burimor]

Është qymyr me moshë të re, te i cili vërehet struktura të drurit nga i cili është formuar. Ky përmban 25-35% karbon, digjet shpejtë, përdoret si lëndë djegëse në termocentrale, për prodhimin e avullit për të vënë në lëvizje turbinat e gjeneratorëve, për prodhimin e energjisë elektrike. Kosova është shumë e pasur me linjit.

Qymyri subbituminozë[redakto | redakto tekstin burimor]

Qymyri subbituminozë ose qymyri i murrmë është cilësor se linjiti, sepse përmban 35-45% karbon dhe liron sasi të mëdha të nxehtësisë.

Antraciti[redakto | redakto tekstin burimor]

Antraciti ka përmbajtje më të madhe të karbonit 86-97%. Përdoret për prodhimin e energjisë për ngrohje dhe prodhimin e produkteve të ndryshme kimike. Qymyret artificiale janë: koksi, qymyri i drurit, qymyri aktiv etj.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]