Shko te përmbajtja

Lúcio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lúcio
Lúcio (2013)
Informacioni personal
Emri i plotë Lucimar Ferreira da Silva
Data e lindjes 8 maj 1978 (48 vjeç)
Vendi i lindjes Planaltina, Brazil
Gjatësia 1.88 m (6 ft 2 in)
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1995–1997 Planaltina EC[1]
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1997 Guará 0 (0)
1997–2000 Internacional 49 (5)
2001–2004 Bayer Leverkusen 92 (15)
2003 Bayer Leverkusen II 1 (0)
2004–2009 Bayern München 144 (7)
2009–2012 Internazionale 96 (3)
2012 Juventus 1 (0)
2013 São Paulo 10 (1)
2014–2015 Palmeiras 25 (2)
2015–2016 FC Goa 19 (0)
2018 Gama 0 (0)
2018–2019 Brasiliense 17 (1)
Gjithsej 454 (34)
Karriera ndërkombëtare
2000–2011 Brazil 105 (4)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 16 maj 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16 maj 2013

Lucimar Ferreira da Silva (lindur më 8 maj 1978), njohur zakonisht si Lúcio, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili ka luajtur si qëndër-mbrojtës.

Lúcio nisi karrierën e tij si profesionist te Internacional në vitin 1997. Pas tre sezoneve në Brazil, ai kaloi te Bayer Leverkusen, ku në sezonin 2001–02 luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit; ai shënoi në finale, por ekipi i tij u mposht 2–1. Në vitin 2004, ai mbërriti te Bayern München, duke fituar tre kupa dhe tre kampionate. Në përfundim të sezonit 2008–09, trajneri Louis van Gaal i komunikoi se nuk kishte më vënd për të në ekip, duke bërë që Lúcio të firmoste me InterinSerie A. Ai ishte protagonist në sezonin e parë në Itali, duke ndihmuar klubin të arrinte një tripletë historike; ai ndihmoi Interin të fitonte Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 45 vitesh, duke mposhtur në finale ish klubin e tij Bayern.

Në verën e vitit 2012, Lúcio firmosi me klubin rival të zikaltërve, Juventus. Qëndrimi i tij me klubin torinez zgjati disa muaj. Në janar 2013, ai u rikthye në vendlindje duke firmosur me São Paulon. Në vitin 2014, ai u transferua te Palmeiras, kurse një vit më pas luajti me FC Goa në Indi. Lúcio u tërhoq nga futbolli në janar 2020 pas dy përvojave të shkurtra te Gama dhe Brasiliense.[2]

Lúcio debutoi me kombëtaren braziliane në vitin 2000 dhe dy vite më pas ishte titullar në ekipin që fitoi Kupën e Botës 2002. Tre vite më pas, ai fitoi edhe Kupën e Konfederatave, një sukses të cilin e përsëriti në vitin 2009, duke shënuar gol në finalen e luajtur kundër Shteteve të Bashkuara. Pas tërheqjes së Kakás, ai ishte lojtari i vetëm aktiv nga ekipi fitues i Kupës së Botës 2002. Gjithsej, Lúcio luajti 105 ndeshje me Brazilin dhe shënoi pesë gola. Ai gjithashtu ishte kapiten në periudhën 2006–11.

  1. "São Paulo acerta com Lúcio por duas temporadas" (në portugalisht). São Paulo. 18 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2012. Marrë më 18 dhjetor 2012.
  2. "Brazilian Defender, World Cup Winner Lucio Retires at 41" [Mbrojtësi brazilian, fituesi i Kupës së Botës Lucio tërhiqet në moshën 41 vjeç] (në anglisht). Sports Illustrated. 29 janar 2020. Marrë më 14 prill 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]