Ezequiel Lavezzi
|
Lavezzi duke luajtur për Argjentinën në vitin 2011. | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Ezequiel Iván Lavezzi | ||
| Data e lindjes | 3 maj 1985 (40 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Villa Gobernador Gálvez, Argentina | ||
| Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in) | ||
| Pozicioni(et) | Sulmues | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1995–2003 | Rosario Central | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2003–2004 | Estudiantes | 39 | (17) |
| 2004–2007 | San Lorenzo | 84 | (25) |
| 2007–2012 | Napoli | 156 | (38) |
| 2012–2016 | Paris Saint-Germain | 107 | (22) |
| 2016–2019 | Hebei China Fortune | 74 | (35) |
| Gjithsej | 460 | (137) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2005 | Argjentina U20 | 7 | (5) |
| 2008 | Argjentina U23 | 10 | (6) |
| 2007–2016 | Argjentina | 51 | (9) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Ezequiel Ivan Lavezzi (lindur më 3 maj 1985) është një ish futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues. Gjatë karrierës së tij, Lavezzi u dallua për shpejtësinë, krijueshmërinë, teknikën dhe driblimet; edhe pse luante parësisht si anësor, gjatë karrierës ai është aktivizuar si mesfushor-sulmues dhe sulmues i dytë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Napoli pati një rikthimit të shpejtë në Serie A, pasi ata e përfunduan sezonin në vendin e dytë në Serie B. Klubi dëshironte blerje të mëdha pas ngjitjes në ligën më të lartë të futbollit italian, kështu që ata firmosën me argjentinasin Lavezzi më 5 korrik 2007, me këtë të fundit që firmosi një kontratë 5 vjeçare.[1]. Transferimi u krye për 6 milion € dhe Lavezzi u prezantua në prani të tifozëve me fanellën me numrin shtatë.
Ai bëri debutimin e tij me Napolin më 15 gusht 2007 kundër Cesenës në Kupën e Italisë [2]. Vetëm 3 ditë më vonë, Lavezzi dhuroi një impakt të madhë duke shënuar një hat-trick në fitoren 3–1 kundër Pisës në Stadio San Paolo po në Kupën e Italisë; ky ishte një rekord i vendosur nga Lavezzi pasi u bë lojtari i parë i Napolit që shënon hat-trick pas 14 vitesh [3]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ezequiel Lavezzi al Napoli". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 7 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2007. Marrë më 19 gusht 2010.
- ↑ "Napoli-Cesena 4-0: in gol Calaiò, Hamsik, De Zerbi e Domizzi". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 15 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2015. Marrë më 19 gusht 2010.
- ↑ "Napoli-Pisa 3-1, azzurri qualificati". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 18 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2009. Marrë më 19 gusht 2010.