Gjeografia e Andorrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Andorra harta.png

Andora ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropës në rrafshnaltën e Pirenejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit. Sipërfaqja e përgjithshme e Andorës është 468 km2 dhe shtrihet rreth koordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.

Andora është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andora të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.

Klima është kontinentale, për shkak të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperaturat bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.

Relievi i Andorrës është malor. Pika më e ulët është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.

Ndër pasuritë natyrore të Andorës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pylltaria - pyjet me drurë të cilësisë të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullotave malore.

Qafa Pas de la case